Java e 6-të, si po ndryshon protesta, nga flamingot tek lodhja që nuk dorëzohet
Në javën e gjashtë të protestës, dy të rinj që kanë qenë aty prej ditëve të para shihen rastësisht n...
Në javën e gjashtë të protestës, dy të rinj që kanë qenë aty prej ditëve të para shihen rastësisht n...
Eurodeputetja holandeze, Tineke Strik, ka mbajtur një fjalim kritik në Parlamentin Europian lidhur me situatën aktuale në Shqipëri. Gja...
Vetëm pak ditë para koncertit të shumëpërfolur të Ye (Kanye West) në Tiranë, organizatorët kanë publikuar nj...
Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëss...
Deklarata përfundimtare e Samitit të NATO-s në Ankara këtë vit ka qenë krejt ndryshe në lidhje me formulimin e saj krahasua...
Është publikuar struktura zyrtare e vitit shkollor 2026–2027 për sistemin arsimor parauniversitar në Shqipëri. Sipas urdhrit t&...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth anuloi një takim që ishte planifikuar për të mërkurën për të diskut...
THE BANKER Protestat, që janë bërë të njohura si “Revolucioni i Flamingove” në Shqipëri, nisën si...
Mobilizimi më i madh popullor që Shqipëria ka përjetuar në dekadat e fundit vazhdon: aftësia për t'u përhapur për...
Janë zbuluar emra të tjerë që policia dhe prokuroria e Tiranës, i ka vënë në hetim, lidhur me mashtrimin e bursave onl...

Mobilizimi më i madh popullor që Shqipëria ka përjetuar në dekadat e fundit vazhdon: aftësia për t'u përhapur përmes mediave sociale dhe përpjekjet për ta delegjitimuar atë
Nga Marzia Baldari, IL FATTO QUOTIDIANO
“Arritja më e rëndësishme e protestës është ajo që organizatorët e quajnë vrasja e frikës. Shqiptarët nuk e perceptojnë më pushtetin e kryeministrit Edi Rama si të paprekshëm. Ky ndryshim psikologjik mund të jetë pasoja më e rëndësishme e kësaj lëvizjeje”.
Për gazetaren investigative Xhesika Tollia, e cila prej më shumë se një muaji ndjek në terren manifestimet e Revolucionit Flamingo për portalin investigativ Shteg, ky është momenti i kthesës së mobilizimit më të madh popullor që Shqipëria ka njohur në dekadat e fundit. Më shumë se kërkesat politike, sipas saj, ka ndryshuar marrëdhënia mes qytetarëve dhe pushtetit.
Për këtë është i bindur edhe Endrin Hysa, 37 vjeç, italian me origjinë shqiptare. Ai jeton prej vitesh në Itali, por kur protestat shpërthyen vendosi t'i bashkohej diasporës dhe të kthehej në Shqipëri për të marrë pjesë në manifestime.
"Omerta (heshtja e imponuar nga frika) ka qenë gjithmonë një nga të këqijat më të mëdha të këtij populli. Për dekada me radhë shqiptarët mbetën të izoluar nga bota gjatë komunizmit. Pas rënies së tij, shumë njerëz përfunduan duke pranuar në mënyrë pasive një politikë thellësisht të korruptuar," thotë 37-vjeçari.
Më pas ai rrëfen disa episode nga fëmijëria e tij: "Kur isha fëmijë jetoja në Durrës dhe të gjithë e dinim se ai pallat shumëkatësh ishte ndërtuar nga mafia, ose ai lokali, apo ai tjetri ngjitur. Për ne prania e krimit të organizuar ishte normalitet," shpjegon Endrini.
Më pas ai shton: "Për këtë arsye kam menduar gjithmonë se Shqipëria nuk do të mund të ndryshonte kurrë për sa kohë që do të vazhdonte ky heshtje kolektive. Kur pashë në Instagram mijëra njerëz që dilnin në rrugë, e kuptova se po ndodhte diçka e jashtëzakonshme. Për herë të parë pashë shqiptarët të çliroheshin nga frika. Dhe unë duhej të isha këtu".
Historia e tij tregon edhe një element tjetër dallues të Revolucionit Flamingo: aftësinë për t'u përhapur përmes rrjeteve sociale më shumë sesa përmes medieve tradicionale.
"Bëhet fjalë për një protestë jo tradicionale," shpjegon gazetarja Tollia. "Ajo mbështetet fort te rrjetet sociale dhe përdor mënyra komunikimi tipike të brezave të rinj. Kushdo që ka një telefon inteligjent dhe një lidhje interneti mund të publikojë një video që mund të bëhet virale brenda pak orësh".
