
Një gjykatë në Itali ka dënuar me 3 vite e 3 muaj burg një 80-vjeçar nga Presicce-Acquarica, në provincën e Leçes, pasi e shpalli fajtor për keqtrajtim në familje dhe plagosje. Sipas vendimit, i moshuari ushtroi për vite me radhë dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shqiptare dhe dy fëmijëve të saj.
Përveç dënimit me burg, gjykata i ndaloi ushtrimin e funksioneve publike për pesë vite dhe urdhëroi pagesën e një dëmshpërblimi paraprak prej 25 mijë eurosh për gruan dhe djalin e mitur, si dhe 10 mijë eurosh për vajzën madhore. Sipas hetimeve, 80-vjeçari e kishte sjellë gruan shqiptare në Itali së bashku me dy fëmijët e saj, duke i premtuar një jetë më të mirë. Megjithatë, nga viti 2017 deri në maj të vitit 2021, familja jetoi nën kërcënime, kontroll dhe dhunë të vazhdueshme.
Gruaja dhe fëmijët detyroheshin të punonin për pastrimin e apartamenteve me qira, ndërsa fëmijëve u pengohej edhe ndjekja e rregullt e shkollës. Një nga rastet më të rënda ishte ai i djalit 6-vjeçar, i cili u dhunua dhe pësoi dëmtime në kokë, ndërsa edhe vajza ishte viktimë e abuzimeve dhe kërcënimeve. Çështja u zbulua pasi gruaja dhe vajza iu drejtuan disa herë spitalit me lëndime të dyshimta, çka çoi në nisjen e hetimeve dhe më pas në dënimin e të moshuarit.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
10 Korrik11:31
Detaje tronditëse, momenti kur 62-vjeçari qëllon gruan me çifte dhe pret policinë!
Dalin të tjera detaje tronditëse lidhur me vrasjen e Bardhe Zicit në Shkodër.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bane...
AKTUALITET
10 Korrik11:01
Vrasja e tregtarit Besnik Hida në Lushnjë, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon dosjen për gjykim
Dosja për vrasjen e biznesmenit Besnik Hida në Lushnjë i ka kaluar gjykatës, pas përfundimit të hetimeve nga SPAK.
Prokuroria e...
AKTUALITET
10 Korrik10:49
"Më jep celularin”, debati që i mori jetën Bardha Ziçit/ Detaje nga vrasja në Shkodër
Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Bardhe Ziçit nga bashkëshorti, një ditë më parë në Shkodër.
Po...
AKTUALITET
10 Korrik10:41
Krimet në familje nuk ndalen: 4 gra të vrara gjatë vitit 2026
Vrasja e 55-vjeçares Bardhe Ziçi në Shkodër është ngjarja më e fundit që rëndon bilancin e krimeve në fa...
AKTUALITET
10 Korrik10:34
Arsimi profesional, 18% e të diplomuarve as në punë as në shkollë, 63% të punësuar
Më shumë se gjashtë në dhjetë të rinj që përfunduan shkollat e arsimit profesional në vitin 2024 rezultojnë ...
Nga Elton Qyno
AKTUALITET
10 Korrik10:31
I dha tenderin mikut të tij dhe gënjeu në SPAK, vihet nën hetim anëtari i KPP, Kreshnik Tërnova
Kreshnik Tërnova, anëtari i Komisionit të Prokurimeve Publike është vënë nën hetim nga prokuroria e Posaçme SPA...
AKTUALITET
10 Korrik10:02
Zbulohet autori i vrasjes së Ilir Likës në Laç, Emiljano Suti qëlloi 7 plumba, armën e hodhi në vendgjarje
Janë zbuluar detaje të reja nga vrasja e 40-vjeçarit Ilir Lika alias Gjini në lagjen “Erdogan” në Laç. Autori i ...
AKTUALITET
10 Korrik09:52
Ekuadori godet një rrjet ndërkombëtar droge me lidhje shqiptaro-polake, 18 të arerstuar
Policia Kombëtare e Ekuadorit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme të Shtetit dhe Europol-in, ka shkatërruar nj&eu...
AKTUALITET
10 Korrik09:25
Ngjarje e rëndë në Durrës/ 40-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen nr. 16/1 të Durrësit, ku një 40-vje&...