Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” mbushet plot, protestuesit i përgjigjen policisë, fëmijët dhe gratë udhëheqin marshimin
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Një banore në Durrës ka ngritur shqetësimin për një situatë të pazakontë që, sipas saj, po vazhdon prej koh&...
Një banore ka denoncuar në redaksinë e Piranjat news, një problem të rëndë higjieno-sanitar në banesën e saj n&eu...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...

Pasi e kishte “prenotuar” fanellën e verdhë me suksesin në Vlorë, Niels Reemeijer e ka certifikuar fitoren e Rrethit të 83-të Çiklistik në etapën Vlorë-Fier (122.8km), ku dhe u shënua zyrtarisht mbyllja e garës.
Etapa e djeshme fushore nuk solli ndryshime të rëndësishme në klasifikim, ndërsa festa e madhe i takoi holandezit të skuadrës Wielerploeg Groot Amsterdam, i cili e mbylli si kampion Rrethin e 83-të Çiklistik të Shqipërisë, me 10 sekonda avantazh nga zvicerani Guillaume Haldimann (Humard VP) në klasifikimin e përgjithshëm. Podiumi u plotësua nga Burak Abay, çiklist i Turqisë, i klasifikuar në vendin e tretë. Kështu, për të dytin edicion radhazi, Rrethi i Shqipërisë fitohet nga një çiklist holandez, teksa një vit më parë triumfonte Tom Jonkmans.
ETAPA E PESTË – Ndërkohë Shqipëria mundi të përjetojë gëzimin e parë në këtë edicion, duke fituar në parakalimin tradicional të etapës së fundit. Kështu, italo-shqiptari Gabriele De Fabritiis triumfoi dje në etapën e pestë, Vlorë-Fier, duke ngjitur për herë të parë në podium Shqipërinë. Por, për sa i përket klasifikimit të përgjithshëm, De Fabritiis e mbylli në vendin e 27-të me diferencë 8 minuta e 2 sekonda nga kreu.
CEREMONIA DHE VERDIKTET – Në përfundim të aktivitetit, Skënder Anxhaku, president i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, në bashkëpunim me Bashkinë Fier nderuan më të mirët e edicionit të 83-të të aktivitetit.
Kështu, verdiktet finale të Rrethit të 83-të Çiklistik shpallën kampion holandezin Niels Reemeijer, i cili e mbylli me fanellën e verdhë në podium. Fanella e jeshile e klasifikimit të pikëve u fitua nga Georgios Bouglas i Greqisë. Fanella me pikë e maloristit më të mirë shkoi për Halil Ibrahim Dogan të Turqisë, ndërsa fanella e bardhë për të riun më të mirë të aktivitetin u fitua nga Jip Schouren. Skuadra Wielerploeg Groot Amsterdam u shpall kampione ekipore e Rrethit, ndërsa Shqipëria e mbylli në vendin e 16-të, duke lënë pas vetëm Kosovën.
Por, FSHÇ mund të krenohet më organizimin e një aktiviteti që përveç aspektit sportiv është gjithashtu promovues i turizmit dhe i bukurive natyrore të vendit tonë. Kujtojmë se që prej vitit 2017, Rrethi Çiklistik i Shqipërisë është pjesë e kalendarit të garave të UCI-t.
Reemeijer: Duhej vetëm të mbroja
Në pjesëmarrjen e tij të tretë në Rrethin Çiklistik të Shqipërisë, Niels Reemeijer arriti që të kurorëzohet me titullin e parë kampion në këtë event. Holandezi i skuadrës Wielerploeg Groot Amsterdam u shfaq shumë i lumtur me paraqitjen dhe rezultatin e arritur, teksa pas suksesit në Fier, ndër të tjera deklaroi: “Sot (dje) shkoi mirë, sepse nuk ishte një etapë shumë e fortë. Më duhej vetëm të mbroja fanellën e kampionit për suksesin. Më pëlqen Shqipëria, moti është i mirë. Kjo është hera ime e tretë që e bëj këtë garë. Më pëlqen shumë këtu dhe shpresoj të kthehem sërish”, u shpreh fituesi i edicionit të 83-të në Rrethin Çiklistik të Shqipërisë.
De Fabritiis: Jo në gjendjen më të mirë, por besova
Një vit më parë fitonte fanellën e bardhë e të riut më të mirë, ndërsa këtë edicion Gabriele De Fabritiis e mbyll me festë simbolike, duke fituar etapën e pestë, Vlorë-Fier, në Rrethin Çiklistik. Pas garës, çiklisti i Shqipërisë foli për aktivitetin dhe fitoren e regjistruar në Fier, teksa ndër të tjera u shpreh: “Ndihem shumë mirë, ishte një xhiro shumë e vështirë. Gjithë gara shkoi mirë edhe pse nuk kam qenë në kushtet më të mira fizike, besova te ekipi dhe vetja. Nuk ishte një rivalitet i keq, po sportiv”, deklaroi italo-shqiptari Gabriele De Fabritiis.
Ernest Muçi e ka mbyllur këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi Trabzonspori i tij ësht&e...
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë dy miqësore në muajin qershor ndaj Izraelit dhe Luksemburgut. Nëse për t&e...
Lajmi se Kristjan Prenga do të ndeshet me ish-kampionin e botës, Anthony Joshua, nuk është më një sekret. Megjithatë, ajo q&...
Lista e 50 sportistëve më të paguar në botë për vitin 2026 tregon se të ardhurat në sportin profesionist kanë arrit...
Federata Shqiptare e Futbollit organizoi një event mirënjohjeje për ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare, Sylvinho, si edhe për ndihm...
Ish-mesfushori legjendar i FC Barcelona dhe kombëtares së Spain, Andrés Iniesta, është gati të nisë një kapitull t&eum...
Sulmuesi serb, Luka Jovic, luajti sezonin e parë te AEK, duke dhuruar paraqitje pozitive. Ai thekson se sekreti i suksesit te kjo skuadër ësht&...
E ardhmja e Arne Slot në krye të Liverpoolit mbetet ende e paqartë, ndërsa drejtuesit e klubit anglez po analizojnë opsione të t...
Alvaro Arbeloa ka konfirmuar se do të largohet nga pankina e Real Madridit pas ndeshjes së fundit të sezonit ndaj Athletic Club, e programuar p...
Formula 1 mund të flasë së shpejti edhe në gjuhën kineze. Pas shumë spekulimeve të muajve të fundit, gjiganti automobi...