
Donald nga Kameruni dhe Dauda nga Nigeria janë dy shokë që jetojnë në Shqipëri ndërsa thonë se e kanë dashur vendin tonë që nga dita e parë dhe tashmë e quajnë veten dibranë. Ata na tregojnë historinë e tyre të veçantë, për jetën në Tiranë, miqësitë e reja dhe dashurinë që kanë për kulturën shqiptare ndërsa Dauda na shpjegon se pse vendosi të vijë në vendin tonë për studime.
“Kam ardhur në Shqipëri sepse profesori im në Nigeri më sugjeroi ta bëja këtë, pasi ka shkolla shumë të mira. Kam ardhur për studime – për bachelor dhe master. Gjuha shqipe më duket shumë e vështirë, por me kohë dhe durim do ta mësoj. Kam shumë miq këtu – shqiptarë, nigerianë dhe afrikanë nga vende të ndryshme. Njerëzit në Shqipëri janë shumë socialë dhe miqësorë, dhe të bëjnë të ndihesh si në shtëpi. Qytetet që më pëlqejnë më shumë janë Berati, Shkodra, Korça, Dardha dhe Tirana. Secili ka diçka të bukur dhe të veçantë”, thotë Dauda .
Ai thotë se ushqimi shqiptar i pëlqen shumë.
“Më të preferuarit janë pilafi, byreku me mish dhe ai me patate, po ashtu trileçja dhe qoftet. Shqipëria ka ushqim shumë të shijshëm, dhe më pëlqen që gjithçka gatuhet me kujdes dhe me shije shtëpie”, thotë ai.
Dauda ka mësuar edhe disa valle tradicionale.
“Kam parë miqtë e mi shqiptarë duke kërcyer dhe kam mësuar disa valle tradicionale. Më pëlqejnë shumë vallja kosovare, ajo shqiptare dhe ajo e Tropojës. Muzika është plot energji dhe më bën të ndjej atmosferën shqiptare”, shprehet Dauda.
Donaldi ka rreth një dekadë që jeton në Shqipëri dhe tashmë ndihet kaq i lidhur me vendin sa e quajnë veten dibran.
“Shoku im është nga Kameruni, quhet Donaldi. Unë kam rreth një dekadë që jetoj në Shqipëri. Tani e quaj veten ‘shqiptar i veriut’, madje ‘dibran dem baba dem’, sepse kam shumë shoqëri nga Dibra dhe kam qenë atje disa herë. Fjalët që kam mësuar nga dibranët janë: ‘Malet tona janë më të larta’. Nga ushqimet shqiptare më pëlqen shumë fërgesa. Shqiptarët na kanë pritur shumë mirë që në fillim. Ata janë një popull luftarak dhe shumë patriotik, gjë që më bën t’i respektoj edhe më shumë”, thotë Donaldi.
Donald shton se ata janë miq shumë të mirë me Daudan dhe bashkëpunojnë në disa fusha.
“Unë e njoh pak më mirë gjuhën shqipe, ndaj shpesh e ndihmoj edhe atë për të mësuar dhe për t’u përshtatur më shpejt. Na pëlqen të ndajmë përvojat tona dhe të tregojmë historinë tonë si dy miq afrikanë që tashmë e quajnë veten shqiptarë. Më kanë pritur shumë mirë këtu në Shqipëri. Në kohën e lirë luajmë futboll me disa shokë shqiptarë. Ti e di, unë jam ‘malok’ nga Dibra – por malok që është rritur në fushë!”, thotë Donaldi./euronews
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
11 Nëntor20:37
Tradhti brenda forcave të rendit. Ky është kryepolici që u rekrutua nga mafia shqiptare, negocioi çmimin e drogës
I ashtuquajturi operacioni ‘Enroque Manso Bal’ ka tronditur themelet e Policisë Kombëtare spanjolle, pasi është zbuluar një...
AKTUALITET
11 Nëntor20:25
Darka e fundit e Nadire Shpatës/ Nga historia e dhunës te dyshimet e bashkëshortit për vrasjen. Çfarë bisedoi me të bijën
Të shumta janë rastet e vajzave dhe grave të zhdukura në Shqipëri, ngjarje që shpesh kanë mbetur pa një zgjidhje dhe fat...
AKTUALITET
11 Nëntor20:11
EMRI/ Përplasja mes shqiptarëve në Veneto, kush është 30-vjeçari shqiptar i arrestuar. Zbulohet vendi ku fshehu armën
Një nga tre burrat e plagosur në përleshjen e bandave të hënën në mbrëmje në një parking në Veneto ë...
AKTUALITET
11 Nëntor20:05
Atentati në Rinas. A ishte i armatosur Gilmando Dani? Flet zyrtari policor dhe “lidhja” me atentatin në Astir
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në zonën e aeroportit t&e...
AKTUALITET
11 Nëntor19:58
“Nuk ka ndarje polici-krim”/ Abilekaj: Dani i njohur për policinë, efektivi i plagosur i dyshuar për pjesëmarrje në trafiqe
Ekzekutimi i fundit mafioz, i ndodhur në një nga akset rrugore më të ruajtura në vend, ka nxjerrë në pah lidhje tronditë...
AKTUALITET
11 Nëntor19:32
Vrasja në Rinas/ Dërgohet për ekspertizë “Benz-i” luksoz i “Visit të garave”
Makina ndaj të cilës u qëllua me breshri plumbash në zonën e Rrethrrotullimit të Rinasit është larguar me karrotrec ng...
AKTUALITET
11 Nëntor19:24
Apeli lë në fuqi dënimin e ish-kryebashkiakut të Pogradecit
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi të martën më 11 nëntor lënien në fuqi t&e...
AKTUALITET
11 Nëntor19:13
Pas afro 5 orësh nga atentati në Rinas, policia zhvendos me karotrec makinën ku ndodheshin viktima dhe i plagosuri
Pas afro 5 orësh nga atentati afër Aeroportit të Rinasit, policia ka larguar me karotrec nga vendngjarja makinën luksoze me të cil&eu...
AKTUALITET
11 Nëntor18:55
KLGJ ankohet në Kuvend për buxhet të mangët për sigurinë në gjykata
Në 6 tetor në qendër të Tiranës, në një sallë të Gjykatës së Apelit jo shumë larg Kuvendit të S...
AKTUALITET
11 Nëntor18:53
Atentati mafioz në Rinas/ Gazetari zbulon detaje nga e shkuara e errët e Gilmando Danit, lidhjet me Shullazin dhe polici i AMP-së që e shoqëronte
Një atentat i mirëfilltë mafioz, ka ndodhur pranë Aeroportit të Rinasit, që konsiderohet si zona më e sigurt në vend. Gi...