
Autoriteti Rrugor Shqiptar hapi së fundmi tre procedura prokurimi me vlerë të kombinuar rreth 474.7 milionë lekë, ose afërsisht 4.8 milionë euro, për ndërhyrje në sinjalistikën dhe pajisjet e sigurisë rrugore në veri, jug dhe në rajonin Qendër-Lindje.
Procedurat mbulojnë përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale, vendosjen ose zëvendësimin e barrierave mbrojtëse, ndriçimin e kryqëzimeve dhe riparimin e fugave të urave në disa prej akseve kryesore të rrjetit kombëtar.
Fondi më i madh është parashikuar për Rajonin Jugor, Loti 3, me 187.46 milionë lekë. Një vlerë e ngjashme, prej 187.44 milionë lekësh, është caktuar për Rajonin Verior, Loti 1, ndërsa tenderi për Rajonin Qendër-Lindje, Loti 4, ka fond limit 99.84 milionë lekë. Sipas raporteve teknike, akset janë përzgjedhur pas inspektimeve në terren dhe vlerësimit të fluksit të trafikut, rëndësisë në rrjet, lidhjeve me pikat kufitare dhe nevojës për ndërhyrje në elementet ekzistuese të sigurisë.
Në veri, projekti përfshin Bypass-in e Shkodrës, aksin Vau i Dejës–Pukë–Kthesa e Hadrojit, segmentin Kthesa e Hadrojit–Fushë-Arrëz–Kalimash, si dhe rrugët Klos–Qafë Buall dhe Ura e Cerenecit–Maqellarë. Gjatësia e segmenteve të listuara në raport shkon nga 8.16 kilometra në Bypass-in e Shkodrës deri në 62.7 kilometra në aksin Kthesa e Hadrojit–Fushë-Arrëz–Kalimash.
Loti verior përfshin gjithashtu ndriçimin e kryqëzimit të Komanit në segmentin Shkodër–Pukë dhe të kryqëzimit Aliaj në aksin Shkodër–Hani i Hotit. Riparime të fugave të urave janë parashikuar në segmentet Milot–Lezhë, Lezhë–Shkodër, Shkodër–Hani i Hotit dhe Shkodër–Velipojë.
Në jug, ndërhyrjet janë përqendruar në autostradën Mbrostar–Levan, pjesë e A2, me gjatësi 22.3 kilometra, dhe në aksin Mallakastër–Tepelenë–Dogana Kakavijë, pjesë e SH4, me gjatësi 85.8 kilometra.
Raporti parashikon ndriçim në kryqëzimet e rrezikshme përgjatë segmentit Mallakastër–Dogana Kakavijë, si dhe riparimin e fugave të urave në aksin Vlorë–Levan. Segmenti Mbrostar–Levan përshkruhet si një rrugë interurbane kryesore me nga dy korsi për çdo drejtim dhe me rol lidhës për zonat me aktivitet ekonomik dhe qarkullimin drejt Tiranës.
Akset në Qendër-Lindje
Në Rajonin Qendër-Lindje, punimet do të shtrihen në segmentet Urakë–Golik i Poshtëm, Unaza Librazhd–Zgosht, Drizë–Kanioni i Holtës, Kryqëzimi i Podgories–Kryqëzimi i Liqenasit, Kryqëzimi Libonik–Ura në Maliq dhe Kryqëzimi i Gështenjasit në aksin Pogradec–Korçë.
Ndriçim është planifikuar në një seri kryqëzimesh, mes tyre Urakë–Golik, Podgorie–Liqenas, Boboshticë–Qatrom, Gështenjas, Qafë Plloçë, Korçë–Voskop, Leminot dhe Unaza e Ersekës. Dokumenti përfshin edhe riparimin e fugave të urës në Çërravë, Korçë.
Raportet teknike evidentojnë si problematika kryesore mungesën e retroreflektimit gjatë natës, dëmtimet, vandalizmin, shkatërrimin dhe vjetërsinë e sinjaleve rrugore. Ndërhyrjet nuk kufizohen vetëm në rifreskimin e vijëzimeve dhe tabelave ekzistuese. Projektet parashikojnë edhe shtimin e elementeve që mungojnë, zëvendësimin e pajisjeve të dëmtuara dhe vendosjen e sistemeve të reja të kufizimit rrugor. Në këto sisteme përfshihen barriera prej çeliku dhe betoni, amortizatorë goditjeje, terminale, barriera të lëvizshme dhe parmakë metalikë për këmbësorët./Monitor.al
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
14 Korrik07:55
Trazirat e '91-shit në Laç: Rrëfimi dramatik i njeriut që shpëtoi Bankën e Shtetit
Plot 35 vite të shkuara, në fundin e dhjetorit 1991 dhe fillimin e janarit 1992, kur regjimi komunist i Ramiz Alisë po kalonte në agoni, q...
AKTUALITET
14 Korrik07:42
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me 82.5 lekë.
Euro do të blihet me 93...
AKTUALITET
14 Korrik07:22
Diell dhe temperatura të qëndrueshme, por era pritet të jetë e fortë në bregdet
Ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.Moti parashikohet i kthjellët në të ...
AKTUALITET
14 Korrik07:16
Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasurive të paluajtshme, vijimi i aksioneve të Struk...
AKTUALITET
13 Korrik23:59
Zbulohen bisedat në SKY ECC, trafikantët e drogës ranë në dashuri me vajzat në Ekuador
Bisedat në Sky Ecc kanë zbuluar disa biseda mes trafikantëve të lëndëve narkotike, të cilët funksiononin si një gru...
AKTUALITET
13 Korrik22:38
Zjarr në zonën midis Llamanit dhe Himarës, era favorizon përhapjen e flakëve
Vatra e zjarrit vijon të jetë aktive në zonën e Llamanit, mes Llamanit dhe Himarës, ku prej rreth dy orësh flakët po për...
AKTUALITET
13 Korrik22:32
"Arrestoni Ramën"/ Qytetarët vijojnë marshimin masivisht në rrugët e Tiranës: Parlament analfabet
TIRANË- Qytetarët po vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, duke bërë thirrje për largimin e Ramës nga pu...
AKTUALITET
13 Korrik22:26
Vrasja e Mond Sulës dhe lidhja e tij me ekzekutimin e teknikut të kondicionerëve, Indrit Çelaj
Edmond Sula, i cili mbeti i vrarë me një pushkë snajper në fshatin Bërxull të Vorës, rezultonte më parë i arrestu...
AKTUALITET
13 Korrik22:05
Qëllohet me thikë 22-vjeçari në Fushë-Krujë, ja informacionet paraprake
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, ku një i ri ka mbetur i plagosur rëndë si paso...
AKTUALITET
13 Korrik22:04
Protesta në Tiranë/ Protestuesi: Është turp për gazetarët, akademikët, që janë paguar dhe i bëjnë bisht kësaj proteste mbarëpopullore
TIRANË- Një protestues që mori fjalën gjatë tubimit të 44-të para Kryeministrisë u bëri thirrje intelektual&eu...