Një tjetër aksident me pasoja të rënda është regjistruar në një galeri kromi në minierën e Bulqizës. Në një deklaratë për mediat, policia e Bulqizës thotë se e ka referuar rastin si aksidental.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori për një ngjarje aksidentale, pasi shtetasi Agim Likoka, 49 vjeç, banues në Burrel, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht gjatë punës në subjektin minerar “Klosi”.
Si pasojë, 49-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Rasti është mbajtur i fshehtë si shumë raste të tjera në galeritë e kromit të minierës së Bulqizës. Edhe në deklaratën e policisë nuk jepet asnjë detaj për subjektin ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa vazhdimisht ka patur ngjarje të tilla që nuk janë bërë fare publike.
Po ashtu, shqetësim i vazhdueshëm mbetet mbajtja fshehur të ngjarjeve të tilla ku dyshohet se kompanitë e bëjnë për të fshehur penalitetet nga institucionet shtetërore, madje në shumë raste, te plagosurit dërgohen në spitale private, për t’iu shmangur ndëshkimeve ligjore që merren në raste të tilla. Në gjithë këto vite asnjë drejtues subjekti apo përgjegjës për sigurinë në galeritë e kromit nuk është vendosur para drejtësisë.
Ndërkohë, mësohet se hetim kanë nisur edhe Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes në Punë si dhe Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
11 Mars19:36
Ngriti dyshime te policia, i riu shqiptar kapet me 2 kg kokainë
Një operacion anti-drogë nga Policia e Shtetit çoi në arrestimin e një shtetasi shqiptar dhe sekuestrimin e afërsisht dy kilogra...
AKTUALITET
11 Mars19:24
Dështimi i Porto Romanos/ Ekspertja: Rama orienton ata që i vijnë nga mbrapa për të mos mbajtur asnjë lloj përgjegjësie
Ekspertja e çështjeve ekonomike, Meri Lika, e ftuar në emisionin “Task Force” me Sonila Meço në SYRI TV, ka komentuar d...
AKTUALITET
11 Mars19:14
Del autopsia për Xhuana Nikollaj/ Mjekësia ligjore zbulon të dhëna rrëqethëse
Zbardhen detaje rrëqethëse nga ekspertiza mjeko-ligjore për vdekjen e 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, e cila i dha fund jetës duke konsu...
AKTUALITET
11 Mars19:03
IdentiTek njoftim të rëndësishëm për qytetarët që kanë aplikuar për mjete identifikimi
IdentiTek informon qytetarët se, për shkak të ditëve të festave zyrtare gjatë muajit mars, janë bërë disa përs...
AKTUALITET
11 Mars18:42
Shkarkimi i Ilir Prodës, këta janë kandidatët që garojnë për në krye të Policisë së Shtetit
Ka dalë lista e plotë e kandidatëve për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Gara v...
AKTUALITET
11 Mars18:09
Gjykata Kushtetuese cakton datën, ja kur do të mbahet seanca për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 26 maj kërkesën e opozitës lidhur me kundërshtimin për dekretimin nga Presidenti ...
AKTUALITET
11 Mars18:07
Marrëveshja Itali–Shqipëri në pikëpyetje/ Gjykata e Romës ngre dyshime për qendrën në Gjadër
Gjykata e Apelit në Romë ka marrë disa vendime të rëndësishme lidhur me mbajtjen e tre migrantëve në qendrën e emig...
AKTUALITET
11 Mars17:59
Dështon tenderi, Malaj: Porto Romano duhet menduar me vizion afatgjatë, jo me vendime të nxituara
Tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano ka rënë zyrtarisht, pasi operatori i vetëm i mbetur në gar&...
AKTUALITET
11 Mars17:34
Ja sa duhet të ishte sot çmimi i naftës! Përllogaritja e thjeshtë, por që rëndon mbi shqiptarët
Bazuar në çmimin aktual të bursës për diesel në Mesdhe, nafta në Shqipëri teorikisht duhet të kushtonte rreth 1.6...
AKTUALITET
11 Mars17:25
Vendimi i Kushtetueses, reagon familja e Martin Canit: Djali ynë nuk u vra nga TIK TOK, por nga papërgjegjshmëria e institucioneve
Familja e të ndjerit Martin Cani që u vra një vit më parë nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës Fan Noli, ka për...