Për këtë arsye, vëren Tollia, lëvizja nuk ka qenë kurrë e varur nga mbulimi i mediave tradicionale, qoftë kombëtare apo ndërkombëtare.
"Protesta u përhap përmes algoritmeve të rrjeteve sociale. Dhe pikërisht për këtë arsye edhe kryeministri Rama e ka cilësuar disa herë algoritmin si 'fajtor'".
Sipas gazetares shqiptare, kryeministri u përpoq që në fillim të kontrollonte narrativën: "Fillimisht u përpoq t'i minimizonte protestat. Më pas, kur u bë e qartë se ato përfaqësonin një realitet politik që nuk mund të injorohej më, filloi të kërkonte elemente për t'i delegjitimuar".
Sipas saj, Rama fillimisht foli për një "luftë hibride".
"Ai pretendoi se lëvizja ndikohej nga interesa ruse ose iraniane. Kur këto shpjegime nuk gjetën mbështetje në opinionin publik, filloi të identifikonte protestues të veçantë, duke publikuar emrat dhe fotografitë e tyre në kanalet e tij në rrjetet sociale."
Ndërkohë, klima në sheshe është bërë më e tensionuar.
Ditët e fundit kanë ndodhur përplasje dhe disa arrestime. Megjithatë, një nga thirrjet që dëgjohet më shpesh mbetet: "Policia është me ne."
"Përdorimi i forcës nuk mund të justifikohet duke thënë se disa protestues hodhën miell ose vezë drejt automjeteve të deputetëve," thotë Tollia.
"Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim institucional lidhur me dhunën e denoncuar nga disa të arrestuar. Kemi parë njerëz tashmë të neutralizuar dhe të shtrirë në tokë që goditeshin me shkopinj gome."
Këto episode dhune, shpjegon më tej Tollia, u përfshinë shpejt në narrativën e qeverisë.
"Ishte e parashikueshme që këto episode do të përdoreshin për të forcuar rrëfimin e qeverisë. Dhe pikërisht kjo po ndodh. Disa ekspertë të komunikimit mendojnë se Partia Socialiste po ndjek një strategji të koordinuar të disiplinës së mesazhit (message discipline) dhe manipulimit politik (political spin)."
Megjithatë, sipas gazetares, përplasjet nuk e kanë dobësuar mbështetjen për protestën.
"Manifestimi kombëtar i 4 korrikut, që nxori në rrugë mijëra njerëz, tregoi se protesta vazhdon të mobilizojë qytetarët njësoj si ditën e parë. Pamjet e prindërve që sjellin fëmijët në protesta dhe i lënë të vizatojnë ulur mbi asfalt janë prova më e qartë se shumica e pjesëmarrësve nuk kërkon dhunë. Ata vazhdojnë ta mbështesin lëvizjen me të njëjtin entuziazëm si në fillim."
Kërkesat e mijëra protestuesve mbeten të njëjtat: një ndryshim i thellë politik dhe dorëheqja e Edi Ramës, i cili për momentin nuk ka ndërmend të largohet nga detyra.
"Nuk mund të them nëse Rama do të japë dorëheqjen apo jo," përfundon Tollia.
"Ai vetë e ka përsëritur disa herë se kjo mundësi nuk bën pjesë në planet e tij. Ajo që mund të them është se kjo protestë do të ketë për të një kosto të konsiderueshme politike."
Kryeministri Edi Rama ishte i vetmi lider që në samitin e NATO-s në Ankara u shfaq i veshur me kostum dhe atlete të bardha. Kjo nuk ë...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar qeverinë se po përdor fondin e emergjencave për financimin e një koncerti priv...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me koncertin e Kanye West, du...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave për financimin e koncertit të Kanye West në Shqipëri, duke mbrojtur vendimin e qe...
Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, ka dhënë një intervistë për Euractiv, ku ka theksuar se Brukseli duhet të ndalojë...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, akuzoi qeverinë e Edi Ramës se po përdor fondet publike pë...
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se asnjë vend kandidat për anëtarësim në BE nuk ka marr&e...
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "A Show", u shpreh se Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar politik dhe institucional, ku ...
Pankartat me mesazhe kundër qeverisë kanë shoqëruar edhe protestën e 38-të radhazi të opozitës para Kryeministrisë...
Biznesmeni izraelit Ron Yeffet është fotografuar këtë të martë gjatë një dreke me ish-zëvendëskryeministren dh...