SOCIALE

Shënon rekord të ri historik, ja sa ka arritur çmimi i arit sot

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Shtator 2025, 13:48
Shënon rekord të ri historik, ja sa ka arritur çmimi i arit sot

Çmimet e arit u rritën në një nivel historik të martën, duke kaluar rekordin e mëparshëm të prillit, pas tarifave të Presidentit Donald Trump për “ditën e çlirimit” më 2 prill, në kushtet e një dollari të dobët dhe pritshmërive për një ulje të normës së interesit në SHBA këtë muaj.

Çmimi i arit u rrit me 0.9 për qind në 3,508.70 dollarë për ons gjatë tregtimit në Azi, përpara se të humbiste një pjesë të fitimeve dhe të tregtohej në 3,497 dollarë.

Sipas analistëve, kërkesa për ar është rritur pasi investitorët e shohin atë si një mburojë ndaj inflacionit dhe pasigurive të gjera makroekonomike.

Shqetësimet në rritje për pavarësinë e Rezervës Federale, pas presionit që Trump i ushtroi kryetarit Jay Poëell dhe vendimit për të shkarkuar guvernatoren Lisa Cook, kanë nxitur ecurinë më të fundit të çmimit. Investitorët janë të shqetësuar se inflacioni mund të rritet nëse normat e interesit ulen për shkak të presionit politik.

“Normat më të ulëta të huamarrjes, me rrezikun e nxitjes së inflacionit, po rrisin shumë interesin e investitorëve për momentin,” shtoi Daniel Hynes, strateg i lartë i mallrave në ANZ. “Kjo do të mbështesë këtë moment në rritje.”

Edhe argjendi u ngjit në një rekord të ri të martën, duke u rritur me 0.3 për qind në 40.8 dollarë për ons. Megjithëse tregtohet ende me një zbritje ndaj arit krahasuar me çmimet mesatare historike, diferenca është ngushtuar muajt e fundit për shkak të interesit në rritje nga investitorët.

“Ka ende hapësirë të madhe për rritje,” tha Hynes. “Mendoj se ky lëvizje po nxitet thjesht nga kërkesa e investitorëve.”

Strategët shtuan se humbja e shpresave për një zgjidhje të shpejtë të luftës në Ukrainë, siç kishte premtuar Trump, ka mbështetur rritjen e çmimeve.

Sipas një shënimi të fundit nga Goldman Sachs, flukset hyrëse në fondet e tregtuara në bursë të arit janë shfaqur si një burim i rëndësishëm kërkese që ka mbështetur çmimet. Analistët e bankës parashikojnë që çmimet e arit të arrijnë 4,000 dollarë për ons deri në mesin e vitit të ardhshëm.

Çmimet e arit janë gati dyfishuar që nga fillimi i vitit 2023, pasi bankat qendrore kanë rritur rezervat dhe investitorët janë drejtuar te ari si mbrojtje kundër inflacionit.

Vitit të kaluar, metali i çmuar tejkaloi euron për t’u bërë aktivi i dytë më i përdorur në rezervat e bankave qendrore pas dollarit, duke përbërë 20 për qind të rezervave zyrtare globale.

Blerësit më të mëdhenj vitin e kaluar përfshinin Indinë, Kinën, Turqinë dhe Poloninë, sipas Këshillit Botëror të Arit.

“Kemi trendin e vazhdueshëm të de-dolarizimit mes disa bankave qendrore,” tha David Wilson nga BNP. “Kjo është një mbështetje themelore që vazhdon.” / Monitor.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë