“Më quajtën hero i popullit”, flet Zebervoki, sqaron të vërtetën e largimit nga policia!
Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vj...
Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vj...
Stuhia e fuqishme që ka përfshirë zonën bregdetare të Sarandës ka shkaktuar probleme për disa mjete lundruese, duke detyrua...
Kontrolle të befasishme janë bërë këtë mëngjes në ambientet e burgut të Drenovës. Mësohet se gjat&...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Përballë aeroportit të Rinasit, në portën hyrëse të Shqipërisë, ku në 10 muaj hynë 10 milionë udhëtarë, që presupozohen të jetë vendi më i sigurt në Shqipëri, rreth orës 14:20 të kësaj të marte ndodhi një atentat tipik mafioz, ku nga një makinë në lëvizje u qëllua me kallashnikov drejt dy personave.
Pas 4 ditësh qëndrimi në Barcelonë, Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani Sheqeri u rikthyen në atdhe dhe me mjetin të cilin e kishin parkuar brenda aeroportit dolën drejt rrethrrotullimit të aeroportit, pa e ditur se do të binin në kurthin e ngritur nga së paku 4 persona të cilët i donin patjetër të vdekur.
Një mjet Toyota iu vu pas makinës së tyre duke qëlluar me breshëri dhe pa iu dhënë mundësi reagimi. Mbi 100 plumbat e derdhur drejt Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit detyruan makinën të stopohej dhe krijuan panik dhe dëme materiale edhe në bizneset e zonës të mbushura me qytetarë. Autorët u larguan nga vendngjarja vetëm kur u bindën se misioni ishte kryer.
Nga të shtënat, Gilmando Dani, i cili ishte në vendin e pasagjerit, ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa Muçi Shaljani mbeti i plagosur rëndë dhe po lufton me jetën në spital. Pas krimit, atentatorët u larguan drejt fshatit Halil, ku braktisën makinën e përdorur në ngjarje dhe brenda saj municionin dhe 4 kallashnikovë.
Policia dyshon se ata kanë pasur informacion të plotë mbi lëvizjet e Gilmando Danit, se kur ai kthehej nga Barcelona dhe me çfarë makine lëvizte.
Pjesë e grupit të strukturuar kriminal të Emiliano Shullazit, Gilmando Dani ka një CV të pasur kriminale, mbi të cilën policia do të ndalet për të identifikuar shkaqet dhe autorët e kësaj ngjarjeje. I arrestuar disa herë për armëmbajtje, kanosje dhe gjobëvënie, Dani kishte veç një vit që kishte dalë nga burgu. Kjo është hera e tretë ndaj të cilit organizohen sulme me armë. Më herët, Dani i ka shpëtuar atentateve të ngjashme në 2011 dhe 2015, shkruan TCh.
Ndërsa miku i tij, Muçi Shaljani, rezulton pa probleme me ligjin. Ai rezulton prej 3 muajsh i punësuar pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, që presupozohen të pastrojë radhët e policisë, por që udhëtonte dhe shoqërohej me një person me dritëhije kriminale.
Donald nga Kameruni dhe Dauda nga Nigeria janë dy shokë që jetojnë në Shqipëri ndërsa thonë se e kanë dashur vend...
I ashtuquajturi operacioni ‘Enroque Manso Bal’ ka tronditur themelet e Policisë Kombëtare spanjolle, pasi është zbuluar një...
Të shumta janë rastet e vajzave dhe grave të zhdukura në Shqipëri, ngjarje që shpesh kanë mbetur pa një zgjidhje dhe fat...
Një nga tre burrat e plagosur në përleshjen e bandave të hënën në mbrëmje në një parking në Veneto ë...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në zonën e aeroportit t&e...
Ekzekutimi i fundit mafioz, i ndodhur në një nga akset rrugore më të ruajtura në vend, ka nxjerrë në pah lidhje tronditë...
Makina ndaj të cilës u qëllua me breshri plumbash në zonën e Rrethrrotullimit të Rinasit është larguar me karrotrec ng...
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi të martën më 11 nëntor lënien në fuqi t&e...
Pas afro 5 orësh nga atentati afër Aeroportit të Rinasit, policia ka larguar me karotrec nga vendngjarja makinën luksoze me të cil&eu...
Në 6 tetor në qendër të Tiranës, në një sallë të Gjykatës së Apelit jo shumë larg Kuvendit të S...