“Na bllokuan në doganën malazeze!”, flet shqiptari: Jemi nisur nga Franca, na detyruan të hiqnim simbolet kombëtare
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Protestuesit po nisin marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit me thirrjet: Jep dorëheqjen! Rama në burg. Ata pritet të marshojnë...
Për më shumë se njëqind ditë, mijëra shqiptarë protestojnë çdo mbrëmje në Tiranë dhe gjetkë. ...
Një prej shqiptarëve të diasporës, që po udhëton nga Anglia drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës...
Policia greke prej 48 orësh po mban të fshehtë identitetet e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Lulet e s...
Në një përpjekje marketingu për të siguruar klientë të rregullt, një shpërndarës droge në Minesota u ofro...
“Nuk është një dënim i përshtatshëm, sepse nuk janë marrë parasysh shumë gjëra”. Me një z&...
Hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35 vjeç, shqiptarit me banim në Mirano, po përqendrohen në botën e trafikut të drog&...
Një hetim i hapur së fundi nga prokuroria e Tiranës, ka vënë në qëndër të vëmëndjes disa persona që ...
L Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, &eum...

Popullsia e Shqipërisë po tkurret me ritme shumë më të larta gati dy deri tre herë më shumë se në vendet e tjera të Rajonit sipas të dhënave të azhurnuara nga Eurostat për popullsinë e vendeve kandidate.
Në vitin 2025 popullsia zyrtare Shqipërisë ishte 2,363,314 banorë me një tkurrje prej rreth 27,628 personash brenda një viti, ndërsa në terma relativë rënia ishte –1.2%, norma më e lartë në rajon.
Sipas të dhënave të Eurostat në tabelën e mëposhtme rënia e popullsisë së Bosnjë-Hercegovinës është –0.3%, ajo e Maqedonisë së Veriut –0.2%, e Serbisë -0.6% dhe Mali i Zi me -0.1%.
Në 4 vendet e tjera kandidate të Ballkanit Perëndimor popullsia ra mesatarisht me 0.3 %, ndërsa në Shqipëri gati 4 herë më shumë, me 1.1%.
Diferenca tregon se fenomenet demografike, veçanërisht emigracioni i vazhdueshëm dhe ulja e lindshmërisë, po ndikojnë vendin tonë më shumë se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor me statusin kandidat për tu anëtarësuar në BE.
Në vitet e fundit rënia e popullsisë është përshpejtuar për shkak të tkurrjes së të rinjve që po ulin me shpejtësi lindjet nga viti në vit.
Tkurrja e fortë në grup-moshën deri 30 vjeç po vjen kryesisht si pasojë e emigracionit të lartë që vazhdon të jetë ndër më të lartët në Europë. Shqiptarët, veçanërisht të rinjtë dhe profesionistët, largohen për paga më të larta, kushte më të mira pune dhe mundësi më të qëndrueshme karriere në vendet e BE-së. Kjo tendencë është rritur pas liberalizimit të tregut europian të punës dhe skemave të rekrutimit të vendeve si Gjermania, që kanë kërkesa të mëdha për fuqi punëtore.
Të dhënat e brendshme tregojnë se popullsia nga 15-29 vjeç që përfaqëson grupin e të rinj aktiv në emigrim u tkurr me 45 për qind ndërmjet 2011 dhe 2025.
Gjithashtu Shqipëria ka nivelin më të ulët të lindjeve në historinë e saj të tranzicionit me një normë fertiliteti rreth 1.2 fëmijë për grua në moshë lindje, shumë poshtë nivelit e zëvendësimit dhe nga më të ulëtat në Europë. Shumë çifte të reja shtyjnë krijimin e familjes për shkak të pasigurisë ekonomike, kostove të larta të rritjes së fëmijëve dhe emigrimit të partnerëve.
Në dekadën në vijim numri i vdekjeve pritet të jetë më i lartë se ai i lindjeve dhe do krijojë deficit natyror që vetëm do të thellohet nëse nuk merren masa frenuese./ Monitor

Një 30-vjeçar është vetëdorëzuar sot në Kallamatë për vrasjen e dyfishtë në Finikounda në fillim...
Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare...
SPAK sot deklaron se biznesmeni Gerond Meçe është marrë peng, për shkak se u fut në garë, duke prishur përllogaritjet ...
Gjithçka e ka zanafillën në intervistën e Arben Ahmetajt në emisionin Çim Peka Live, ku e cilësoi AKSHI-n si kopshti priv...
Puna nëntokë, për shkak të vështirësisë dhe rreziqeve që mbart, kërkon trajtime specifike jo vetëm për ...
SPAK arrestoi të martën 8 persona për abuzimet me tenderat tek AKSHI. Sipas SPAK ata vepronin si grup i strukturuar kriminal, e në thelb kis...
Në shtator 2025, në hyrje të një pallati të braktisur në zonën e Alliasit, në Tiranë u gjet i shtrirë pë...
Ky vend, është i bekuar nga zoti, por i zhvatur dhe i grabitur, duke lënë njerëzit në mjerim. E fshehur mes maleve të Mird...
Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor avokatin Bardhi Koçi për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtroj...
Ndërsa Shqipëria është në fazat e fundit të kapitujve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, President i Repu...