FOTO-LAJM/ Bregdeti i Dhërmiut i ndotur, turistët përballen me substancën ngjitëse
Megjithëse plazhi i Dhërmiut konsiderohet një nga plazhet më të mira në vend dhe qeveria premton në vijimësi një ...
Megjithëse plazhi i Dhërmiut konsiderohet një nga plazhet më të mira në vend dhe qeveria premton në vijimësi një ...
Kryetari i PD, Sali Berisha njoftoi se PPE mbështet plotësisht protestën rinore qytetare, për shkak të kauzës të saj të ...
Kompjuterët e sekuestruar në zyrat e Armand Shakajt kanë zbuluar të dhëna që lidhen me llogari të kriptomonedhave, duke forcu...
Fillimisht protestuan për flamingot, por tani turma në rrugët poshtë zyrës së kryeministrit shqiptar Edi Rama ka nisur të th&...
Fillimisht protestuan për flamingot, tani turma në rrugët poshtë zyrës së kryeministrit shqiptar Edi Rama ka filluar të broho...
Tirana, kryeqyteti shqiptar do të presë këtë të shtunë, 4 korrik protestën e 35-të masive, ku qytetarët kërkoj...
Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete, ndërsa si pasojë disa persona kanë mbetur të lënduar. Sipas inf...
Në vitin 1942, ekonomisti austriak Joseph Schumpeter formuloi një nga konceptet më të rëndësishme të kapitalizmit modern: &ld...
Festimet për 250-vjetorin e lindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë nisur në hijen e Mount Rushmore, nën v&eum...
Nga Lutfi Dervishi Një protestë nuk është thjesht një listë akuzash ndaj pushtetit. Kur zgjat më shumë se një muaj...
Egjipti ka shkruar një faqe historike në Botërorin 2026, duke siguruar për herë të parë një fitore në fazën me eliminim direkt. “Faraonët” triumfuan 4-2 ndaj Australisë pas goditjes së penalltive në Dallas, pasi 120 minutat e lojës u mbyllën në barazim 1-1. Në fund të sfidës, Mohamed Salah nuk i përmbajti emocionet dhe shpërtheu në lot, teksa festoi me shokët e skuadrës kualifikimin historik.
Tashmë Egjipti do të përballet me Argjentinën në raundin e ardhshëm, në një duel që premton spektakël.
Australia e nisi më mirë ndeshjen dhe iu afrua golit që në minutat e para me Cristian Volpato, ndërsa Jordan Bos humbi një tjetër rast të mirë. Megjithatë, ishin egjiptianët ata që kaluan të parët në avantazh. Në minutën e 13-të, Karim Hafez krosoi saktë nga krahu i majtë dhe Emam Ashour realizoi me kokë për rezultatin 1-0.
Egjipti dominoi pjesën e parë në posedim dhe krijoi më shumë raste, edhe pse Mohamed Salah mbeti për pjesën më të madhe i izoluar në repartin ofensiv.
Menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë, Omar Marmoush shpërdoroi një mundësi të artë për të dyfishuar shifrat. Australia reagoi dhe arriti të barazojë falë një autogoli të Mohamed Hany, i cili devijoi në rrjetën e tij një goditje dënimi.
Në vazhdim, të dyja ekipet patën mundësi për të fituar ndeshjen. Portieri australian Patrick Beach bëri një pritje fantastike ndaj goditjes me kokë të Ramy Rabias, ndërsa Harry Souttar largoi topin mbi vijën fatale në një tjetër rast të rrezikshëm. Edhe Salah pati shansin e tij më të mirë, por tentativa e sulmuesit të Liverpoolit përfundoi mbi traversë.
As 30 minutat shtesë nuk sollën fitues, duke e çuar sfidën te penalltitë. Australia hodhi në fushë veteranin Mathew Ryan pak para fundit me synimin për të qenë më e përgatitur për serinë vendimtare.
Nga pika e bardhë, fati ishte në anën e Egjiptit. Harry Souttar gaboi penalltinë e parë të australianëve, ndërsa Mohamed Salah realizoi me shumë klas një "Panenka" spektakolare. Më pas, gabimi i 18-vjeçarit Lucas Herrington i hapi rrugën Hossam Abdelmaguid, i cili shënoi penalltinë vendimtare dhe vulosi fitoren 4-2.
Pas vërshëllimës së fundit, emocionet pushtuan kampin egjiptian. Mohamed Salah shpërtheu në lot, i mbingarkuar nga gëzimi për arritjen historike të kombëtares së tij, e cila për herë të parë siguron një kualifikim të tillë në Kupën e Botës.
Ka njerëz që fitojnë ndeshje. Ka kampionë që fitojnë medalje. Por ka edhe sportistë që me karakterin, sakrificën dh...
Egjipti arriti të kualifikohet për herë të parë në 1/8 e finales së Kupës së Botës, pasi mposhtën Austral...
Faza eliminatore e Kupës së Botës 2026 fillon të shtunën në mbrëmje (4/7) dhe vazhdon në orët e para t&eu...
Kombëtarja e Spanjës është rikthyer në seancat stërvitore pas fitores bindëse ndaj Austrisë, por disa mungesa të r&...
Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, pritet të bëjë hap të rëndësishëm në karrierë duke u transferuar në ...
Tirana ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Klubi bardheblu ka gjetur gjuhën e përbashkët me Dean Klafurić. Lajmi është bërë publik...
Ange Postecoglou është emëruar trajneri i ri i Al Nassr, duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin saudit. Lajmi u ...
Cristiano Ronaldo ka lënë të hapur të ardhmen e tij me kombëtaren portugeze, duke deklaruar se nuk do të marrë asnjë v...
Cristiano Ronaldo mund të jetë duke iu afruar fundit të rrugëtimit të tij me kombëtaren e Portugalisë pas përfundimit t&...
E ardhmja e Kristjan Asllanit te Interi duket gjithnjë e më larg. Sipas mediave italiane, mesfushori i Kombëtares shqiptare është nj&...