EMRAT/ U qëlluan me armë zjarri, kush janë dy të plagosurit në Laprakë. Policia jep detaje
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Me thirrjet 'polici këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne' protestuesit po protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Ti...
Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas protestës së zhvilluar para Kuvendit. Protestuesit janë nisur në...
Situata vijon të jetë e tensionuar në qendër të Tiranës, ku protestuesit janë përqendruar pranë ambienteve të ...
Që prej gushtit 2025, shteti shqiptar i ka paguar mesatarisht më shumë se tre milionë euro në muaj një kompanie që ...
Vetëm me votat e saj, mazhoranca miratoi programin dhe kalendarin e punimeve të sesionit të ri parlamentar, ndërsa opozita votoi kundër...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...

Për disa, Kristiano Ronaldo mbetet arma kryesore e Portugalisë në rrugëtimin drejt Kupës së Botës 2026. Për të tjerë, prania e tij në fushë pengon një skuadër të talentuar që të shfaqë potencialin e saj maksimal.
Debati rreth pesë herë fituesit të “Topit të Artë” vazhdon të jetë po aq i fortë sa ishte në Euro 2024 dhe në Botërorin e Katarit 2022. Megjithatë, Ronaldo vazhdon të sfi dojë kohën dhe është gati të marrë pjesë në Kupën e tij të gjashtë të Botës, një rekord absolut në futbollin modern, së bashku me Mesin dhe portierin Oçoa te Meksikës.
Në moshën 41-vjeçare, sulmuesi portugez mbetet një superyll global, pavarësisht se prej kohësh ka lënë futbollin elitar europian për t’iu bashkuar klubit saudit Al Nasr. Ai vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit të kombëtareve, me plot 144 gola. Nga këta, 25 janë shënuar në vetëm 30 ndeshje nën drejtimin e trajnerit Roberto Martinez, i cili këmbëngul se Ronaldo luan për meritë dhe jo për shkak të emrit apo statusit të tij.
Martinez zgjodhi të vazhdonte me Ronaldon
Edhe vetë Martinez është përballur me kritika pas eliminimit të Portugalisë në çerekfi nalet e Euro 2024. Shumë analistë besonin se skuadra portugeze kishte potencialin për të fi tuar turneun. Trajneri spanjoll e aktivizoi Ronaldon titullar në të pesë ndeshjet e Portugalisë në Gjermani, por sulmuesi nuk arriti të shënonte asnjë gol. Kur mori drejtimin e kombëtares në vitin 2023, Martinez kishte dy mundësi, të mbyllte epokën e Ronaldos ose ta mbante atë si kapiten dhe lider të ekipit. Ai zgjodhi opsionin e dytë. Për t’iu përgjigjur kritikëve, trajneri mund të tregojë suksesin në Ligën e Kombeve 2025, ku Portugalia triumfoi dhe Ronaldo luajti një rol të rëndësishëm. Ylli portugez shënoi kundër Spanja në fi nalen e turneut, duke fi tuar trofeun e tij të tretë me kombëtaren pas Euro 2016 dhe Nations League 2019. “Kam fituar shumë tituj me klubet, por asgjë nuk është më e bukur sesa të fi tosh për Portugalinë. “Këto janë lot gëzimi. Është një mision i përmbushur dhe lumturi e pastër”, deklaroi Ronaldo pas finales.
Përveç Botërorit, Ronaldo po ndjek edhe një rekord historik: arritjen e 1000 golave në karrierë mes klubeve dhe kombëtares. Ai vazhdon të jetë kapiteni dhe lideri i Portugalisë, një fi gurë që frymëzon shokët e skuadrës dhe respektohet nga kundërshtarët. Përvoja e tij ndërkombëtare shtrihet në më shumë se dy dekada, që nga debutimi me Portugalinë në vitin 2003. Martinez ka vlerësuar shpesh “mentalitetin frymëzues” të veteranit, i cili tashmë luan si sulmues qendror dhe jo si anësori shpërthyes që ishte në vitet e rinisë. Edhe shokët e ekipit vazhdojnë ta mbështesin pa rezerva. Mesfushori i PSG-së, Vitinja, deklaroi për FIFA-n: “Është fantastike të luash me të. Ai është një nga futbollistët më të mëdhenj në histori. Jam krenar që ndaj dhomën e zhveshjes me të, mësoj prej tij dhe shoh profesionalizmin e tij çdo ditë. Shpresojmë të fi tojmë Kupën e Botës me të dhe për të”.
