Tre dekada drejtues të SHIK-SHISH, meritat dhe akuzat
Historia e shërbimit inteligjent shqiptar pas rënies së komunizmit lidhet në mënyrë të pashmangshme me drejtuesit e tij n&e...
Historia e shërbimit inteligjent shqiptar pas rënies së komunizmit lidhet në mënyrë të pashmangshme me drejtuesit e tij n&e...
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka kërkuar një reformim të thellë të Shërbimit Informativ të Shtetit, duk...
Me thirrjet “pa rini nuk ka Shqipëri” dhe “duam dorëheqje”, qytetarët kanë vijuar marshimin e protestës së...
Sot shënohet dita e 121 e protestës qytetare. Ka nisur mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej” nga ku protestuesit m&...
Partia Demokratike pritet të bëjë kallëzim penal në SPAK pas publikimit të investigimit nga emisioni “Piranjat” p&eu...
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar lidhur me zhvillimet rreth çështjes së ish-drejtoreshës së Shë...
Rrjedhja e gazit natyror që shkaktoi shpërthimin me shumë viktima në një ndërtesë në Plaka nisi nga apartamenti i katit ...
Çështja e katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë bashkoi partitë politike kosovare në Kuvend. 99 deput...
Ushtria amerikane është tërhequr plotësisht nga Iraku, sipas një zyrtari të qeverisë irakiane. Të gjitha trupat ameri...
Pas deklaratave skandaloze të kreut të qeverisë shqiptare gjatë ditës së sotme, ka reaguar Partia Demokratike. Sipas zëdh&...
Futbolli u kthye sërish në platformën përmes së cilës lojtarët e kombëtares irlandeze shprehën qëndrimet e tyre dhe përcollën mesazhe simbolike, para dhe gjatë ndeshjes ndaj Izraelit.
Irlanda zgjodhi të luante normalisht sfidën, por lojtarët e trajnerit Heimir Hallgrímsson ndërmorën një sërë veprimesh simbolike, të dukshme që në momentet para startit.
Futbollistët irlandezë zbritën në fushë me shirita të zinj në krahë, të përdorur si shenjë përkujtimi për viktimat në Rripin e Gazës. Gjatë interpretimit të himnit kombëtar të Izraelit, lojtarët irlandezë qëndruan me kokën ulur. Më pas, ata nuk morën pjesë në procedurën e zakonshme të shtrëngimit të duarve me kundërshtarët. Një seri gjestesh që pasuan vendimin e Irlandës për ta zhvilluar ndeshjen, por njëkohësisht për të shprehur publikisht qëndrimet e tyre përmes simbolikës.
Portieri Gavin Bazunu, i cili aktivizohet te Bolton Wanderers, nuk ishte pjesë e skuadrës irlandeze për këto ndeshje. Bazunu vendosi të mos merrte pjesë në përballjet ndaj Izraelit, duke e lidhur vendimin me bindjet dhe vlerat e tij personale. Edhe pse shokët e skuadrës do të preferonin ta kishin në dispozicion, portieri irlandez zgjodhi të mos ishte pjesë e këtyre sfidave.
Simbolika vijoi edhe pak çaste para nisjes së ndeshjes. Gjatë hedhjes së monedhës mes dy kapitenëve, një moment ku zakonisht bëhet edhe shkëmbimi i flamujve përkujtimorë, ky ritual nuk u zhvillua. Kapiteni i Irlandës qëndroi me duart pas shpine dhe nuk shkëmbeu flamurin me kapitenin e Izraelit, duke e bërë edhe këtë moment pjesë të mesazheve simbolike që shoqëruan ndeshjen.
Kombëtarja e Kosovës ka pësuar disfatë në udhëtim te Austria, në kuadër të xhiros së dytë për xhiron...
Ka përfunduar me një rezultat zhgënjyes pjesa e parë e përballjes mes Austrisë dhe Kosovës e vlefshme për Ligën e K...
Finalja e Superkupës Argjentinase mes Estudiantes dhe Rosario Central u mbyll në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Ro...
Mbrojtësi Jimmy Dunne (28) është emëruar si një nga dy portierët rezervë të kombëtares së Irlandës p&eu...
"A është Euro 2032 në rrezik? Nuk kam ndërmend të komentoj skenarë hipotetikë. Ende nuk janë marrë vendime. Po th...
Franca përgatitet për ndeshjen e dytë në grup për Nations League... Pas fitores së ngushtë kundër Turqisë, &ldqu...
Nëse ka humbje madhështore, ajo që pësoi Anglia në Wembley kundër Spanjës (2-3) të shtunën me siguri kualifikohet...
Një pikë kthese historike në Premier Ligë. Manchester City është shpallur fajtor për 114 nga 115 akuzat e ngritura kund&eum...
Kombëtarja mori një fitore me peshë ndaj Bjellorusisë duke e nisur në mënyrë perfekte këtë sezon të Nations ...
Sot pranë Liqenit të Farkës zhvillohet gara e notit, çiklizmit dhe vrapimit “Tiranathlon”, aktivitet që do të sjel...