Java e 6-të, si po ndryshon protesta, nga flamingot tek lodhja që nuk dorëzohet
Në javën e gjashtë të protestës, dy të rinj që kanë qenë aty prej ditëve të para shihen rastësisht n...
Në javën e gjashtë të protestës, dy të rinj që kanë qenë aty prej ditëve të para shihen rastësisht n...
Eurodeputetja holandeze, Tineke Strik, ka mbajtur një fjalim kritik në Parlamentin Europian lidhur me situatën aktuale në Shqipëri. Gja...
Vetëm pak ditë para koncertit të shumëpërfolur të Ye (Kanye West) në Tiranë, organizatorët kanë publikuar nj...
Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëss...
Deklarata përfundimtare e Samitit të NATO-s në Ankara këtë vit ka qenë krejt ndryshe në lidhje me formulimin e saj krahasua...
Është publikuar struktura zyrtare e vitit shkollor 2026–2027 për sistemin arsimor parauniversitar në Shqipëri. Sipas urdhrit t&...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth anuloi një takim që ishte planifikuar për të mërkurën për të diskut...
THE BANKER Protestat, që janë bërë të njohura si “Revolucioni i Flamingove” në Shqipëri, nisën si...
Mobilizimi më i madh popullor që Shqipëria ka përjetuar në dekadat e fundit vazhdon: aftësia për t'u përhapur për...
Janë zbuluar emra të tjerë që policia dhe prokuroria e Tiranës, i ka vënë në hetim, lidhur me mashtrimin e bursave onl...
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur më 29 qershor në jug të Otavës, në Kanada, ku një dentist dyshohet se ka vrarë dy fëmijët e tij të vegjël, 7 dhe 12 vjeç, në shtëpinë e tij, dhe më pas i ka vënë flakën vetes brenda makinës.
Sipas Policisë së Otavës, para se të kryente vetëvrasjen, ai dyshohet se i vuri flakën edhe klinikës dentare ku punonte, duke përdorur kokteje molotov.
Sipas informacioneve të CBS News, autori 40-vjeçar, Mohammed Al-Lami, kishte dërguar dy vite më parë një email kërcënues ndaj ish-bashkëshortes dhe nënës së fëmijëve të tij. Në mesazh, ai dyshohet se kishte shkruar: “Do të vras të gjithë ata që janë rreth teje dhe të dashurin tënd… në një mënyrë shumë të egër dhe barbare”. Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Al-Lami kishte lëshuar kritika të ashpra ndaj ish-bashkëshortes së tij, si dhe ndaj sistemit të drejtësisë penale dhe gjykatës së familjes, në një shënim të shkruar me dorë prej disa faqesh, i cili u gjet në zyrën e tij.
Në shënim ai përmendi tre persona, të cilët i konsideronte të korruptuar, duke bërë që autoritetet të vepronin me shpejtësi për të garantuar sigurinë e tyre. Ai gjithashtu pretendonte se ish-gruaja e tij ishte personi që kishte ushtruar dhunë në marrëdhënien e tyre.
Sipas dokumenteve gjyqësore, 40-vjeçari ndodhej në një periudhë aktive prove pasi ishte akuzuar në vitin 2024 për kërcënim me dëmtim fizik ndaj ish-bashkëshortes dhe nënës së dy djemve të vrarë.
Gjatë një procesi të shkurtër gjyqësor në shkurt të këtij viti, Al-Lami përfaqësoi veten dhe refuzoi propozimin e gjykatës për zgjidhjen e çështjes përmes një angazhimi njëvjeçar për sjellje të mirë.
Ish-bashkëshortja e tij, identiteti i së cilës nuk është bërë publik, deklaroi në gjykatë se çifti kishte qenë i martuar dhe kishte dy fëmijë para se të ndaheshin në vitin 2022.
“Do të vras të gjithë ata që janë rreth teje…”
Pas ndarjes, dentisti kishte ndaluar së paguari detyrimet për fëmijët dhe në vitin 2024 i kishte dërguar ish-gruas një email tronditës me një seri kërcënimesh.
“Do të vras të gjithë ata që janë rreth teje dhe të dashurin tënd… në një mënyrë shumë të egër dhe barbare. Ty nuk do të të vras. Do të të lë vetëm, të paralizuar në një karrige me rrota, pa mundur të lëvizësh, madje as për të vizituar varret e njerëzve të tu të dashur”, thuhej ndër të tjera në mesazh.
“Do të të bëj shembull të sistemit të padrejtë gjyqësor. Do të të bëj lajm në të gjithë botën. Kur më bën diçka të keqe, ti e paguan. E paguan ose përmes detyrimeve financiare ose me çdo gjë që unë e konsideroj të përshtatshme për t’iu përgjigjur veprimeve të tua, derisa ta përfundoj në mënyrën që më pëlqen për ty dhe për atë derrin tënd”, kishte shkruar ai, duke iu referuar partnerit aktual të ish-gruas.
“Po sikur kjo të ndodhte vërtet?”
Gruaja dëshmoi se kishte mbetur “e tronditur” nga fjalët e ish-bashkëshortit dhe se ajo thjesht i kishte kërkuar pagesën për fëmijët.
Gjatë marrjes në pyetje në gjykatë, ajo tha se vendosi të fliste për emailin kërcënues për shkak të shqetësimit për fëmijët e saj dhe me kërkesë të partnerit të saj aktual.
“Thjesht mendova: po sikur kjo të ndodhte vërtet? Kush do të kujdesej për fëmijët e mi nëse mua më ndodhte diçka? Nuk e di çfarë mund të ndodhë. Nuk doja të jetoja me këtë pasiguri”, dëshmoi ajo.
Megjithatë, ajo shtoi se nuk i kishte marrë seriozisht kërcënimet e mëparshme të tij.
Al-Lami i tha gjyqtarit se “nuk kishte asgjë për të thënë” në lidhje me akuzat. Më vonë, një gjyqtar e dënoi me 12 muaj periudhë prove, duke refuzuar kërkesat e prokurorisë për një program trajtimi dhe marrjen e mostrës së ADN-së.
Policia deklaroi se vijon hetimin për rastin e vrasjes-vetëvrasjes dhe do të publikojë më shumë informacione pasi të përfundojnë ekzaminimet mjeko-ligjore.
Autoritetet kanë vendosur të mos publikojnë emrat e fëmijëve, në respekt të nënës së tyre, të cilën aktualisht “po e mbështesin”. /Piranjat News/
Autoritetet kineze kanë dhënë një nga dënimet më të rënda të viteve të fundit në luftën kundër ...
U shkëput nga kapja e njërit prej grabitësve, ndërsa dy të tjerë me fytyrat e mbuluara po rrihnin brutalisht të atin, dhe i p...
Politikania franceze Marine Le Pen është dënuar në shkallë të parë nga Gjykata e Apelit e Parisit me katër vite burg, dy...
Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh optimist për perspektivat për një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, pavar&e...
Parlamenti Evropian ka miratuar rregulla të reja për të drejtat e pasagjerëve ajrorë, të cilat parashikojnë kompensime më...
Departamenti i Zjarrfikësve të New Yorkut (FDNY) mori njoftimin pak para orës 08:00, pasi nga ndërtesa në adresën 235 East 42nd St...
Një grup eurodeputetësh po kërkon nisjen e një hetimi ndaj presidentit të FIFA-s Gianni Infantino për të përcaktuar n&eu...
Videot e publikuara nga autoritetet tregojnë mënyrën se si banda që grabiste dyqanet e bizhuterive në Atikë kryente vjedhjet. An&e...
Një video tronditëse është publikuar nga shteti i Gujaratit, në Indi, ku një luaneshë aziatike sulmoi dhe mbajti të bllo...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se Uashingtoni do të heqë sanksionet e vendosura ndaj Turqisë ...