Shqipëria një hap më pranë BE-së? COREPER miraton mbylljen e tre kapitujve të negociatave
Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian (COREPER) ka miratuar Pozicionin e P&eum...
Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian (COREPER) ka miratuar Pozicionin e P&eum...
Më shumë se 800 anije tregtare kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit me ndihmën e Marinës Amerikane që nga fill...
José Mourinho mbërrin në Madrid këtë të premte dhe do të zhvillojë seancën e tij të parë st...
Një influencuese dhe modele braziliane ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Dubai, ndërsa autoritetet po hetojnë ...
Banorët e fshatit Homezh në Bashkinë e Pogradecit janë detyruar të marrin vetë punën në dorë për të sht...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka rrëzuar kërkesën e Pamela Qirkos, ish-anëtare dhe ish-kryetare e Komisionit të Pavarur t&...
Gjykata e Fierit ka ndryshuar masat e sigurisë për tre vajzat e përfshira në ngjarjen e dhunimit të një 17-vjeçareje, ras...
Rusia ishte një hap larg përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë. Por sipas informacioneve të fundit ka qenë K...
Samiti i fundit i NATO-s i mbajtur në Ankara ka lënë, përtej debateve të ndërlikuara strategjike mbi sigurinë ndërkomb...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një njoftim ku paralajmëron qytetarët shqiptarë për përdo...

Zvicra përgatitet për një nga sfidat më të mëdha të historisë së saj në Kupën e Botës. Helvetët do të përballen me kampionen në fuqi, Argjentinën e Lionel Messit, në çerekfinalet e Botërorit 2026, në Kansas City.
Në krye të skuadrës zvicerane është Granit Xhaka, i cili pritet të udhëheqë ekipin në një duel ku çdo gabim mund të kushtojë eliminimin. Kapiteni shqiptar beson se afrimi me fazat vendimtare të turneut ka rritur edhe më shumë besimin dhe ambicien e skuadrës.
“Kur je kaq afër, dëshira bëhet edhe më e madhe. Ky është një presion pozitiv për ne, sepse duam të vazhdojmë më tej”, u shpreh Xhaka.
Mesfushori foli edhe për përballjen me Lionel Messin, duke e cilësuar një mundësi të veçantë për çdo futbollist që luan në këtë periudhë.
“Është një privilegj i madh të luajmë në epokën e Messit dhe Cristiano Ronaldos. Ende nuk e kemi analizuar në detaje Argjentinën, por nga nesër do të nisim përgatitjet dhe analizën e kundërshtarit”, tha kapiteni i Zvicrës.
Përballë tyre do të jetë një Argjentinë që vjen në këtë sfidë në një formë të jashtëzakonshme. Kampionët e botës kanë gjetur rrugën e golit në pesë ndeshjet e fundit të Botërorit, ndërsa Lionel Messi mbetet lojtari kryesor i skuadrës së drejtuar nga Lionel Scaloni, me tetë gola në këtë edicion.
Zvicra përballet me një kundërshtar që ka regjistruar 12 fitore radhazi në të gjitha kompeticionet, por historia e futbollit ka treguar se në fazat me eliminim direkt gjithçka mund të ndryshojë nga një ndeshje.
Për të kaluar në gjysmëfinale, skuadra e Xhakës do të ketë nevojë për një paraqitje pothuajse perfekte ndaj një prej favoritëve kryesorë për trofeun.
Ndeshjet çerekfinale të Botërorit 2026:
10 korrik, ora 21:00 – Spanjë - Belgjikë (Los Angeles)
11 korrik, ora 23:00 – Norvegji - Angli (Miami)
12 korrik, ora 03:00 – Argjentinë - Zvicër (Kansas City)
José Mourinho mbërrin në Madrid këtë të premte dhe do të zhvillojë seancën e tij të parë st...
Spanja e Luis de la Fuentes po i afrohet madhështisë. Ata po synojnë të bëhen vetëm skuadra e katërt që mban një...
Portieri foli me ESPN pas ndeshjes dhe, kur u pyet për klubin Núñez, për të cilin ai është një mbës...
Dalja e Marokut nga Kupa e Botës 2026 u shoqërua me incidente në Londër, ku mbrëmjen e së enjtes u regjistruan përplasje t&...
Rudi Garcia, trajneri i kombëtares belge, pranoi se Spanja, me të cilën sot do të përballet skuadra e tij (21:00) n&eu...
Kylian Mbappé humbi penalltinë e tij të enjten në çerekfinale kundër Marokut (minuta e 28-të), pavarësis...
Lojtari i Norvegjisë, Martin Odegaard, doli në konferencë para ndeshjes së Botërorit ndaj Anglisë. “Nuk kemi nevojë ...
Spanjës i kanë mbetur vetëm tre hapa për të arritur qëllimin e saj përfundimtar: fitimin e yllit të saj të d...
Ousmane Dembélé, i cili fiksoi fitoren 2-0 të Francës ndaj Marokut në çerekfinalet e Kupës së Botës,&n...
Në Oslo e kanë quajtur diaspora e të pasurve norvegjezë që largohen nga fjordet për t’u strehuar në Zvicër, p&eu...