EMRAT/ Revolta në burgun e Pisas, kush janë shqiptarët organizatorë dhe ai që e transmetoi live në Tik Tok
Katër të burgosur, mes tyre 3 shqiptarë janë akuzuar për organizimin e revoltës në burgun e Pizës në Itali pak dit&...
Katër të burgosur, mes tyre 3 shqiptarë janë akuzuar për organizimin e revoltës në burgun e Pizës në Itali pak dit&...
Thellohet skandali në kopshtin e fëmijëve në Korçë, pas rastit të gjashtë fëmijëve që u paraqitën ...
Një operacion kompleks shpëtimi në det u zhvillua mëngjesin e sotëm për një 49-vjeçare me origjinë shqiptare, e c...
Qeveria ukrainase thuhet se ka vendosur t’i përgjigjet valës së re të bombardimeve nga Moska, me sulme masive ndaj rafinerive ruse, ed...
Gjashtë fëmijë, të cilët dyshohet se janë paraqitur me simptoma të njëjta gastrointestinale, kanë marrë ndihm&...
Aktivistja Sidorela Vatnikaj, në fjalën e saj në protestën e 126 kundër qeverisë deklaroi se krimi i organizuar është n&...
Altin Fani, një prej njerëzve më të besuar të biznesmenes Vilma Nushi, është emërua drejtor operacional pranë Ope...
Ministria e Mbrojtjes ka sfiduar hapur Prokurorinë e Posaçme SPAK për skandalin “Kayo”. Në 9 shtator, në ditën kur p...
Policia ka arrestuar afganin që dyshohet se është përfshirë në incidentin me të shtëna me armë zjarri, i cili ndodh...
Ndërsa bota po nxiton drejt një epoke tërësisht të digjitalizuar, Shqipëria po mbetet pas, duke shënuar nivelet më t&e...

28 nëntori i vitit 2026 mund të marrë një tjetër kuptim për sportin shqiptar. Në Düsseldorf të Gjermanisë, Nelson Hysa do të ngjitet në ring për sfidën më të rëndësishme të karrierës së tij, përballë kampionit të botës Agit Kabayel.
Në lojë do të jetë titulli WBC në peshat e rënda, në një duel që e vendos boksierin shqiptar përballë një prej emrave më të rëndësishëm të kategorisë.
Data nuk është zgjedhur për simbolikën e saj shqiptare, por fakti që përballja zhvillohet më 28 nëntor i jep asaj një ngarkesë të veçantë.
Në ditët kur shqiptarët festojnë Pavarësinë dhe Çlirimin, Hysa do të kërkojë të shkruajë një tjetër faqe të rëndësishme për sportin shqiptar. Përballë tij do të jetë një kundërshtar i nivelit më të lartë. Agit Kabayel është kampioni i botës në WBC dhe një prej figurave kryesore të peshave të rënda në boksin ndërkombëtar.
Por Hysa nuk mbërrin në këtë përballje rastësisht. Shqiptari ka një rekord të pamposhtur prej 25 fitoresh në 25 ndeshje, me 23 prej tyre të mbyllura me nokaut. Edhe paraqitja e fundit ishte bindëse, me fitoren ndaj Thomas Narmos të siguruar me KO që në raundin e dytë. Rruga drejt këtij dueli nuk ka qenë e thjeshtë.
Negociatat mes palëve zgjatën dhe për një moment ekzistoi edhe mundësia që marrëveshja të mos realizohej. Në fund, gjithçka u konkretizua dhe përballja u konfirmua nga vetë Kabayel, si edhe nga promotori i njohur britanik Frank Warren.
Për Hysën, megjithatë, kjo nuk është thjesht një tjetër ndeshje. Është shansi për të hyrë në një territor ku asnjë boksier shqiptar nuk ka mbërritur më parë: të duelojë për një prej titujve kryesorë botërorë në kategorinë e peshave të rënda.
Përballja pritet të zhvillohet në mbrëmje në Merkur Spiel-Arena të Düsseldorf-it, ndërsa hyrja në ring e dy boksierëve parashikohet rreth orës 23:00 sipas orës shqiptare, në varësi të kohëzgjatjes së dueleve paraprake.
Më 28 nëntor, në një prej netëve më të rëndësishme të karrierës së tij, Nelson Hysa do të ketë përballë kampionin e botës. Një ring. Një titull botëror. Një sfidë që mund të marrë një vend të veçantë në historinë e boksit shqiptar.
Portugalia po vijon me rezultate pozitive në Nations League, duke regjistruar fitoren e tretë në po aq ndeshje dhe duke kryesuar Grupin 4 me pi...
Ndeshja e Nations League mes Holandës dhe Greqisë, e cila përfundoi në barazim 2-2, ka prodhuar një statistikë të pazakont&...
Mesfushori shqiptar Endri Çekiçi ka nënshkruar me një skuadër të re. Çekiçi është bashkuar me ekipin n...
Në një ndeshje të mbushur me emocione në Paris, Italia arriti një barazim kundër Francës, një rezultat që u ndje si...
Bordeaux ka nisur të shohë dritë në fund të tunelit pas një prej periudhave më të vështira në historinë e...
Polonia i falet sërish Robert Lewandowski-t, me “bomberin” e Chicago Fire që nuk di të ndalet, mosha për të është...
Leandro Paredes përjetoi momente frike në Argjentinë. Shtëpia e ish mesfushorit të Juventusit e Romës e ndërtuar në prov...
PORTUGALI - Java e ardhshme do të jetë gjithçka përveçse e zakonshme për titanët që krijuan dualitetin më epik ...
Vendimi historik kundër Manchester Cityt pati një kosto që shkoi përtej asaj financiare. Ai gjithashtu vrau një ëndërr që...
Futbolli turk po përballet me një hetim të gjerë për bastet e paligjshme, i cili ka prekur drejtues të federatës, arbitra dhe...