
Dëmet e shkaktuara nga dalja e lumit Seman në fshatrat e bashkisë Roskovec, janë shumta. Banorë dhe fermerë shprehen se sipërfaqe të tëra të mbjella me kultura të ndryshme janë dëmtuar, ndërsa pohojnë se askush nuk ka shkuar për evidentimin e dëmeve. Ata theksojnë se kryetarja e bashkisë, Majlinda Bufi i ka thirrur në zyrë, ndërkohë që dëmet verifikohen në terren e jo nga zyra.
Pas rikthimit të lumit Seman në shtratin e tij, pasojat në terren janë të rënda dhe të dukshme. Sipërfaqe të tëra toke bujqësore, të mbjella me grurë, elb dhe kultura foragjere, të cilat përbëjnë bazën kryesore ushqimore për blegtorinë, janë shkatërruar nga përmbytjet. Argjinaturat në disa segmente kanë vrima të hapura dhe si pasojë në zonat më të ulëta dhe më pranë lumit, uji ka depërtuar duke përmbytur sera dhe parcela të mbjella.
Banorë e fermerë thonë se përmbytje të tilla kishin vite pa i parë, ndërsa dëmet janë të mëdha. Më shumë dëme ka në fusha të mbjella e më pak në sera.
Fermerët shprehen të revoltuar për mungesën e reagimit institucional. Sipas tyre, grupet e kontrollit dhe verifikimit të dëmeve nuk kanë dalë në terren për të konstatuar situatën reale, ndërsa kryetarja e bashkisë, Majlinda Bufi është mjaftuar duke i thirrur fermerët në zyrë, ku i ka pyetur në mënyrë verbale për dëmet e pësuara.
Banorët theksojnë se pa verifikim në vendngjarje, dëmet reale rrezikojnë të mos pasqyrohen dhe për pasojë të mos dëmshpërblehen, duke i lënë fermerët dhe blegtorët të përballen të vetëm me pasojat ekonomike të kësaj fatkeqësie natyrore.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
19 Janar13:59
“5 herë brenda pak kohësh në spital”/ Zbardhet dosja e arratisjes së Altin Ndocit
Altin Ndoci i cili u arratis një javë më parë nga spitali i Durrësit, rezulton se nga tetori i vitit 2025, deri në janar të...
AKTUALITET
19 Janar13:33
Dyshohet se vranë një person, arrestohen dy vëllezërit! Ja çfarë zbuloi policia
Dy vëllezër, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e një shtetasi në vitin 2018 në qarkun Dibër, janë ar...
AKTUALITET
19 Janar13:27
Gjendet i pajetë 65-vjeçari, dyshimet e para
Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete, këtë të hënë, në fshatin Zhurje të Tiranës.
Sipas po...
AKTUALITET
19 Janar13:09
Vjehrra rreh dhëndrin në Lushnjë, arrestohet nga policia
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Lushnjë ku një 52-vjeçare me banim në Tiranë është arrestuar pasi ka...
AKTUALITET
19 Janar12:52
Kërkoi leje ta takonte në burg dhe kohë për t’u njohur me aktet, GjKKO rrëzon avokaten e Veliajt
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sot kërkesën e avokates së kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj për kohë për t...
AKTUALITET
19 Janar11:56
“Leonard Duka më ka vrarë djalin në mes të rrugës”/ E ëma e ish-policit: Jo burgim të përjetshëm...!
Është mbajtur sot në GJKKO seanca e radhës gjyqësore për Leonard Dukën, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen ...
AKTUALITET
19 Janar11:49
Tregtia e jashtme nxjerr në pah realitetin: Shqipëria shpenzon më shumë sesa prodhon
Të dhënat zyrtare nga INSTAT për tregtinë e jashtme në muajin dhjetor 2025 nxjerrin në pah një problem të madh të...
AKTUALITET
19 Janar11:34
Qytetari denoncon: Çarja e tubave të ujësjellësit po rrezikon shtëpitë, bashkia Prrenjas nuk mori masa pas rrëshqitjes së tokës
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjave nga një qytetar, i cili ngre alarmin për një situatë të rrezik...
AKTUALITET
19 Janar11:37
Sinoptikania: Do të ulen temperaturat dhe reshje të pakta shiu
Sinoptikania Lajda Porja nga Meteoalb shprehet se prania e diellit do t’ua lërë vendin vranësirave duke filluar nga pasditja e sotme.
Pj...
AKTUALITET
19 Janar11:16
Mashtrim, drogë dhe armë/ ‘Le Iene’ rrëzuan integrimin dhe ekspozuan një strukturë më të frikshme se narko-shteti
Kur gazetarët e programit investigativ ‘Le Iene’ në Italia Uno nisën punën për të infiltruar një person brenda ...