“Atdheu nuk është në shitje”/ Mijëra marshojnë rrugëve të Tiranës, ushton thirrja: Rama jepe dorëheqjen!
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
Heqja e gardhit në Kakome është komentuar edhe gjatë protestës së sotme kundër qeverisë, ku një prej protestuesve...
Për të 20-ën ditë me radhë, qindra qytetarë shqiptarë kanë dalë në protestë kundër qeverisë, ...
Teksa pritet të nisë protesta e 20-të kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama është larguar nga ambientet e Kryeministris&eu...
16 zyrtarë të Bashkisë Ersekës dhe ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë dërguar për gjykim nga ana e Pro...
Vetëm pak ditë pasi Bashkimi Evropian miratoi një rregullore që hap rrugën për krijimin e qendrave të emigrantëve n&eu...
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi Armando Selmanllari ., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet s...
Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar pasditen e kësaj të premte në Tiranë, ku u plagos me thik&...
Armando Broja është i hapur për transferimin te Kaljari. Gazetari Xhanluka Di Marcio tregon se tashmë do të negociohet me Bërnli...
Plagoset me thikë një person në Tiranë. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur n&...
Kosova është një tjetër “përrallë ballkanike”, një përzierje rrënjësh, largimesh, rikthimesh dhe fëmijësh të shpërndarë në gjithë Evropën. Shkruan Corriere dello Sport.
Kombëtarja e Kosovës ëndërron pjesëmarrjen e parë në Kupën e Botës dhe sot ajo ëndërr nuk duket më aq e largët.
Fitorja dramatike në Sllovaki, 4-3, i ka dhënë edhe më shumë peshë ambicieve të kësaj skuadre dhe ka rritur entuziazmin rreth një përfaqësueseje që, edhe pse e re si shtet, është tashmë e pasur me histori, identitet dhe ndjenjë përkatësie.
Në këtë rrugëtim është i pranishëm edhe një element italian, pasi kapiteni është Amir Rrahmani, aktualisht i lënduar, por që pritet të jetë në Prishtinë për të mbështetur shokët e tij.
Më shumë sesa një ekip kombëtar, Kosova është si një hartë emocionale. Nga 23 lojtarët e grumbulluar, 13 kanë lindur jashtë vendit dhe vetëm 10 në Kosovë. Zvicra, Gjermania, Suedia, Kroacia dhe Belgjika janë vendet ku shtrihet kjo hartë – vendet ku janë rritur lojtarët e diasporës, të cilët, pavarësisht largësisë, kanë mbetur të lidhur fort me fanellën e Kosovës, që për shumë prej tyre përfaqëson shumë më tepër sesa futbollin, shkruan medium italian.
Kjo skuadër është ndërtuar mbi dy shtylla: ata që kanë qëndruar dhe ata që janë larguar. Dhe ndoshta pikërisht ky kombinim është forca e saj më e madhe.
Franco Foda, identitet i përzier edhe në stol
Edhe trajneri Franco Foda përfaqëson këtë ide të identitetit të përzier. I lindur në Gjermani dhe me origjinë italiane nga ana e babait, ai ka bashkuar në vete kultura të ndryshme.
Si futbollist dhe trajner, ai ka qenë gjithmonë i njohur për disiplinën, por në Kosovë ka gjetur diçka më shumë: një skuadër që duhet formuar jo vetëm taktikisht, por edhe emocionalisht.
Ish-përzgjedhësi i Austrisë në Euro 2020, që nga viti 2024 drejton një grup ku bashkëjetojnë stile të ndryshme loje, rrugëtime të ndryshme dhe kultura të ndryshme futbolli, por që bashkohen nga një dëshirë e përbashkët për sukses.
Muriqi dhe Zhegrova, fytyra e talentit kosovar dhe lidhja me Italinë
Forca teknike e Kosovës qëndron kryesisht në repartin ofensiv, ndërsa . Vedat Muriqi, i njohur si “pirati”, mbetet pika kryesore e sulmit dhe figura më e njohur e skuadrës.
Përkrah tij është edhe talenti i pastër si Edon Zhegrova, një lojtar që sjell kreativitet dhe fantazi në lojë. Edhe pse nuk luajti në 90 minutat e ndeshjes ndaj Sllovakisë, ai mbetet një nga armët më të forta të Kosovës.
Në portë është Arijanet Muric, ndërsa në mbrojtje Mërgim Vojvoda. Në mesfushë, përvoja dhe energjia vijnë nga Valon Berisha, një tjetër produkt i diasporës.
Skuadra kombinon fizikun ballkanik me përgatitjen qendrore-evropiane, duke krijuar një përzierje unike cilësish.
Nuk është rastësi që Kosova, edhe pse një emër relativisht i ri në futbollin ndërkombëtar, ka arritur të krijojë një identitet të qartë.
Ndoshta nuk ka thellësinë e skuadrave të mëdha, por ka entuziazëm, intensitet dhe një motivim të veçantë.
Për shumë nga këta lojtarë, pjesëmarrja në Kupën e Botës do të ishte shumë më tepër sesa një turne – do të ishte përmbushja e një identiteti sportiv dhe kombëtar që ende po ndërtohet.
Ëndrra është reale. Jo e lehtë, por reale.
Kosova beson dhe mbështetet jo vetëm te tifozët në Prishtinë, por edhe te bijtë e saj të shpërndarë në gjithë Evropën.
Mbulueshmëria speciale e ngjarjes është mundësuar nga DFK Group, Daakonn Investments, Voom, Patos Kosova dhe 99esim. /Telegrafi/
Jetmir Topalli, një nga lojtarët kosovarë që luan në Turqi, tani te Seriksporin në Trendyol 1. Lig (Divizioni i Dytë Turk. AI...
Trajneri i Shqipëria, Sylvinho, ka dalë në konferencë për shtyp në prag të përballjes ndaj Ukraina, duke analizuar momen...
Trajneri i Kosovës shprehet se skuadra e tij ka shanse të barabarta me Turqinë për kualifikimin në botëror. Tekniku deklaroi se ...
Luan në shtëpi në “Arenën e Demave”, apo jashtë fushe, këtë sezon për Partizanin duket se nuk ka vërt...
Në Zenica pritet një mbrëmje e jashtëzakonshme futbolli, teksa Italia dhe Bosnjë-Hercegovina do të përballen në finale...
Trajneri turk i futbollit, Hikmet Karaman e konsideron Kosovën një kundërshtar shumë të fortë dhe paralajmëron se Turqin&eu...
Florent Hadërgjonaj ka folur për mediat turke në prag të ndeshjes finale të “play off”-it Kosovë-Turqi. Mbrojtë...
Mario Mitaj, një nga talentet kuqezi, për fat të keq, nuk është më në periudhën e tij të artë, kjo pasi n&eu...
Tirana ka kaluar një periudhë me ndryshime të thella në organikë gjatë muajve të fundit. Nga janari deri më 29 mars, p...
Goli i Arbër Hoxhës ndaj Polonisë ishte një nga detajet më të bukura nga transferta në Varshavë, një gol që ...