"Je treguar i butë me protestuesit"/ Vuçiç mëson Ramën si të shtypë revoltën studentore
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka komentuar protestat që prej ditësh po zhvillohen në Shqipëri, duke vlerësuar kryemi...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka komentuar protestat që prej ditësh po zhvillohen në Shqipëri, duke vlerësuar kryemi...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...

Një lajm i kobshëm erdhi një ditë më parë nga Spitali i Traumës ku Kreshnik Tomai, babai i tre fëmijëve, prej 10 ditësh po luftonte për jetën në sallën e kujdesit intensiv. 35-vjeçari nuk mundi që të fitonte betejën me vdekjen. Ai ndërroi jetë pas 10 ditësh në koma, pasi më 24 gusht u përplas nga një 17-vjeçar me “Range Rover” në qytetin e Fierit.
Por, për publikun Kreshniku nuk ishte një emër i panjohur. Në media dhe rrjetet sociale të gjithë e njohin si babain që do të bënte të pamundurën për ëndrrën e vajzës së tij që të bëhej këngëtare. Ai është babai i Nikitës, vogëlushes 10 vjeçare e cila ka fituar zemrat e publikut me zërin e saj të ëmbël dhe dëshirën e madhe për t’u bërë këngëtare. Me dhjetëra herë, babë e bijë, kanë qenë të ftuar në studio televizive, aty ku dhe Kreshniku ka pohuar para kamerave se deri në fund të jetës së tij do të jetë mbështetja më e madhe e vogëlushes së tij.
Kreshnik Tomai duke kercyer me vogelushen e tij Nikiten
“Fëmijën e parë e kam dashur vajzë dhe emrin ja kam vënë vetë. Nuk i imponoj, të zgjedhin çfarë të duan. Është ëndrra e saj dhe unë do përpiqem t’ia plotësoj,” ka thënë asokohe Kreshniku.
Babë e bijë, edhe në rrjetet sociale kanë “vjedhur” zemrat e ndjekësve. Mjaft aktivë në “TikTok”, Kreshniku dhe Nikita publikonin për ndjekësit video së bashku si dhe fragmente ku e vogla shihej duke kënduar.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua më 24 gusht pranë Shkollës së Muzikës në Fier. Tomani, teksa po kalonte rrugën u përplas me automjet nga një 17-vjeçar. Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Fierit, por për shkak të gjendjes së rënduar u nis drejt Tiranës ku dhe qëndroi në koma për 10 ditë. Pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore dhe kujdesit intensiv, plagët e marra në aksident kanë rezultuar fatale për të riun duke ndërruar jetë kështu ditën e sotme, 3 shtator.
Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar 17-vjeçarin i cili akuzohet për veprat penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, ndërsa ishte në timon pa patentë./piranjat.al
Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka publikuar një raport inspektues për ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles Mcgo...
Një fermë kanabisi me vlerë rreth 80,000 paund është zbuluar në një shtëpi në Dudley pas një bastisjeje në...
Pesë persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Tiranë. Sipas informacioneve grupi dyshohet se në bashkëpunim me nj&eum...
Kolegji Zgjedhor ka rrezuar kërkesën ankimore të Partisë Demokratike, e cila kundërshton vendimin e 28 gushtit të Komisionit Rregu...
Ka përfunduar në prangat e policisë kolumbiane Samir Rosales Rodríguez, i njohur si "El Kimiki", ndërsa ishte shpallur në kë...
Një qytetar shqiptar ka ngritur alarmin për një ndryshim të rëndësishëm në procedurat kufitare të Greqisë, q...
I kërkuar që nga gushti i vitit 2020, një 44-vjeçar shqiptar u arrestua në Brindisi nga policia kufitare italiane pas kontrolleve t&e...
Një kompani amerikane nga Florida ka ngritur padi kundër Air Albania para Gjykatës së Lartë të Anglisë dhe Uellsit, duke pr...
Për kryetaren e komisionit të medias Ina Zhupa asnjë nga nenet problematike nuk është reflektuar me ndryshime në përputhje me...
Klinika ‘International Medicare’ u bllokua pasi nuk deklaroi 1 mln € fitime. Pas operacionit ku në pranga ra administratori E...