AKTUALITET

Alternativat e investimit: Në pritje të rritjes së interesave

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Gusht 2026, 08:29

Alternativat e investimit: Në pritje të rritjes së interesave

Kurba e inflacionit i është kthyer rritjes, katër vjet pas goditjes së fortë që dha konflikti në Ukrainë. Inflacioni në rritje ka forcuar pritshmëritë për rritje të normave të interesit. Banka e Shqipërisë po reziston në pozita pritëse, por një rritje e yield-eve në tregun financiar ka filluar të shfaqet tashmë. Një mjedis i tillë pritet t’i bëjë më tërheqëse produktet e kursimit dhe investimit financiar, ndërkohë që pritet të ushtrojë presion për të frenuar ciklin disavjeçar të rritjes së çmimit të pronave.

Katër vjet pas goditjes së fortë të vitit 2022, inflacioni është rikthyer. Statistikat e INSTAT tregojnë se inflacioni në muajin maj arriti nivelin 3.2%, niveli më i lartë që prej fillimit të vitit 2024.

Ndërkohë, sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, komponenti i inflacionit bazë ka arritur nivelin 3.5%, më i larti që prej tetorit të vitit 2023.

Që prej muajit mars, konflikti mes SHBA-së dhe Iranit solli rritje të çmimeve të naftës, me efekte që u ndien menjëherë në çmimet e karburanteve dhe në normën e inflacionit.

Konflikti prej muajsh ngelet pezull, duke alternuar periudha qetësimi dhe acarimi, që reflektohen shpejt në çmimet e naftës bruto në tregje.

Megjithatë, presionet inflacioniste në Shqipëri shkojnë përtej goditjes së ofertës që ka shkaktuar kriza në Lindjen e Mesme, siç dëshmohet nga nivelet e larta të inflacionit bazë. Shtrenjtimi i qirave dhe presionet e qëndrueshme nga tregu i punës po përkthehen në rritje graduale të inflacionit.

Në këto kushte, pritshmëritë prej muajsh po anojnë drejt një cikli të ri në rritje të normave të interesit. Banka Qendrore Europiane tashmë e ka nisur rritjen e normave të interesit.

Banka e Shqipërisë po reziston ende dhe Këshilli Mbikëqyrës, në mbledhjen e muajit gusht, vendosi sërish të mbajë të pandryshuar normën bazë, përkundrejt pritshmërive të larta për një rritje.

Në deklaratën pas mbledhjes, Guvernatori Sejko konfirmoi besimin se inflacioni i importuar do të jetë kalimtar, ndërsa e motivoi vendimin për të mos rritur normat edhe me efektin balancues të politikës fiskale shtrënguese edhe me forcimin e Lekut në kursin e këmbimit.

Sidoqoftë, në rast se inflacioni do të rritet më tej, është e vështirë që Banka e Shqipërisë të vazhdojë të mos reagojë. Guvernatori kujtoi se një inflacion mbi objektiv, i zgjatur në kohë ose i shkëputur ndjeshëm prej tij, rrezikon të shndërrohet në presione inflacioniste të qëndrueshme dhe afatgjata.

Rritja e normave të interesit, në varësi të shkallës së transmetimit në tregje, pritet t’i bëjë më tërheqëse produktet financiare të kursimit dhe investimit. Përkundrazi, rritja e interesave do ta ngadalësonte kërkesën për blerjen e pasurive të paluajtshme dhe do të frenonte rritjen e çmimeve të tregut.

Skenari ka sigurisht një shkallë të lartë pasigurie, që vjen pjesërisht nga zhvillimet gjeopolitike globale dhe pjesërisht nga shkalla e kufizuar e zhvillimit të tregut të brendshëm financiar, informaliteti i ekonomisë dhe baza e konsiderueshme që tregu i pronave ka ndërtuar mbi paranë informale ose të zezë.

Megjithatë, gjasat janë që në muajt e ardhshëm, produktet financiare të ofrojnë kthime më të mira, ndërsa pasuritë e paluajtshme ta ndalin hovin e pesë viteve të fundit.

Rreth 87% e investimeve shkojnë në depozita

Depozitat vazhdojnë të jenë produkti gjerësisht dominues në strukturën e mbajtjes ose investimit të kursimeve të shqiptarëve.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të vitit, depozitat arritën në rreth 1.84 trilionë lekë. Kjo shumë përbën afërsisht 87% të investimeve financiare të shqiptarëve.

Depozitat u rritën me afërsisht 9.1% vitin e kaluar. Rritja është e pakorrigjuar me efektin e kursit të këmbimit, duke konsideruar vijimësinë e efektit negativ të kursit të këmbimit mbi depozitat në valutë të huaj, kryesisht në Euro.

Gjithsesi, ky efekt për vitin 2025 ka qenë më i kufizuar krahasuar me vitet e mëparshme.

Në fund të vitit 2025, Euro këmbehej me 96.77 lekë, në rënie me 1.4% krahasuar me një vit më parë.

Shumica e shqiptarëve vazhdojnë t’u besojnë produkteve financiare më të sigurta dhe me rrezik më të ulët. Depozitat bankare janë të siguruara me ligj deri në shumën e 2.5 milionë lekëve dhe deri në këtë shumë, vendosja e parave në bankë është një investim me rrezik 0.

Produkti i dytë më i preferuar janë bonot dhe obligacionet e qeverisë shqiptare, që përbëjnë rreth 7% të investimeve financiare të individëve, për një shumë totale prej afërsisht 149 miliardë lekësh.

Vitin e kaluar, vlera e investimit të individëve në bono dhe obligacione pësoi rënie me 2.6%. Rënia e yield-eve të instrumenteve të borxhit të qeverisë e ka ulur edhe interesin e individëve për të investuar në këto instrumente.

Vijojnë kuotat në fondet e investimit, me rreth 62.5 miliardë lekë ose 3% të totalit. Investimet në këto fonde vitin e kaluar u rritën me 12.8%.

Pas goditjes që pësuan në vitin 2022, për shkak të rritjes së shpejtë të normave të interesit, fondet e investimit po ndjekin një cikël rimëkëmbjeje. Ulja e normave të interesit në tregun primar edhe vitin e kaluar i ndikoi pozitivisht kthimet nga fondet e investimit, duke ndikuar në rritjen e investimeve në kuotat e tyre.

Një tjetër instrument financiar që vazhdon të shënojë rritje janë obligacionet e shoqërive tregtare. Në fund të 2025-s, vlera totale e obligacioneve të emetuara dhe të pashlyera nga ndërmarrjet shqiptare arriti në 39 miliardë lekë, në rritje me 34.4% krahasuar me një vit më parë. Ato përbëjnë rreth 2% të portofolit të vlerësuar të investimeve të individëve.

Statistikat nuk e detajojnë portofolin sipas llojit të investitorit, por megjithatë vlerësohet se në shumicën dërrmuese bëhet fjalë për investime të individëve.

Së fundmi, investimet në fondet private të pensionit në fund të 2025 vlerësoheshin në 15.1 miliardë lekë, ose rreth 1% e totalit të kursimeve/investimeve të individëve të mbajtura në instrumente financiare.

Vitin e kaluar, vlera neto e aseteve të fondeve u rrit me 17% krahasuar me një vit më parë.

Në këtë shifër, përfshihen edhe treguesit e fondeve të mbyllura të pensionit, të ngritura nga punëdhënësit për punonjësit e kompanive të tyre.

INTERESAT E DEPOZITAVE TË QËNDRUESHME

Normat e interesit të depozitave gjatë gjysmës së dytë të vitit 2025 dhe pjesës së parë të këtij viti në përgjithësi kanë qenë të qëndrueshme, me luhatje të vogla mujore.

Sipas statistikave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit të depozitave të reja në Lek për muajin maj ishte 1.6%, nga 1.57% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tendencë të njëjtë kanë edhe normat e interesit të depozitave në Euro. Për muajin maj, norma mesatare e interesit për depozitat e reja në Euro ishte 1.16%, po aq sa ishte një vit më parë.

Qëndrueshmëria e normave të interesit të depozitave reflekton një periudhë të qetë në tregun e brendshëm financiar dhe stabilitetin e normave bazë të interesit.

Banka e Shqipërisë ndërmori uljen e fundit të normës bazë të interesit në korrik të vitit të kaluar, ndërsa gjatë këtij viti nuk ka ndërhyrë ende në rritjen e normave, pavarësisht pritshmërive në rritje.

Ndërkohë, Banka Qendrore Europiane (ECB) ka aplikuar një rritje të normave referuese me 0.25 pikë përqindje, me efekt nga muaji qershor 2026.

