Merr fund arratia për Taulant Tomën! Sfidoi katër herë burgjet e Europës, ja ku u kap “magjistari” shqiptar i arratisjeve
“Magjistari” i arratisjeve, siç është cilësuar Taulant Toma për historikun e tij me burgjet evropiane, ka përfunduar...
“Magjistari” i arratisjeve, siç është cilësuar Taulant Toma për historikun e tij me burgjet evropiane, ka përfunduar...
Pamjet e kamerave të sigurisë të xhiruara të mërkurën treguan qindra njerëz që përpiqeshin të iknin pak ...
Gruaja shqiptare 44-vjeçare nga Gramshi ishte kthyer në Rodopi të Greqisë për të festuar ditëlindjen e vajzës së ...
Detaje të reja janë zbardhur për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Greqi, ku një burrë shqiptar dyshohet se vrau me th...
Ipsuiç u përball dje me Leistërin në fazën 1/32 të “EFL Cup”. Anis Mehmeti ishte sërish në tribunë ...
Meta do të paguajë deri në 16.7 miliardë dollarë dhe do të bëjë ndryshime të mëdha në Instagram dhe Fac...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjave News, ku një qytetar kërkon ndihmën e publikut për identifikimin e ...
Një vatër e madhe zjarri është riaktivizuar në malin e Qafë Helmes, në territorin e fshatit Koçaj, Njësia Admin...
Është rënduar ndjeshëm qarkullimi në aksin Kavajë-Rrogozhinë, në drejtim të Jugut të vendit, ku automjetet j...
Një lajm që dukej si i dorës së dytë nga viti 2025: me propozim të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtis&eum...

Xavi Hernandez është zyrtarisht trajneri i ri i kombëtares holandeze të futbollit. Ish-tekniku i Barcelonës u prezantua këtë të martë nga Federata Holandeze e Futbollit, me të cilën ka firmosur kontratë deri në vitin 2030.
Trajneri 46-vjeçar fitoi garën për postin përballë Reiziger, ndërsa më herët mundësia për të marrë drejtimin e Holandës ishte refuzuar nga Pep Guardiola dhe Arne Slot.
Gjatë prezantimit, Xavi u pyet edhe për faktin se nuk ishte zgjedhja e parë e federatës.
“Nuk më intereson nëse jam zgjedhja e tretë apo e 10-të. Ndihem i nderuar që jam trajner i Holandës”, u shpreh Xavi.
Ai tregoi edhe për kontaktin e parë me drejtuesin e federatës, Nigel de Jong, i cili e vizitoi në Barcelonë pasi kishte komunikuar më herët me agjentin e tij.
“Krijuam një lidhje që në momentin e parë”, u shpreh trajneri spanjoll.
Xavi e sheh aventurën e re si një mundësi për të punuar në një vend me traditë të madhe futbollistike.
“Kam shumë lidhje me këtë vend. Ndjesia që kam është se po vij te universiteti i futbollit”, tha ai.
Sa i përket mënyrës së lojës, ish-trajneri i Barcelonës bëri të qartë filozofinë që kërkon të aplikojë te Holanda: kontrollin e topit, por edhe intensitetin dhe dëshirën për të fituar.
“Dua që skuadra ime të mbajë gjithnjë topin në zotërim, por me pasion. Jemi këtu për të konkurruar, për t’u argëtuar dhe për të fituar. E përsëris, jemi këtu për të fituar”, u shpreh Xavi.
Një tjetër objektiv i tij është krijimi i një grupi të bashkuar rreth kombëtares.
“Dua që të krijoj një familje të madhe këtu”, tha ai.
Në ditët e para në detyrë, Xavi ka komunikuar edhe me disa prej liderëve të Holandës, mes tyre kapitenin Virgil van Dijk dhe Frenkie de Jong.
Për Van Dijk, trajneri i ri kërkon të kuptojë më mirë ambiciet dhe motivimin e tij, ndërsa për Frenkie de Jong pret rikthimin sa më të shpejtë në fushë.
“Frenkie është një futbollist shumë i rëndësishëm për Barcelonën dhe kombëtaren. Është i motivuar për ardhjen tonë”, u shpreh Xavi.
Me kontratë deri në vitin 2030, Xavi nis një kapitull të ri në karrierën e tij, këtë herë në stolin e një prej kombëtareve me traditën më të madhe në futbollin europian.
Juventusi ka zyrtarizuar transferimin e portierit polak Kamil Grabara, i cili vjen nga Wolfsburgu. Klubi bardhezi ka bërë të ditur se 26-vje&c...
Al Jazira ka arritur një marrëveshje verbale me Interin për transferimin e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani. Lajmi është b&eum...
Dhjetë lojtarë nga Japonia u regjistruan në skuadrat e nivelit të lartë anglez kur filloi fushata fundjavën e kaluar, me më...
Marrëveshja përfshin edhe opsionin e blerjes përfundimtare, ndërsa sipas raportimeve nga Italia, Leipzig do të paguajë rreth 4 m...
Tre ditë pasi i mposhtën në ligë (1-0), Leeds e mposhti përsëri Forestin, këtë herë në Kupën ...
Kristjan Asllani është gjithnjë e më pranë largimit përfundimtar nga Interi. Mesfushori shqiptar ka hapur tashmë derën p...
Katër persona janë arrestuar në Afrikën e Jugut në lidhje me vrasjen e ish-kampionit të botës në boks, Zolani Tete. 42-...
Vetëm tre muaj pas listës së parë të Rolando Maranit, Kombëtarja shqiptare ka një tjetër panoramë klubesh. Disa l...
Në futbollin anglez shpenzimet në merkaton e transferimeve vijojnë të rrjedhin lumë dhe madje me shifra impresionuese. Rasti më...
Udinese po mendon të përforcojë repartin e mbrojtjes dhe në listën e klubit italian ka përfunduar edhe Ardian Ismajli. Lajmi &eu...