Megjithatë, jo të gjithë janë të bindur se Portugalia është më e fortë me Ronaldon në fushë. Në Portugali, ku ai konsiderohet një ikonë kombëtare, është e vështirë të dëgjosh kritika të hapura ndaj tij, por disa analistë argumentojnë se skuadra luan më lirshëm dhe me më shumë rrjedhshmëri pa praninë e tij. Ish-mesfushori portugez Manuel Fernandes e pranoi këtë debat në fund të vitit 2025: “E di çfarë thonë njerëzit, se luajmë më mirë pa Ronaldon, se lojtarët janë më të lirë dhe më të rrjedhshëm. Nëse kjo ndodh, është pjesërisht edhe faji ynë. Nuk duhet të shqetësohemi nëse Kristiano është në fushë, sepse ai mund të na japë gjëra që askush tjetër nuk mund t’i japë”. Disa ekspertë vërejnë se presioni i Portugalisë ndaj kundërshtarit nuk është aq efektiv kur Ronaldo luan dhe se skuadra duket më kompakte pa të. Madje shpesh krijohet përshtypja se ekipi punon kryesisht për ta furnizuar atë me topa. Megjithatë, pavarësisht debateve, Ronaldos nuk i mungon besimi.
Portugalia do ta nisë aventurën e saj në Grupin K më 17 qershor kundër Republika Demokratike e Kongos. Më pas do të përballet me Uzbekistanin më 23 qershor dhe me Kolumbinë më 28 qershor. Martinez nuk është i shqetësuar që ritmi intensiv i turneut mund të ndikojë te lojtari 41-vjeçar. “Në përvojën time, në një Kupë Bote një futbollist nuk ndjek domosdoshmërisht formën e klubit, moshën apo faktorë të tjerë. Botërori është një histori krejt tjetër”, tha trajneri. Portugalia paraqitet në këtë turne me një nga skuadrat më të forta në historinë e saj. Dhe ndërsa debati për Ronaldon vazhdon, një gjë mbetet e padiskutueshme: cilësia e kësaj skuadre është e mjaftueshme për të ëndërruar trofeun më të madh të futbollit. Për Kristiano Ronaldon, kjo mund të jetë mundësia e fundit për të realizuar ëndrrën që i mungon në karrierën e tij legjendare, të ngrejë lart Kupën e Botës.
Sezoni sapo ka përfunduar, por tek Elbasani nuk ka kohë për shumë pushime. Nëse futbollistët po shijojnë ditët e para ...
Trajneri Antonio Konte i ka thënë lamtumirë Napolit përmes një postimi në rrjetet e tij sociale. Edhe pse ai e njoftoi largimin ...
Te Reali i Madridit vijon fushata elektorale mes presidentit aktual Florentino Perez dhe sfidantit të tij Enrique Riquelme mes sulmeve ndaj njëri-tj...
Me përfundimin e sezonit 2025/26, është publikuar nga “Sofascore” edhe formacioni më i mirë i kampionatit, një p&eum...
Trajneri i Kombëtares së Turqisë, Vincenzo Montella, ka bërë publike listën përfundimtare me 26 futbollistë për F...
Merkatoja e verës sapo ka nisur, por zhvillimet e para po tërheqin menjëherë vëmendjen e tifozëve. Një nga emrat më t&...
Shqipëria do të luajë sot një ndeshje miqësore ndaj Izraelit, e cila njëkohësisht do të jetë e para për kuqe...
Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, ka deklaruar se beson se e meriton të jetë në garë për fitimin e çmimit prestigjioz Topi...
Policia e Shtetit ka bërë publik planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes...
Në një intervistë për FSHF, Luis Hasa, mesfushori i ftuar për herë të parë nga kombëtarja, ka treguar emoci...