
Më shumë se gjashtë në dhjetë të rinj që përfunduan shkollat e arsimit profesional në vitin 2024 rezultojnë të punësuar, ndërsa shkalla e papunësisë u rrit ne krahasim me vitin 2023 tregojnë të dhënat zyrtare nga Agjencia Kombëtarë Aftësive që gjurmojnë punësimin pas shkollës në arsimin profesional.
Gjurmimi përfshiu 1,143 të diplomuar të vitit 2024, ose 40.1% të totalit te të diplomuarve. Rreth 83.2% e pjesëmarrësve në anketë ishin djem dhe vetëm 16.8% vajza, një ndarje që tregon praninë më të madhe të meshkujve në arsimin profesional.
Sipas rezultateve, 62.8% e të diplomuarve të vitit 2024 ishin të punësuar. Niveli ishte më i ulët se 67.6% i regjistruar për të diplomuarit e vitit 2023, por dukshëm më i lartë se 40.1% për të diplomuarit e vitit 2020. Nga të diplomuarit e vitit 2024, mbi 46% ishin të punësuar, 6% të vetëpunësuar, ndërsa 10.2% punonin dhe studionin ose ndiqnin një trajnim në të njëjtën kohë. Një tjetër pjesë, rreth 18.7%, rezultonte vetëm në studime ose në trajnime të mëtejshme.
Edhe pesha e të rinjve që nuk janë as në punë, as në arsim dhe as në trajnim, të njohur si kategoria NEET, u rrit 18.5% për të diplomuarit e vitit 2024, krahasuar me 17% për të diplomuarit e vitit 2023, duke treguar se pothuajse një në pesë të rinj që përfundojnë arsimin profesional vijon të mbetet jashtë tregut të punës dhe sistemit arsimor.
AKPA e lidh rënien e lehtë gjatë vitit të fundit me rritjen e numrit të të rinjve që kanë zgjedhur të vazhdojnë studimet ose trajnime të tjera pas përfundimit të shkollës profesionale.
Në total, 81.5% e të diplomuarve të arsimit profesional ishin ose të punësuar, ose në vijim të studimeve dhe trajnimeve. Ky tregues mbetet më i ulët se 83.1% për brezin e diplomuar në vitin 2023.
Të dhënat tregojnë një ulje të fortë të papunësisë mes të diplomuarve të arsimit profesional. Vetëm 6.1% e të diplomuarve të vitit 2024 ishin pa punë dhe në kërkim të një vendi pune.
Rezultate të ngjashme janë evidentuar edhe për personat që kanë përfunduar kurse pranë Qendrave të Formimit Profesional. Sipas AKPA-s, 63.5% e të anketuarve deklaruan se ishin të punësuar pas përfundimit të kursit.
Rezultatet sugjerojnë se arsimi dhe formimi profesional po sigurojnë një lidhje më të drejtpërdrejtë me tregun e punës. Megjithatë, pjesëmarrja e ulët e vajzave dhe fakti që afro 19% e të diplomuarve mbeten jashtë punësimit, arsimit dhe trajnimit tregojnë se kalimi “nga shkolla në punë” vijon të ketë ende boshllëqe./ Monitor
Artikuj te sugjeruar
Nga Elton Qyno
AKTUALITET
10 Korrik10:31
I dha tenderin mikut të tij dhe gënjeu në SPAK, vihet nën hetim anëtari i KPP, Kreshnik Tërnova
Kreshnik Tërnova, anëtari i Komisionit të Prokurimeve Publike është vënë nën hetim nga prokuroria e Posaçme SPA...
AKTUALITET
10 Korrik10:02
Zbulohet autori i vrasjes së Ilir Likës në Laç, Emiljano Suti qëlloi 7 plumba, armën e hodhi në vendgjarje
Janë zbuluar detaje të reja nga vrasja e 40-vjeçarit Ilir Lika alias Gjini në lagjen “Erdogan” në Laç. Autori i ...
AKTUALITET
10 Korrik09:52
Ekuadori godet një rrjet ndërkombëtar droge me lidhje shqiptaro-polake, 18 të arerstuar
Policia Kombëtare e Ekuadorit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme të Shtetit dhe Europol-in, ka shkatërruar nj&eu...
AKTUALITET
10 Korrik09:25
Ngjarje e rëndë në Durrës/ 40-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen nr. 16/1 të Durrësit, ku një 40-vje&...
AKTUALITET
10 Korrik08:49
Detaje/ Autorët e ndoqën 40-vjeçarin deri te hyrja e pallatit, e qëllua me 7 plumba sapo zbriti nga makina
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhu mbrëmjen e kaluar në lagjen “Erdogan” në Laç, ku vikt...
AKTUALITET
10 Korrik08:37
Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin
New York Times vë në pikëpyetje bindjet e Edi Ramës për antisemitizmin, duke e përballur retorikën e tij publike me vendimi...
AKTUALITET
10 Korrik08:29
Kursi i këmbimit valutor për sot/ Ja me sa këmbehen euro, dollari dhe paundi
Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme nuk shënon ndryshime të ndjeshme. Monedhat kryesore ndërkombëtare vijojnë t...
AKTUALITET
10 Korrik07:48
Vrasja e 40-vjeçarit në Kurbin/ Viktima njihej me katër mbiemra, policia në kërkim të autorëve
Një 40-vjeçar u ekzekutua mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:10 në një atentat me armë zjarri në Kurbin. Pas të sh...
AKTUALITET
10 Korrik07:46
Vendet e lira të punës në 2025, profesionet elementare më të kërkuarat
Tregu i punës në vendin tonë tregoi nevoja në rritje për fuqi punëtore në të gjithë sektorët kryesorë t...
AKTUALITET
10 Korrik07:43
Jo vetëm ushqimet, shqiptarët paguajnë dhe për komunikimin 7.6% më shumë se mesatarja e BE-së
Krahas ushqimeve, pajisjeve elektroshtëpiake, naftës e të tjera, konsumatorët shqiptarë paguajnë më shtrenjtë se Bashk...