AKTUALITET

A fshehu SPAK provat e Irena Gjokës? Prokurori nuk vërtetoi dëbimin, por Irena e dokumentoi me prokurë

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Prill 2026, 22:46
A fshehu SPAK provat e Irena Gjokës? Prokurori nuk vërtetoi

Emisioni 'Plug' u transmetua në Syri TV më 1 Prill 2026

Të gjitha provat që i renditëm më sipër i patë, janë të qarta si drita e diellit. Por ato nuk mund t'i shihnin Komisioni i Vetingut, Ministria e Drejtësisë, KLGJ, ILD, Prokuroria e Përgjithshme, e në fund me aktin më skandaloz këto prova u injoruan edhe nga SPAK, që vulosi aktin më të rëndë të kapjes së drejtësisë nga persona me precedentë që mbahen në sistem për tu përdorur për qëllime politike.

Do tju tregojmë në vijim, se si SPAK duke u përdorur për të shpëtuar Irena Gjokën, bëri një autogol, duke nxjerrë edhe vetën zbuluar. 

Pasi parashtruam të gjitha shkeljet dhe falsifikimet e Irena Gjokës tani po analizojmë edhe njoftimin publik të SPAK për pushimin e kallëzimit penal ndaj shtetases Irena Gjoka. Duket se prokurori Bledar Maksuti në pamundësi për të fshehur provat ulëritëse ka përdorur makinacione, duke vënë në pikpyetje edhe aftësinë e tij prfofesionale. 

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për pushim të procedimit penal nr. 130 të vitit 2025 ndaj të kallëzuarës Irena Gjoka, i regjistruar më datë 5.6.2025, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Ky procedim penal është regjistruar mbi bazën e kallëzimit të paraqitur nga shtetasja Adriana Kalaja, në cilësinë e kryetares së Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit në Partinë Demokratike. Materiali kallëzues është protokolluar në Prokurorinë e Posaçme më 20.5.2025 dhe përfshinte falsifikimin e dokumenteve, shpërdorimin e detyrës dhe ushtrimin e ndikimit të paligjshëm
[...]

Nga aktet e administruara, përfshirë dokumentacionin e përcjellë nga autoritetet e drejtësisë së Republikës së Greqisë, evidentohet se ndaj shtetases Irena Gjoka (alias Shpata; Maneku) ekziston një vendim gjyqësor penal i Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë, me nr. 1447/2005, përmes të cilit ajo është deklaruar fajtore për veprën penale të parashikuar nga legjislacioni penal grek “Hyrja dhe qëndrimi i të huajve në Territorin Grek”, e dënuar me burgim dhe gjobë (konvertuar në gjobë sipas dispozitivit të vendimit).

Pra deri këtu SPAK e kishte të pamundur të fshihte realitetin  dhe pranon se ekziston një vendim penal për dënimin e shtetases Irena Gjoka, e më pas nis edhe justifikimin e mohimit të këtyre provave. 

Materialet e administruara tregojnë se Irena Gjoka ka qenë subjekt i procedurave administrative dhe gjyqësore në Greqi, pas dy episodeve në kufi, ku është konstatuar përdorimi i dokumenteve të parregullta dhe tentativa për hyrje me të dhëna të ndryshme identifikuese. Si pasojë, ndaj saj janë marrë masa administrative, përfshirë dëbimin dhe ndalimin e hyrjes në zonën Schengen, të cilat janë kundërshtuar prej saj në gjykatat administrative greke.

Prokurori Bledar Maksuti paska konstatuar se shtetasja Irena Maneku ka qënë subjekt i procedurave administrative, pra 2 dëbime në kufi dhe i procedurave gjyqësore që është vendimi i marrë nga Gjykata e Janinës për t'i dhënë ekspulsin dhe dënimi i konvertuar me gjobë. Më pas ai vijon duke thënë se ndaj Irenës na qënkan marrë masa administrative të cilat ajo i paska kundërshtuar vetë në gjykatat administrative Greke. Dhe këtu fillon abuzimi i këtij prokurori, pasi vendimet janë ankimuar në gjykatat penale dhe jo ato administrative. Për ta dëshmuar këtë fakt mjafton vendimi ku shihet qartë se kërkuese/ankimuese është vetë shtetasja Irena Gjoka.

Në vijim, nga dokumentacioni i siguruar rezulton se ndaj saj është zhvilluar edhe një proces penal në Greqi, konkretisht me vendimin nr. 1447/2005 të Gjykatës Penale të Shkallës së Parë në Janinë, ku ajo është shpallur fajtore dhe është dënuar për përdorim dokumentesh të parregullta. Megjithatë, ky gjykim është zhvilluar në mungesë të saj, ndërsa njoftimi është realizuar sipas procedurave për persona me vendbanim të panjohur. Në këtë kuadër, nuk rezulton të ketë dokumentacion që provon se ajo është njoftuar realisht dhe në mënyrë efektive as për zhvillimin e gjykimit dhe as për shpalljen e vendimit.

Pra pasi e fshehu fillimisht në njoftimin për media, prokurori Maksuti shprehet se kishte edhe një gjykim dhe vendim penal për Irena Gjokën nga gjykata e Janinës por nuk arriti ta faktonte dot se Irena kishte dijeni për seancat apo për vendimin. Dhe ky është falsifikimi i rradhë që bën prokurori i bën dosjes me fshehjen e provave, pasi Irena Gjoka siç e provuam dhe më sipër kishte dijeni jo vetëm për 2 dëbimet pasi kishte autorizuar me prokurë edhe një avokat por në rastin e gjykimit penal, kërkuese ishte vetë ajo.

Nëse do të kishim vullnet për të zbardhur të vërtetën apo dijeninë e Irena Gjokës do të mjaftonte që Bledar Maksuti ta merrte në pyetje Irena Gjokën e ta pyeste.

A të ka marrë malli për vëllezërit?
A ke tentuar të udhëtosh drejt Greqisë për periudhën 2003-2011?
Po pas liberalizimit të vizave në nëntor të vitit 2010 a ke tentuar ndonjëherë të kalosh kufirin Grek?

Se do ishte disi e dyshimtë që në kaq dekada kjo shtetase të mos shkonte te familjarët në Greqi kur kishte dashur aq shume dhe të quhej minioritare duke falsifikuar dokumenta. Por vijojmë me njoftimin e SPAK:

Gjithashtu, nuk rezulton të jetë administruar dokumentacion që provon njoftimin e vendimit gjyqësor ndaj saj, si dhe nuk evidentohet marrja dijeni në mënyrë efektive për ekzistencën e këtij vendimi në kohën e dhënies së tij.

Autoritetet greke, në vijim të zbatimit të legjislacionit përkatës (ligji nr. 3346/2005), kanë urdhëruar mosekzekutimin dhe arkivimin e vendimit penal, për shkak se ai nuk kishte marrë formë të prerë dhe për shkak të parashkrimit të veprës penale. Po ashtu, nga verifikimet zyrtare të kryera rezulton se në dëshmitë e penalitetit të lëshuara nga autoritetet greke nuk figurojnë të dhëna për dënim penal ndaj saj, ndërkohë që edhe në formularin e vetëdeklarimit ajo ka deklaruar se nuk është dënuar me vendim të formës së prerë.

Pra prokurori ka faktuar se Irena nuk ishte dënuar me vendim të formës së prerë, autoritetet greke kanë urdhëruar mosekzekutimin sepse nuk kishte marrë formë të prerë dhe se Irena në formularin e vetëdeklarimit ajo ka thënë nuk jam dënuar me vendim të formës së prerë. Mesa duket prokurori nuk është trajnuar mjaftueshëm për këtë formularin e vetdeklarimit ose falsifikon aktet me dashje sepse pyetjet janë të qarta. 

Në pikën 3 të formularit Irena pyetet nëse :
A keni qënë ndonjëherë në hetim apo gjykim nga një autoritet I huaj, për kryerjen e një vepre penale?
Irena është përgjigjur me JO.


Ky është falsifikimi i parë pasi zonja e dintë që ishte në gjykim nga gjykata penale e Janinës pasi ka pajtuar jo vetëm avokat por është dhe kërkuese në ankimim. Pasi nuk po gjykohej për dëbmin por sepse kishte falsifikuar dokumentacion për të përfituar vizën greke. Pra argumentimi i prokurorit Bledar Maksuti se ajo nuk ka mashtruar kur ka thënë se nuk jam ndënuar me vendim të formës së prerë bie posht te pyetja 3 e formularit.

Por le të hamendësojmë se ka të drejtë Irena me Bledarin që nuk kishte dijeni. Formulari vazhdon me pyetje të tjera.

Në pikën 7 të formularit Irena Gjoka pyetet nëse:
A është marrë ndonjëherë për ju masa e dëbimit nga një shtet I huaj?
Irena Gjoka edhe në këtë rast është përgjigjur JO.


Dhe këtu është falsifikimi i dytë në formular pasi ajo jo vetëm që është dëbuar dy herë në vitin 2002 dhe 2003 por kishte dijeni të plotë pasi ka lëshuar prokurë për tu përfaqësuar me avokat për heqjen e masës së dëbimit. Me firmosjen e këtij formulari Irena Gjoka ka kryer jo vetëm falsifikimin e rradhë por një tjetër vepër penale për të cilën është kallëzuar nga Adriana Kalaja.

Por njoftimi bëhet edhe më qesharak në vijim:

Nga analiza e mëtejshme e akteve rezulton se edhe sikur të merrej e mirëqenë ekzistenca e këtij vendimi penal, ndjekja penale lidhur me këtë fakt rezulton e shuar për shkak të parashkrimit, në përputhje me legjislacionin përkatës të aplikueshëm.

Pra edhe sikur nga halli të pranojmë së ka fallsifikuar deklarimin, vepra është shuar.

Por jo, ajo që është shuar në këtë vend është vetëm Drejtësia dhe SPAK, pasi zonja në fjalë ka përdorur atë formular si gjatë vetingut ku ka dhënë rideklarime edhe gjatë seancave të vitit 2020, por edhe kur është zgjedhur Kryetare e GJKKO, prandaj nuk ka sesi të shuhej vepra. Por edhe nese sikur ne të donim të bëheshim qorr dhe të shurdhër në këtë rast, ju keni harruar një tjetër falsifikim të Irenës.

Keni harruar falsifikimin e bërë në deklaratën e pasurisë për burrin që e kishte harruar ta deklaronte që nga viti 2003. Por edhe nëse kjo nuk ju mjafton. Keni harruar falsifikimin e kontratës së qirasë të përdorur në veting, midis burrit të Irenës dhe vëllezërve të saj, e kjo besoj nuk shuhet si vepër pasi është në vijimësi.

E nëse prokurori Bledar Maksuti nuk e ka standardin e verifikimit të këtyre detajeve, mjafton të ndjeki standardin e Altin Dumanit kur heton të tjerë politikan për deklarime e pasuri të vëna që në komunizëm apo edhe për pasuri kur nuk ushtronin asnjë funksion publik por ishin jurist privat. E nëse edhe standard i Altin Dumanit është i pamjaftueshëm, atëherë merrni në referencë dy standardet e tjera të vendosura po nga institucioni juaj SPAK.

Në rastin e kryebashkiakëve të Mallakastrës Qerim Ismaili apo Kreshnik Hajdarit të Kuçovës. E këto dy raste me Irena Gjokën janë si dy pika uji për nga detajet, pasi të tre personazhet pretendojnë se nuk kishin dijeni për dënimin. Madje në rastin e Irena Gjokës provat që ajo kishte dijeni janë ulëritëse. Ndërsa SPAK hetoi dhe dënoi dy kryebashkiakët, duket se presioni ndaj SPAK për të shpëtuar gjyqtaren Irena me tre mbiemra ka qenë aq i madh sa detyrojë prokurorët të sakrifikonin institucionin e të shkelnin mbi vete. 

Qëllimi i këtij emisioni ishte për tu treguar qytetarëve, se si përdoren gjyqtarë e prokurorë të caktuar, e në disa raste edhe i gjithë institucioni, për qëllime të pushtetit politik. Por ky nuk do të jetë fundi, pasi për mbylljen e dosjes së Irena Gjokës do të duhet të shprehet gjykata.

Mbetet për tu parë nëse në shkallët e drejtësisë, do të ketë gjyqtarë me integritet për ti hequr drejtësisë këtë njollë që rrezikon të kalbi të gjithë sistemin. Që t'i tregojë kujtëdo të pushtetshmi se drejtësia funksionon, madje edhe për të pastruar veten nga këta persona. Por deri në atë moment, me rëndësi është vetëdija qytetare ajo që mund të triumfojë, që minimalisht këto institucione që paguhen nga taksat tona të mos na trajtojnë si dele, ku bariu mund të na fusë dhe nxjerrë nga vatha sipas oreksit të tij.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan