'Rama jepe dorëheqjen'/ Protesta kundër qeverisë në ditën e 62-të, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Qindra qytetarë u mblodhën këtë të premte në Tiranë, ku po zhvillohet protesta e 62-të radhazi kundër qeverisë...
Qindra qytetarë u mblodhën këtë të premte në Tiranë, ku po zhvillohet protesta e 62-të radhazi kundër qeverisë...
Nga sheshi i protestës në ditën e 62-të, doli në podiumin para Kryeministrisë edhe një studente. Ajo akuzoi qeverinë jo...
Protesta qytetare para Kryeministrisë ka hyrë sot në ditën e saj të 62-të, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar t&...
Protesta kundër qeverisë është sot në ditën e saj të 62-të, duke shënuar mbi dy muaj mobilizim të pandërp...
Eurodeputetja italiane Cristina Guarda ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili pak ditë më parë akuzoi disa eurodepute...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i është drejtuar selive diplomatike në vend dhe institucioneve ndërkombëtare p&...
Në redaksinë e Piranjat News ka mbërritur një denoncim nga banorë të zonës së Ali Demit në Tiranë, të cil...
Interi është gati për provën e parë të madhe të kësaj vere. Të shtunën, zikaltrit do të përballen ...
Një skemë e posaçme vizash po u mundëson shtetasve turq të hyjnë më lehtë në 12 ishuj grekë të Egjeut...
Edhe banorët e Divjakës, kanë dalë kundër propozimit të mazhorancës, për shkrirjen e bashkisë me bashkinë e ...
Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Franco Baresi, një nga mbrojtësit më të mëdhenj në historinë e futbollit italian, ikonë e Milanit dhe e Kombëtares së Italisë. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi ku ai kaloi të gjithë karrierën e tij sportive.
Kapiteni legjendar kuqezi dhe i Kombëtares italiane ka qenë disa herë kampion i Evropës dhe i Botës me Milanin, ndërsa me fanellën e Italisë mbetet lojtari i vetëm që ka fituar një vend të parë (pa luajtur), një vend të dytë dhe një vend të tretë në Kampionatet Botërore.
Lajmin e ka dhënë vetë klubi kuqezi përmes kanaleve të tyre zyrtare në rrjetet sociale: “Historia e Milanit është në lot për ndarjen nga jeta të Franco Baresit. Shembulli dhe thellësia e tij do të jenë përgjithmonë, ashtu si fanella e tij me numër 6, pjesë integrale dhe themelore e ADN-së dhe e rrugëtimit të gjithë Klubit. Ngushëllimet që AC Milan i dërgon familjes së Franco Baresit janë të njëjtat që çdo tifoz kuqezi ia bën vetes në një orë kaq të vështirë.”
Pas tërheqjes së tij nga futbolli i luajtur në vitin 1997, Milani vendosi të tërhiqte përgjithmonë fanellën e tij me numër 6. Në vitin 2025 ai ishte operuar për një nodul në mushkëri dhe më e keqja dukej se kishte kaluar, por një rikthim i sëmundjes i rezultoi fatal, duke sjellë përkeqësimin e gjendjes shëndetësore në ditët e fundit, periudhë gjatë së cilës kishin qarkulluar edhe lajme të rreme (fake neës) rreth vdekjes së tij.
La Storia del Milan è in lacrime per la scomparsa di Franco Baresi. Il suo esempio e la sua profondità saranno, per sempre come la sua maglia numero 6, parte integrante e fondamentale del DNA e del cammino di tutto il Club. Le condoglianze che AC Milan porge alla famiglia tutta… pic.twitter.com/a8wNOCUc2o
— AC Milan (@acmilan) July 31, 2026
Simboli i një epoke – Lajmi për ndarjen nga jeta të legjendës kuqezi shënon mbylljen e një epoke për klubin e “Via Aldo Rossi” dhe për të gjithë dashamirësit e futbollit. Baresi përfaqësoi Milanin për mbi njëzet vjet, duke u shndërruar në simbolin e fanellës kuqezi dhe në një pikë referimi për breza të tërë tifozësh. I rritur në sektorin e të rinjve të Milanit, ai veshi vetëm një fanellë gjatë gjithë karrierës së tij profesioniste, duke koleksionuar suksese dhe duke shkruar faqe të paharrueshme të historisë së klubit.
Karriera – Franco Baresi lindi më 8 maj 1960 në Travagliato, në provincën e Breshias, dy vjet pas vëllait të tij Giuseppe, i cili luajti për 16 sezone me Interin. Karriera e tij e gjatë në botë e futbollit nisi që në moshë të vogël, kur u vu re nga Italo Galbiati dhe u afrua në ekipet e moshave të Milanit. Ai debutoi me ekipin e parë në vitin 1978, në moshën 17-vjeçare, në ndeshjen në transfertë kundër Veronës.
I njohur si “Piscinin” (Vogëlushi), ai u shndërrua në “Kaiser Franz” pasi kaloi çdo fazë historike të klubit: nga lavdia e titullit të yllit në vitin 1979, dy vitet në Serie B në fillim të viteve ’80, e deri te legjenda e triumfeve me “të Pavdekshmit” e epokës së Arrigo Saçhi-t dhe “të Pamposhturit” e Fabio Capello-s. Gjithmonë si kapiten, me numrin 6 në shpinë dhe me krahun e ngritur për të sinjalizuar pozicionin jashtë loje të kundërshtarëve. Ai u tërhoq në përfundim të sezonit 1996/97, fiks 20 vjet pas hapave të tij të parë me Milanin.
Baresi dhe Kombëtarja – Në të njëjtën kohë, Franco Baresi ka qenë edhe shtylla kurrizore e Kombëtares italiane. Ndeshja e tij e parë daton në dhjetor të vitit 1982 kundër Rumanisë, në kuadër të kualifikueseve për Euro 1984, por ai ishte thirrur më parë nga Enzo Bearzot për Euro 1980 dhe për Botërorin fitues të vitit 1982 në Spanjë, ku bëri pjesë në grupin historik italian pa zbritur megjithatë në fushë.
Titullar dhe protagonist që nga drejtimi i Azeglio Vicinit, ai ishte lider i grupit të Italisë ’90 që u mbyll me vendin e tretë dhe kapiten në edicionin pasardhës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në atë turne, pavarësisht këputjes së meniskut në ndeshjen e dytë kundër Norvegjisë, ai arriti të rikuperohej në mënyrë të mrekullueshme në kohë për finalen kundër Brazilit, ku zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme, pavarësisht gabimit nga pika e bardhë e penalltisë në serinë përfundimtare që i dha titullin brazilianëve. Në shtator të atij viti u luajt ndeshja e tij e fundit me Kombëtaren, në takimin kualifikues për Euro 1996 kundër Sllovenisë.
Palmaresi – Me Milanin: 6 Kampionate (Serie A), 3 Kupa Evropiane/Champions League, 2 Superkupa të Evropës, 2 Kupa Ndërkontinentale, 2 tituj të Serie B, 4 Superkupa të Italisë dhe 1 Kupë Mitropa.
Me Kombëtaren Italiane: Kampion Bota më 1982, vendi i tretë në Botërorin e vitit 1990 dhe nënkampion Bota në Shtetet e Bashkuara më 1994.
Dinamo City ka dhuruar një mbrëmje spektakolare në “Elbasan Arena”, duke mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 skuadrën sllov...
Në deklaratë, UEFA thekson se Kupa e Botës përfaqëson një nga trashëgimitë më të rëndësishme të...
Liderët evropianë të futbollit po përpiqen ta pozicionojnë biznesmenin katarian Nasser Al-Khelaïfi kundër Gianni Infantinos n...
Milani vijon kërkimin për një fantazist të krahut të djathtë. Pas largimit të mundshëm të objektivit Karetsas dre...
Juventusi nuk ndalet në merkato. Pas sigurimit të Randal Kolo Muanit, bardhezinjtë kanë përshpejtuar negociatat edhe për një...
Manchester United po përpiqet të bindë lojtarin francez Eduardo Camavinga të transferohet në Old Trafford këtë ver&eum...
"Times” ka zbuluar projektin e FIFA-s për të shitur një pjesë të vlerës së Botërorit, 4.2 miliardë dollar&eum...
FIFA ngriti padi disiplinore kundër dy lojtarëve të Argjentinës të mërkurën për goditjen e kundërshtarëve pas ...
Më 3 gusht(e hënë), Egnatia do të mësojë kundërshtarin e “play off” në Europë. Si në rastin n&eu...
Një fitore, e para e Ferrarit pas 34 garash, një “pole position” në Sprint, 169 pikë dhe vendi i dytë në renditjen e...