
Belgjika ka fituar me një përmbysje spektakolare në Seattle përballë Senegalit, me rezultatin 3-2 pas më shumë se 130 minutash lojë, me një penallti në frymën e fundit.
Skuadra afrikane ishte superiore për pjesën më të madhe të takimit dhe dukej me një këmbë në çerekfinale.
Diarra hapi serinë e golave në minutën e 25-të, ndërsa Ismaila Sarr dyfishoi epërsinë menjëherë në fillim të pjesës së dytë. Senegali krijoi raste të shumta, goditi edhe dy herë shtyllën dhe dominoi ndaj një Belgjike që nuk gjente asnjë zgjidhje.
Trajneri Rudi Garcia reagoi me zëvendësime, duke futur Romelu Lukakun në fushë, një lëvizje që ndryshoi rrjedhën e sfidës. Sulmuesi belg shënoi golin e parë në minutën e 86-të, duke rikthyer shpresat për ekipin e tij.
Vetëm pak minuta më vonë, portieri Mory Diaw gaboi në një dalje nga porta dhe Youri Tielemans përfitoi për të barazuar rezultatin në 2:2, duke dërguar sfidën në vazhdime.
Edhe pse Senegali luftoi deri në fund, goditjen vendimtare e dha sërish Tielemans. Mesfushori belg fitoi një penallti në minutën e 125-të dhe më pas e shndërroi vetë në gol, vetëm pak sekonda para se ndeshja të shkonte te gjuajtjet nga pika e bardhë.
Me këtë sukses dramatik, Belgjika siguron një vend në 1/8-at, ku do të përballet me fituesin e sfidës mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bosnje e Hercegovinës.
Pavarësisht kualifikimit, paraqitja e Belgjikës la shumë pikëpyetje. Ekipi vuajti gjatë gjithë ndeshjes, pati mungesë idesh në lojë dhe u shpëtua vetëm nga karakteri dhe eksperienca e lojtarëve kryesorë në momentet vendimtare. Në anën tjetër, Senegali largohet me kokën lart pas një paraqitjeje të madhe, por me zhgënjimin e një eliminimi që erdhi kur kualifikimi dukej i sigurt.
Lukaku 86′, Tielemans 89′, (P) 120+5′ / Diarra 24′, Sarr 51′
120+12′ Mbyllet sfida me fitoren 3-2 të Belgjikës!
Artikuj te sugjeruar
SPORT
1 Korrik23:12
Pas 60 vitesh, Anglia bën atë që nuk e kishte arritur kurrë më parë në Botëror
Anglia siguroi një fitore me përmbysje 2-1 ndaj Republikës Demokratike të Kongos në fazën e 1/16 së finales të Kupë...
SPORT
1 Korrik20:51
Dopieta ndaj Kongos e ngjit mes rekordmenëve, Herri Kejn kalon Pele dhe prek kuotën mitike “100”
Herri Kejn ishte protagonisti absolut në sfidën mes Anglisë dhe Kongos, të zhvilluar në Atlanta, duke realizuar një dopietë q...
SPORT
1 Korrik19:39
“Prehu në paqe”, Mançester Junajtid bën gafën epike pas eliminimit të lojtarit të tyre nga Kupa e Botës
Bregu i Fildishtë u eliminua një natë më parë nga Norvegjia në raundin e 1/16-ave të Kampionatit Botëror, duke i dhë...
SPORT
1 Korrik18:00
Minorenia fjeti me futbollistin e njohur: Nuk jam prostitutë, nuk e bëra me para!
"Nuk jam prostitutë, nuk jam prostituuar me Bastonin dhe nuk kam marrë para." Kjo është, në përmbledhje, deklarata që u ka dh...
SPORT
1 Korrik15:19
Botërori/ Trajneri lë drejtimin e përfaqësueses
Sebastian Beccacece ka lënë drejtimin e Ekuadorit, pas humbjes në Botëror me shifrat 2-0 ndaj Meksikës.
“Kontrata jonë p&...
SPORT
1 Korrik15:17
Belgjika, flet trajneri Rudi Garcia: Ndaj Senegalit e vështirë, por jemi gati!
Trajneri i Belgjikës, Rudi Garcia doli në konferencë para ndeshjes ndaj Senegalit në Botëror.
PËRBALLJA ME SENEGALIN “Jem...
SPORT
1 Korrik15:10
Beshiktashi rikthehet për Kristjan Asllanin, Inter kërkon 11 milionë euro
Kristjan Asllani mbetet në qendër të vëmendjes në merkaton e verës, me Beshiktashin që kërkon të rikthehet pë...
SPORT
1 Korrik14:54
Kupa e Botës po i përpin trajnerët: deri tani gjashtë prej tyre janë larguar nga pankinat…
Argjentinasi Marcelo Bielsa dhe holandezi Ronald Koeman pushuan së qeni trajnerë të Uruguajit dhe Holandës në or&...
SPORT
1 Korrik14:36
Eleminimi zhgënjyes i Gjermanisë, Nagelsmann “në fije të perit”, mediat gjermane zbulojnë emrin e pasuesit
Pas eliminimit zhgënjyes të Gjermanisë nga Kupa e Botës, trajneri Julian Nagelsmann ka përjashtuar mundësinë e dorëheq...
SPORT
1 Korrik14:21
E bujshme/ LeBron James largohet pas 8 sezoneve nga Lakers, Cleveland dhe Golden State në garë për “mbretin”
LeBron James i ka dhënë fund aventurës së tij me Los Angeles Lakers pas tetë sezonesh, por jo karrierës në NBA. Ylli amerik...