Java e 6-të, si po ndryshon protesta, nga flamingot tek lodhja që nuk dorëzohet
Në javën e gjashtë të protestës, dy të rinj që kanë qenë aty prej ditëve të para shihen rastësisht n...
Në javën e gjashtë të protestës, dy të rinj që kanë qenë aty prej ditëve të para shihen rastësisht n...
Eurodeputetja holandeze, Tineke Strik, ka mbajtur një fjalim kritik në Parlamentin Europian lidhur me situatën aktuale në Shqipëri. Gja...
Vetëm pak ditë para koncertit të shumëpërfolur të Ye (Kanye West) në Tiranë, organizatorët kanë publikuar nj...
Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëss...
Deklarata përfundimtare e Samitit të NATO-s në Ankara këtë vit ka qenë krejt ndryshe në lidhje me formulimin e saj krahasua...
Është publikuar struktura zyrtare e vitit shkollor 2026–2027 për sistemin arsimor parauniversitar në Shqipëri. Sipas urdhrit t&...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth anuloi një takim që ishte planifikuar për të mërkurën për të diskut...
THE BANKER Protestat, që janë bërë të njohura si “Revolucioni i Flamingove” në Shqipëri, nisën si...
Mobilizimi më i madh popullor që Shqipëria ka përjetuar në dekadat e fundit vazhdon: aftësia për t'u përhapur për...
Janë zbuluar emra të tjerë që policia dhe prokuroria e Tiranës, i ka vënë në hetim, lidhur me mashtrimin e bursave onl...

Raporti zyrtar i Avokaturës së Shtetit për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) gjatë vitit 2025, i dorëzuar pranë Kuvendit të Shqipërisë, ka nxjerrë në dritë problematika të mprehta dhe kritike që po kalon sistemi shqiptar i drejtësisë. Edhe pse përfaqësimi ligjor ka arritur të shmangë dëme të mëdha financiare në buxhetin e shtetit, gjetjet e Strasburgut ngrenë një alarm serioz mbi funksionimin e gjykatave vendase, duke evidentuar cenim të procesit të rregullt ligjor, kolaps të mekanizmave të kompensimit dhe vendimmarrje arbitrare në nivelet më të larta gjyqësore.
Në 34 vendimet e dhëna nga GJEDNJ për vitin 2025, Gjykata ka konstatuar shkelje të Konventës në 12 prej tyre. Shkeljet e pranuara dëshmojnë se reformat e fundit jo vetëm që nuk po zbutin ngarkesën, por në disa raste po prodhojnë ngërçe të reja sistemike.
1. Kolapsi i mjetit ligjor për tejzgjatjen e procedurave
Një nga pikat më alarmante të raportit lidhet me mjetin e brendshëm juridik për gjykimin brenda një afati të arsyeshëm (Neni 399/1 i Kodit të Procedurës Civile), i cili u krijua në vitin 2017 për të kompensuar qytetarët për vonesat gjyqësore. Raporti pranon hapur se ky mekanizëm nuk po jep efektin e dëshiruar për shkak të efekteve anësore të procesit të vettingut.
Stoku i stërmadh ("Backlog-u"): Mungesa e gjyqtarëve dhe dështimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për të marrë masa konkrete ka bërë që numri i çështjeve në pritje të rritet në mënyrë drastike, duke e bërë mjetin ligjor krejtësisht joefektiv.
Paralajmërimi i GJEDNJ-së: Në vendimin kyç "ARB dhe të tjerë kundër Shqipërisë" (datë 27.05.2025), Strasburgu ka dhënë një paralajmërim të prerë: nëse nuk merren masa urgjente për plotësimin e vakancave (veçanërisht në nivelet e Apelit), ky mekanizëm do të konsiderohet përfundimisht i dështuar. Një skenar i tillë do ta ekspozonte Shqipërinë ndaj një vale të re masive aplikimesh dhe dënimesh për shkelje sistemike.
Strasburgu po ashtu ka rrëzuar justifikimin e Gjykatës së Lartë se vonesat vijnë nga reforma gjyqësore, duke theksuar se barra e tranzicionit institucional nuk mund t'i lihet në asnjë rast individit.
2. Mohimi i aksesit në Gjykatën Kushtetuese
Raporti vë gishtin mbi një tjetër shkelje të konsoliduar e të përsëritur: llogaritjen e gabuar të afatit kohor 4-mujor për paraqitjen e ankesave nga Gjykata Kushtetuese.
Vendimet e vitit 2025 si "Ibrahimi dhe të tjerë", "Ilia", dhe "Fortuzi" konfirmojnë se qytetarëve shqiptarë u mohohet në mënyrë të padrejtë aksesi në shkallën më të lartë të gjykimit kushtetues.
Injorimi i rekomandimeve: Avokatura e Shtetit zbulon se ka rekomanduar që këto çështje të zgjidhen me pajtim për të shmangur dënimet nga Strasburgu, duke kërkuar që Gjykata Kushtetuese të rishikojë praktikën e saj. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese ka zgjedhur të mos mbajë asnjë qëndrim, duke sjellë si pasojë vijimin e ndëshkimeve nga GJEDNJ për Shqipërinë.
3. Gjykatat që "fshehin" arsyetimin e vendimeve
Një tjetër pikë kritike e ngritur nga GJEDNJ është praktika e gjykatave kombëtare për të rrëzuar ankesat e qytetarëve pa dhënë asnjë arsyetim të plotë adekuat, duke u mjaftuar me formula sterile ose thjesht duke paraqitur rezultatin e votimit.
Rasti "Frroku": GJEDNJ konstatoi shkelje të Nenit 6 për shkak se Gjykata Kushtetuese e la kërkuesin pa asnjë arsyetim mbi themelin e çështjes, duke u kufizuar vetëm te votat pro dhe kundër.
Rasti "Rarani": Ky vendim ekspozoi një shkelje të rëndë nga Gjykata e Lartë, e cila kishte tejkaluar kompetencat e saj si gjykatë ligji. Ajo kishte përmbysur në mënyrë arbitrare konstatimet e fakteve dhe raporteve të ekspertëve të pranuara nga shkallët më të ulëta, pa pasur prova të reja dhe pa asnjë shpjegim të mjaftueshëm.
4. Cenimi i paanshmërisë gjyqësore dhe konflikti i interesit
Raporti nxjerr në pah raste flagrante të mungesës së paanshmërisë strukturore dhe procedurale në trupat gjykuese.
Rasti "Kroi & Noçka": Tre gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, të cilët më parë kishin gjykuar të njëjtën çështje kur ishin pjesë e Gjykatës së Lartë, nuk pranuan të tërhiqeshin nga shqyrtimi i kërkesës kushtetuese. Vendimi i marrë nga kjo trupë e paplotë (për shkak të vakancave të paplotësuara në Kushtetuese) përfundoi me vota të barabarta 3 me 3, duke krijuar hije të forta dyshimi mbi paanshmërinë e procesit.
Rasti "Kastriot Ismailaj": GJEDNJ gjeti se një gjyqtar i Gjykatës së Lartë kishte shqyrtuar një rekurs pavarësisht se kishte dhënë më parë vendime mbi të njëjtat fakte. Për më tepër, gjykata u fut në meritat e çështjes pa i garantuar kërkuesit as të drejtën formale për të kërkuar përjashtimin e gjyqtarit.
Përballë këtij kuadri kritik, Avokatura e Shtetit u ka përcjellë thirrje zyrtare institucioneve kyçe si KLGJ, Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese dhe Shkolla e Magjistraturës që të ndryshojnë urgjentisht praktikën e tyre.
Mes masave emergjente të kërkuara nga Strasburgu listohen:
Plotësimi i menjëhershëm i vakancave në gjykata (veçanërisht në Apel).
Rishikimi i thellë i mekanizmit të kompensimit për vonesat, pasi ai po kthehet në një barrë të re që rrezikon të bllokojë përfundimisht sistemin.
Rihapja dhe rigjykimi i çështjeve vendase sa herë që konstatohen shkelje të paanshmërisë dhe pavarësisë së gjykatave, si mjeti i vetëm për të korrigjuar gabimet procedurale
“NATO po shqyrton mundësinë të heqë dorë nga samiti i saj vjetor vitin e ardhshëm, pjesërisht për të ulur t...
Një konflikt mes të afërmve ka përfunduar me plagosje në Kamëz, ku një 16-vjeçar ka goditur me thikë xhaxhan&eu...
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në Krujë, ku një automjet tip Fiat është dëm...
Policia spanjolle arrestoi një shqiptar pasi iu gjet një arsenal armësh, kokainë rozë dhe pajisje të falsifikuara të polici...
Tre persona, mes tyre një punonjës policie, janë arrestuar në Fushë-Krujë pasi akuzohen për organizim rë lojërave...
Tropojë – Një banor i zonës së Nikaj-Merturit ka bërë një denoncim publik në redaksinë e Piranjat News p&eu...
Gjykata e Posaçme la në arrest në burg Emiljan Burbën. Siç raportohet prokurori i cështjes Adnan Xholi, tha se i dyshuari d...
Bërja publike e Dosjeve Shqiptare (The Albanian Files) ka sjellë dëshmi të reja që janë prova se si studiot e huaja të arki...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me një kërkesë për p&e...
Në kursin e këmbimit valutor sot, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërkoh&eu...