Lëvizja e ECB-së, por sidomos rritja e inflacionit dhe pritshmëritë e investitorëve e kanë rritur ndjeshëm treguesin kryesor benchmark të tregjeve për monedhën europiane. Euribori 12-mujor në fillim të gushtit arriti afër nivelit të 3%, nga 2.1% një vit më parë.

Megjithatë, reflektimi i rritjes së normave të interesit të Euros në normat e interesit të depozitave në tregun shqiptar në përgjithësi është e kufizuar.

Në rastin e Euros, konkurrenca e produkteve të tjera financiare është më e dobët, sepse individët nuk kanë shumë alternativa investimi financiar me rrezik të ulët, siç ndodh me Lekun.

Gjithashtu, ndërmjetësimi në Euro për bankat ka kosto më të lartë, sepse Banka e Shqipërisë aplikon normë remunerimi zero për rezervat e detyrueshme në valutë, përveçse kërkon edhe nivele më të larta të këtyre rezervave.

Pavarësisht ecurisë së qëndrueshme të normave të interesit në nivelet e tyre mesatare, brenda sektorit bankar ka një konkurrencë në rritje për depozitat e publikut.

Kjo konkurrencë ka tendencën të bëhet më e theksuar në muajt e verës, kur prurjet e depozitave janë më të mëdha, për shkak të sezonit turistik. Kërkesa vjen sidomos prej bankave që po rriten me ritme më të shpejta dhe kanë nevojë për të shtuar fondet që mbështesin rritjen e huadhënies.

Një zhvillim tjetër këtë vit është nisja e aktivitetit të dy bankave të reja tregtare, përkatësisht Bankës Jet dhe degës së bankës Ziraat.

Edhe në këtë periudhë, disa prej bankave kanë dalë me oferta depozitash që në nivelet e tyre maksimale janë ndjeshëm më të larta se ato mesatare të raportuara nga Banka e Shqipërisë.

Në këtë kuptim, për depozitat, tregu ofron edhe kthime më të larta se ato që tregojnë shifrat mesatare zyrtare.

Për sa u takon normave maksimale të interesit të ofruara nga tregu për depozitat, mbështetur në normat e raportuara nga bankat tregtare në Bankën e Shqipërisë, ato arrijnë deri në 4.7% në Lek dhe në Euro.

Një normë e tillë interesi u referohet depozitave 36-mujore të Jet Bank, që janë ndjeshëm më të larta se nivelet mesatare të tregut.

Jet Bank ka zgjedhur të hyjë në treg me norma interesi agresive, me qëllimin e kuptueshëm për të fituar pjesë tregu dhe pjesërisht për të kompensuar dizavantazhin që ka nga mungesa e një rrjeti fizik të degëve.

Raiffeisen Research parashikon rritje të normave të interesit

Analistët financiarë presin një rritje të normave të interesit për Lekun.

Në një prononcim për “Monitor”, Raiffeisen Research Shqipëri shpreh një projeksion për dy rritje të normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë këtë vit, në rast se nuk do të ketë një zgjidhje të konfliktit mes SHBA-së dhe Iranit.

Skenari bazë i Raiffeisen Research parashikon dy rritje, përkatësisht me nga 0.25 pikë përqindje secila. Këto lëvizje do ta çonin normën bazë të interesit në nivelin 3% deri në fund të vitit, nga 2.5% që është aktualisht.

Në një skenar të tillë, bonot 12-mujore minimalisht do të ndjekin normën bazë të interesit.

Ndërkohë, për obligacionet, sidomos ato me maturim mbi tre vjet, Raiffeisen Research parashikon një rritje të yield-eve edhe më të lartë se norma bazë e interesit për gjysmën e dytë të vitit.

Ky parashikim është i lidhur sidomos me një tendencë për ulje tipike të investimeve të bankave në obligacione në gjysmën e dytë të vitit kalendarik.

Gjithsesi, një rritje e ndjeshme e yield-eve mund të kthejë interesin e investitorëve jorezidentë për të rritur investimet në instrumente borxhi të qeverisë shqiptare, sidomos në spektrin e titujve referencë.

Një rritje e pjesëmarrjes nga investitorët e huaj eventualisht do t’i zbuste në vijim presionet rritëse mbi yield-et.

Në rast se forcimi i Lekut në kursin e këmbimit vazhdon dhe situata inflacioniste qetësohet, Raiffeisen Research parashikon një zbutje të mundshme të politikës monetare vitin e ardhshëm, me një ulje të normës bazë./Monitor.al

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës