
Vetëm pak ditë para koncertit të shumëpërfolur të Ye (Kanye West) në Tiranë, organizatorët kanë publikuar një njoftim që ka tërhequr menjëherë vëmendjen.
Piranjat News mëson se në ambientet e koncertit do të pranohen vetëm pagesa cash, ndërsa kartat bankare nuk do të pranohen.
Po ashtu, bëhet e ditur se nuk do të ketë as bankomate (ATM) në stadium, ndaj të gjithë pjesëmarrësit këshillohen të sigurojnë para në dorë përpara se të mbërrijnë.
Ky vendim ngre pikëpyetje, sidomos duke pasur parasysh shkallën ndërkombëtare të eventit. Sipas deklarimeve publike të kryeministrit Edi Rama, bileta për koncertin janë prerë nga qytetarë të rreth 80 shteteve, ndërsa pritet një pjesëmarrje masive në stadiumin e përkohshëm me kapacitet deri në 60 mijë vende, raporton Piranjat News.
Në shumicën e vendeve nga ku pritet të vijnë vizitorët, pagesat me kartë, telefon apo portofolë digjitalë janë bërë rutinë, ndërsa përdorimi i parasë fizike është gjithnjë e më i kufizuar. Sipas Piranjat News, për shumë turistë, mbajtja e shumave të mëdha cash nuk është më praktikë e zakonshme.
Paradoksi bëhet edhe më i fortë kur Shqipëria promovon prej kohësh digjitalizimin e shërbimeve publike dhe është ndër vendet që ka krijuar edhe një portofol qeveritar të dedikuar për Inteligjencën Artificiale dhe transformimin digjital, raporton Piranjat News.
Megjithatë, një nga eventet më të mëdha ndërkombëtare të organizuara në vend u kërkon dhjetëra mijëra vizitorëve të përdorin një metodë pagese që në shumë vende po zëvendësohet gjithnjë e më shumë nga alternativat elektronike.
Njoftimi i organizatorëve specifikon qartë se kartat bankare nuk do të pranohen, pagesat do të kryhen vetëm në lekë ose euro cash, ndërsa në zonën e koncertit nuk do të ketë mundësi për tërheqje parash nga ATM-të.
Ironia është se koncerti premton një spektakël me një skenë moderne ku në qendër do të jetë një glob gjigant dixhital, me efekte të teknologjisë së fundit dhe një produksion që synon standardet ndërkombëtare, raporton Piranjat News. Por, sapo të vijë momenti për të blerë një ujë apo një pije, vizitorët do të duhet të nxjerrin para në dorë.
Një kontrast që shumëkush e sheh si simbolik: ndërsa Shqipëria flet për Inteligjencë Artificiale dhe transformim digjital, në një nga eventet më të mëdha të organizuara ndonjëherë në vend, gjithçka përfundon atje ku ka më shumë dëshirë kryeministri Rama, te pagesa cash./Piranjat News

Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
8 Korrik18:39
Bariu i aksidentuar niset me helikopter drejt Traumës
Një 69-vjeçar nga fshati Shalës i Sarandës ka mbetur i plagosur pasi është rrëzuar teksa kulloste bagëtitë në...
AKTUALITET
8 Korrik18:37
SKANDAL/ Rama nuk lejon deputetët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut të futen në Shqipëri
Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëss...
AKTUALITET
8 Korrik18:14
Vrau dy basketbollistët e Skënderbeut, Damiano Toshi i shpëton burgut përjetë
Vrasja e dy basketbollistëve të ekipit të “Skënderbeut” në Korçë ka sjellë heqjen e dënimit me burgim...
AKTUALITET
8 Korrik17:48
Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, rrezikohen banesat
Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të mërkure kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, duke djegur sipërfaqe ...
AKTUALITET
8 Korrik17:38
EMRI/ U rrëzua teksa kulloste bagëtitë në mal, bariu transportohet me helikopter drejt Traumës
Një 69-vjeçar nga fshati Shalës ka mbetur i plagosur rëndë pasi u rrëzua teksa ndodhej në mal me bagëtitë e tij.
...
AKTUALITET
8 Korrik17:29
Astrit Kalaja duhet të shpallet “Dëshmor i Atdheut”? Shoqata e Gjyqtarëve: Të përmbyllet sa më shpejt procesi
SHKODËR- Këshilli i Qarkut të Shkodrës ka propozuar që gjyqtari i ndjerë Astrit Kalaja të shpallet "Dëshm...
AKTUALITET
8 Korrik17:02
Bisedat e financieres Aida Vokli, çuan në kontrollin e 5 'Call- Centërave', të Xhoni Hitaj, Igli Margjini e Algers Mahilaj
Hapja dhe më pas këqyrja e një aparati telefonik, që policia i sekuestroi financieres, Aida Vokli, ka çuar prokurorinë e Tiran&e...
AKTUALITET
8 Korrik16:29
Përmbyset në aksin Elbasan-Peqin kamioni me inerte i kompanisë “2T”
Një kamion i ngarkuar me inerte është përmbysur në aksin rrugor Elbasan–Peqin.
Dyshohet se mjeti i përket një prej kom...
AKTUALITET
8 Korrik16:16
Operacioni "Vendtakimi"/ Përshtatën lokalin për lojëra fati dhe konsum narkotikësh, në pranga dy persona në Tiranë
TIRANË-Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Vendtakimi”, duke vënë në pranga pronarin 56-vjeçar t&e...
AKTUALITET
8 Korrik16:10
Aksident në Laprakë, makina përfundon mbi bordurën ndarëse të rrugës
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në zonën e Laprakës, në Tiranë.
Si&ccedi...