
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të hënë në Qafën e Llogarasë, ku një i ri u gjet i pa jetë në makinën e tij, i shkrumbuar nga flakët. Viktima është identifikuar si Artjon Xhelo, 27-vjeç, ish-efektiv policie, i cili nga informacionet e deritanishme dyshohet se i ka vënë flakën vetes.
Sipas familjarëve të 27-vjeçarit nga Berati, ai vuante nga depresioni dhe para se të largohej nga banesa u kishte deklaruar se nuk do të kthehej në shtëpi, nëse nuk do të gjente punë.
Në një njoftim të dytë, policia ka sqaruar rrethanat e ngjarjes:
Sot, më datë 15.12.2025, rreth orës 14:00, është marrë njoftim se në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”, Vlorë, po digjej një automjet.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat konstatuan se një automjet tip BMË, me targa AA 169 YX, ishte djegur plotësisht.
Nën drejtimin e Prokurorisë është ngritur grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e para hetimore. Gjatë këqyrjes së automjetit, në sediljen e drejtuesit të mjetit u gjet trupi i pajetë i një personi, i djegur plotësisht dhe ende i paidentifikuar.
Nga këqyrja paraprake e automjetit dhe e trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune apo dëmtime të shkaktuara nga faktorë të jashtëm, përveç atyre të shkaktuara nga zjarri.
Nga verifikimet e kryera rezulton se automjeti është në pronësi të shtetasit Artjon Isa Xhelo, datëlindja 22.02.1998, lindur dhe banues në Berat. Sipas deklarimeve të familjarëve, ky shtetas rreth orës 11:00 ka dalë nga banesa e tij me automjetin në fjalë, pa bërë me dije destinacionin dhe nuk është kthyer më. Po sipas familjarëve, shtetasi vuante prej rreth tre vitesh nga ankthi dhe depresioni, për të cilat ishte në trajtim mjekësor.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë, ku për identifikimin përfundimtar pritet përgjigjja e analizave biologjike (ADN).
Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë, dyshohet se kemi të bëjmë me një rast vetëvrasjeje, ndërsa, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së ngjarjes.
Artikuj te sugjeruar
XHEZAIR ZAGANJORI
AKTUALITET
16 Dhjetor07:54
“Shqipëria e Re” në dokumentet arkivore gjermane! Strategjia naziste në Ballkan, interesat e Rajhut më 1939–1943 dhe rekrutimi i elitave shqiptare
Në artikujt e mëparshëm, bazuar kryesisht në dokumentacionin arkivor të Ministrisë së Jashtme gjermane (Auswärtiges Am...
AKTUALITET
16 Dhjetor07:52
Fermerët duhet të nisin grumbullimin e faturave për kompensimin 10%! Kërkesa do të bëhet dy herë në vit
Fermerët që shesin prodhimet e tyre bujqësore tek grumbulluesit, përpunuesit apo agroturizmet e certifikuara duhet të nisin grumbulli...
AKTUALITET
16 Dhjetor07:20
Ulen temperaturat, parashikimi i motit për sot!
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me kthjellime...
AKTUALITET
15 Dhjetor22:46
I dha fund jetës pasi u vetëdogj në makinë, policia: 27-vjeçari vuante nga depresioni prej 3 vitesh
Policia e Vlorës ka dhënë detaje zyrtare për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Qafën e Llogarasë, ku një p...
AKTUALITET
15 Dhjetor22:22
DETAJE/ Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, shkatërrohet tërësisht banesa
Një bombol gazi ka shpërthyer në lagjen 5 maji në Elbasan duke shkatërruar tërësisht një banesë por fatmirës...
AKTUALITET
15 Dhjetor22:01
U dogj brenda BMW-së në Llogara, dalin fotot e ish-policit 32-vjeçar
Ky që shihni në foto është ish-efektivi i Policisë në Berat, Artjon Xhelo, i cili vetëdogj pasditen e sotme brenda automjet...
AKTUALITET
15 Dhjetor21:38
I zhdukur prej më shumë se një muaji, zbulohet fati tragjik i të riut shqiptar në Gjermani (EMRI)
Një 23-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Valentin Volaj, është gjetur pa shenja jete këtë të hënë n&eu...
AKTUALITET
15 Dhjetor21:19
FOTO-LAJM nga aksidenti në Kombinat/ Makina përfundon në kancelari
Një aksident u regjistrua mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Dy makina janë përplasur me njëra-tj...
AKTUALITET
15 Dhjetor20:53
Ping-Pong gjykatash me dosjen e Aeroportit të Vlorës. Si shfrytëzohen manovrat procedurale për të vijuar punimet
Për më shumë se tre vjet, gjykatat shqiptare me në krye Gjykatën e Lartë mbajnë peng procesin e hetimit gjyqësor n&eum...