Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Juljan Shehu dhe Mirlind Daku dolën sot në konferencën për media nga stadiumi “Air Albania”, në prag të sfidës Shqipëri – Letoni.
Futbollistët kuqezi folën për objektivat e këtij takimi, ndërsa komentuan gjithashtu fitoren 0-1 në miqësoren e fundit ndaj Gjilbraltarit.
Juljan Shehu theksoi se ndeshja e radhës ndaj Letonisë është shumë e rëndësishme dhe objektivi kryesor është të marrim tre pikët.
Ndeshja me Gjilbraltarin – Objektivi për ndeshjen me Gjilbraltarin ishte që të provoheshin lojtarët e rinj, disa mënyra loje. Besoj se zhvilluam një ndeshje të mirë. Lojtarëve që iu dha mundësia të luanin, besoj se luajtën mirë dhe treguan vlerat e tyre si futbollistë të ekipit kombëtar. Ishte ndeshje pozitive.
Gjendja e skuadrës për ndeshjen e ardhshme – Ndeshja e ardhshme është më e rëndësishmja. Gjendja në skuadër është shumë e mirë, kemi entuziazëm dhe duhet ta fitojmë këtë ndeshje. Ky është edhe objektivi kryesor, që të marrim tre pikët.
Kritikat për ndeshjet e fundit dhe ndryshimet që duhet të bëjë skuadra në lojë – Besoj se nuk kemi zhvilluar ndeshje të këqija, por më e rëndësishmja është që të kemi rezultate, për të cilat ne luajmë 90 minuta. Besoj se në këto ndeshje, bashkë me lojën e mirë të kemi dhe rezultate. Ndaj Letonisë, duam të marrim tre pikët dhe gjithçka është më e lehtë pastaj.
Çfarë keni përgatitur për të korrigjuar gabimet e ndeshjes së kaluar me Letoninë – Nuk besoj se është çështje përqëndrimi. Çdo ekip, qoftë Letonia, qofshin ekipe të tjera që në letër janë më të dobëta se ne, edhe ato luajnë futboll dhe nuk është e lehtë të fitosh kundër tyre. Sidomos në fushat e tyre. Në këtë ndeshje do të bëjmë akoma më shumë për të marrë tre pikët.
Çfarë të ka penguar që nuk shënon te kombëtarja si te klubi? – Klubi nuk është njëlloj me kombëtaren. Tek ekipi, pozicioni im natyral është mesfushor difensiv. Por që në varësi të taktikave të trajnereve, ndonjëherë edhe lojtarët ndërrojnë pozicionet. Kjo nuk është e përcaktuar gjithmonë. Ka trajnerë që më kërkojnë të luaj pak më përpara, ka trajnerë që më kërkojnë të luaj pak më mbrapa. Te kombëtarja, trajneri ka vendosur që unë të luaj si mesfushor difensiv dhe unë duhet të bëj më të mirën në ate pozicion dhe në detyrat që më jep trajneri.
Mirlind Daku komentoi ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit dhe foli për sfidën e radhës kualifikuese ndaj Letonisë, duke theksuar se objektivi është fitorja në “Air Albania”.
Ndeshja me Gjibraltarin? – Ishte një ndeshje që kemi pasur shumë testime të lojtarëve të rinj që kanë ardhur dhe ishte hera e parë që kemi luajtur bashkë. Sa i përket aspektit sulmues kishim disa raste, por nuk ishte ai përqendrimi maksimal duke marrë parasysh që ndeshjet miqësore janë vetëm për të parë ekipin si vendoset dhe skemat që i përgatisim. Besoj që ndeshjet miqësore janë normalisht për t’u fituar dhe për të parë ekipin në lojë se çfarë duhet për t’u përmirësuar.
Letonia? – Në ndeshjen e parë kundër Letonisë kemi pasur shumë raste, por ndoshta vinim pas një ndeshje këtu në “Air Albania” kundër Serbisë me shumë volum dhe intensitet, por prapë se prapë ishim pak agresivë te pjesa e finalizimeve, por rastet nuk mungonin. Kjo është ajo që nuk duhet të brengosemi, pasi kemi pasur raste dhe mund të fitonim, por shpresoj që në ndeshjen e radhës të fitojmë, pasi kemi mësuar nga gabimet që kemi bërë.
Si është gjendja e skuadrës? – Forcën duhet ta gjejmë dhe besoj që shumë shpejt dhe duke filluar nga ndeshja e Letonisë që është shumë e rëndësishme për të vazhduar rrjedhën e ndeshjeve që kemi me shumë intensitet dhe duhet patjetër të gjejmë forcën dhe të japim maksimumin për t’i fituar këto ndeshje, për të qenë më të qetë sepse ndeshjet më të vështira që i ka ndonjë skuadër është kur luan kundër këtyre ekipeve që në letër nuk kanë çfarë të humbin dhe futen në fushë për çdo gjë. Prandaj duhet të gjejmë forcën, të jemi të bashkuar dhe të luftojmë deri në fund për qëllimet tona që i kemi.
Si ka qenë paraqitja e skuadrës deri më tani në këto kualifikuese? – Besoj e keni parë dhe po i referohem ndeshjes me Serbinë që kemi qenë shumë të përgatitur dhe më të mirë në atë ndeshje se kundërshtari. Besoj që vetëm kundër Anglisë që kemi luajtur atje, të gjitha ndeshjet e tjera i kemi dominuar dhe duhet edhe këto ndeshje të bëjmë një hap më shumë deri te ëndrra që kemi, për të siguruar Kupën e Botës. Edhe pse kanë mbetur shumë pak ndeshje, por është një rrugë shumë e gjatë, sepse duhet shumë punë dhe angazhim për të arritur deri atje, sepse kemi kundërshtarë shumë të fortë, por besoj te ky grup dhe te gjithë ne që me mund, sakrificë dhe angazhim do ja dalim.
Shqipëria do të luajë të martën në ora 20:45 në stadiumin ‘Air Albania’ ndeshjen ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.
Klubi i Flamurtarit ka akuzuar ish-trajnerin e Burrelit, Ditmar Bicaj, për racizëm dhe gjuhë diskriminuese ndaj lojtarëve të ekipit v...
Sulmuesi i Kombëtares, Ernest Muçi konfirmoi në një dalje për mediet turke se ka kaluar në huazim nga Besiktas-it tek ekipi i Tr...
Trajneri kampion i Champions League dhe i Superkupës së Europës me Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka pësuar një aksident me bi&cced...
U luajtën mbrëmjen e sotme 10 duelet kualifikues të Botërorit 2026 që prodhuan në total plot 33 gola. Padyshim që spikasin tr...
Rrugëtimi i Kosovës në kualifikueset e Botërorit 2026 ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme. “Dard...
Kosova luan në transfertë ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin 2026, ku në Bazel do të ndeshet me Zvicrën. Edhe ...
Në miqësoren e kombëtareve U21 Shqipëri-Gjermani që u zhvillua mbrëmjen e sotme në stadiumin “Elbasan Arena” n&eu...
Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të “Abissnet Superiore” për katër javët e ardhshme, ng...
Prej kohësh polemikat dhe pakënaqësitë ndaj kombëtares janë bërë të shumta, por përpos kësaj duket se '...
Edon Zhegrova është emri më i lakuar për momentin në Kosovë, jo vetëm për transferimin e tij nga Lille te Juventus, por ...