SPORT

Duket si Cristiano Ronaldo dhe ka qindra mijëra ndjekës: Kush është sozia italiane e CR7?

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Shtator 2026, 19:26
Duket si Cristiano Ronaldo dhe ka qindra mijëra ndjekës: Kush

Cristiano Ronaldo ka një tjetër “version” të tij në rrjetet sociale. Quhet Luca Sperandio, është 28 vjeç, jeton në Itali dhe ngjashmëria e tij me yllin portugez është aq e madhe, sa shpesh njerëzit ndalojnë për ta parë nga afër.

Në Instagram ai njihet si “Crspera” dhe profili i tij ka kaluar shifrën e 400 mijë ndjekësve. Përmbajtja që publikon është e lidhur kryesisht me futbollin dhe, sigurisht, me personazhin që ai imiton prej vitesh.

Por Luca nuk është futbollist profesionist në Portugali dhe as nuk luan në sulm. Ai është pjesë e Garinos, një skuadër italiane e kategorive të ulëta, ku aktivizohet si mbrojtës qendre. Për të, futbolli është njëkohësisht pasion dhe pjesë e jetës së përditshme.

Ideja për të kthyer ngjashmërinë me Ronaldon në një personazh për rrjetet sociale lindi pas një momenti krejt rastësor. Kur ishte më i ri, nëna e tij e kishte çuar në Caselle pikërisht në ditën kur avioni i Real Madridit, me Ronaldon në bord, pritej të ulej përpara një ndeshjeje kundër Juventusit.

Disa gazetarë e ngatërruan për pak çaste me futbollistin portugez. Ishte pikërisht ai moment që e bëri Lucën të kuptonte se ngjashmëria mund të kthehej në një ide për përmbajtje.

Kështu, në vitin 2023 lindi profili “crspera”, ku Luca nisi të kombinonte pamjen e Ronaldos me personalitetin e tij. Sot ai ka publikuar më shumë se 600 postime, ndërsa disa prej videove të tij kanë marrë miliona shikime.

Një prej tyre, ku shfaqet duke bërë xhonglime me topin së bashku me djalin e parukieres së tij, arriti plot 86 milionë shikime.

Përveç pamjes, Luca ka punuar edhe për të imituar lëvizjet ikonike të CR7. Një prej videove më të famshme është rikrijimi i roveshatës së Ronaldos ndaj Juventusit, për të cilën iu deshën disa tentativa deri në realizimin e versionit që donte.

Megjithatë, ai e thekson vazhdimisht se gjithçka bëhet për argëtim. Luca thotë se nuk ka kryer ndërhyrje kirurgjikale për t’iu ngjarë Ronaldos dhe se e di shumë mirë se ku mbaron imitimi dhe ku fillon realiteti.

“Ai është kampioni, unë jam një lojtar amator që di të qeshë me veten”, është një prej mënyrave se si ai e përshkruan raportin me personazhin që ka krijuar.

Humori është një pjesë e rëndësishme e videove të tij. Luca rikrijon intervista, veshje dhe momente të Ronaldos, duke i përshtatur ato me jetën e tij. Në vend të fanellës së Al-Nassr, për shembull, ai shfaqet me uniformën e Garinos.

Edhe pseudonimet janë kthyer në pjesë të lojës. “Rotondo”, “Robaldo” apo “Ranaldo” janë disa prej emrave që përdoruesit i kanë vendosur në mënyrë ironike, ndërsa ai vetë i ka përqafuar me humor.

Pavarësisht famës në internet, jeta e Lucës është shumë larg asaj të një superylli. Ai ka studiuar Shkencat e Sportit, punon me fëmijët dhe drejton një shkollë futbolli. Kur zbret në fushë me Garinon, thotë se për shokët e skuadrës është thjesht Luca.

Ngjashmëria, megjithatë, vazhdon t’i krijojë situata të pazakonta. Njerëzit shpesh e shikojnë në rrugë, ndërsa një herë dy vajza madje e ndoqën për pak kohë, të bindura se kishin parë Ronaldon.

Së fundmi, Luca udhëtoi drejt Lisbonës për të ndjekur një ndeshje të Portugalisë. Sigurisht, ai u shfaq i veshur si CR7 dhe prania e tij në tribuna krijoi edhe një herë të njëjtën dilemë te fansat: Ronaldo ishte në fushë apo në tribuna?

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime