AKTUALITET

Autizmi në Shqipëri, Dizdari: Largimi i profesionistëve jashtë vendit është problem në këtë sektor

n.f Përditësimi i fundit 22 Qershor 2024, 14:58
Autizmi në Shqipëri, Dizdari: Largimi i profesionistëve
Foto ilustruese

TIRANË- Flet Anisa Dizdari, Drejtore ekzekutive Qendra TISS. Ishte viti 2014, kur numri i fëmijëve të diagnostikuar me autizëm pati një rritje të ndjeshme dhe nga ky vit e në vijim, sipas psikologes dhe punonjëses sociale Anisa Dizdari, në Shqipëri u rrit edhe numri i qendrave të ofrimit të shërbimeve që lidhen me logopedinë dhe terapi të tjera.

Sipas saj, kostoja e terapive është një problem për familjet që nuk kanë mundësi, si dhe emigrimi i mjekëve jashtë…

Si lindi ideja e hapjes së një qendre multidisiplinare për fëmijët me autizëm?

Qendra TISS e ka nisur rrugëtimin profesional prej dhjetë vjetësh, me një ekip të konsoliduar profesionistësh dhe orientohet në dhënien e shërbimeve multidisiplinare për fëmijët me autizëm, por edhe problematika të tjera neurozhvillimore.

Ishte viti 2014, kur numri i fëmijëve të diagnostikuar me autizëm pati rritje të ndjeshme.

Në Shqipëri kishte vetëm një qendër multidisiplinare që ofronte shërbime për fëmijët me autizëm dhe kështu e konsideruam të nevojshme ngritjen e një institucioni që të ofronte shërbime cilësore dhe profesionale për këta fëmijë.

Në këtë mënyrë vendosëm të bëjmë bashkë një grup profesionistësh, mjek psikiatër infantil, pediatër zhvillimi, psikologë klinikë, specialistë të sjelljes, logopedë, psikomotricien, etj.

Cilat janë sfidat kryesore me të cilat përballeni në tregun shqiptar?

Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje, më duhet të bëj një përmbledhje të të gjitha sfidave me të cilat jemi përballur në 10 vjet. Si fillim duhet të mbijetonim si institucion, sfidat ekonomike kanë qenë të mëdha, sepse shërbimet që duhet të ofronim kishin kosto ekonomike dhe shumë prindër nuk kishin mundësi t’i përballonin.

Nga njëra ana, duhet të mendonim të luftonim për kauzën dhe të edukonim sa më shumë prindër që të trajtonin fëmijët, t’i mbështesnim ata në çdo problem me të cilët përballeshin (informacion jo i saktë rreth autizmit, paragjykime, probleme sociale etj.), ndërkohë, nga ana tjetër, duhet të përballonim kostot ekonomike që kërkonte menaxhimi i një institucioni të mirëfilltë të shëndetit mendor.

Mbështetje ekonomike nga ana institucionale shtetërore nuk kishim dhe kështu u detyruam të lobonim fort në institucione private për gjenerim fondesh, në mënyrë që të rrisnim cilësinë e shërbimeve që ofronim, por edhe të mbështesnim ekonomikisht prindër që nuk kishin mundësi të paguanin shërbimin për fëmijët e tyre.

Një tjetër sfidë me të cilën jemi përballur, por edhe vazhdojmë të përballemi, është largimi i profesionistëve jashtë vendit. Një rëndësi të madhe i kushtohet edhe formimit të vazhdueshëm profesional të stafit në mënyrë që të rritet cilësia e shërbimit.

Por, edhe pasi ne investojmë shumë nga ana profesionale, profesionistët e rinj zgjedhin të largohen për të punuar jashtë vendit. Kjo kthehet në sfidë sepse ne duhet të rekrutojmë dhe aftësojmë vazhdimisht profesionistë të rinj. Sot që flasim, sfidat ekonomike janë edhe më të mëdha. Rritjet e çmimeve na e kanë vështirësuar shumë punën.

Për të mbajtur një institucion në këmbë, ka kosto të jashtëzakonshme, si pagesat e stafit, pagesat e ekspertëve të vendit dhe të huaj, taksat, tatimet, qiratë shumë të larta, blerja e vazhdueshme e materialeve didaktike cilësore dhe profesionale, trajnime të vazhdueshme dhe kualifikime të stafit etj. Qendrat joqeveritare dhe sociale nuk kanë asnjë mbështetje ekonomike nga shteti dhe çdo kosto duhet ta mbulojnë vet.

Si e shihni konkurrencën në një treg kaq të vogël sa Shqipëria?

Është e vërtetë në fakt që shumë zyra apo klinika janë hapur dhe ofrojnë përgjithësisht shërbimin e logopedisë. Në fakt, nga njëra anë, ne ndihemi mirë sepse ofrohen mundësi për të punuar dhe për të ndihmuar fëmijët.

Ne si qendër kemi punuar fort në rritjen e informimit dhe ndërgjegjësimit te prindërit, për t’u dhënë ndihmë fëmijëve që në momentet e para kur ata dyshojnë se diçka nuk shkon në zhvillimin e fëmijës.

Gjithashtu kemi kontribuar shumë në rritjen e kapaciteteve profesionale, duke ofruar si qendër trajnime të vazhdueshme për kualifikimin e profesionistëve të rinj. Nga ana tjetër, gjatë këtyre viteve, kemi vënë re se shumë klinika janë hapur nga persona të pakualifikuar, të patrajnuar apo të paspecializuar në ofrimin e shërbimeve.

Shumë logopedë me mbarimin e bachelor-it hapin zyra dhe marrin përsipër trajtimin e fëmijëve. Kjo është kthyer në shqetësim të madh për rënien e cilësisë së shërbimit dhe keqtrajtim të rasteve, duke shkaktuar dëme te fëmijët.

Është një kaos i madh informaliteti në këtë shërbim. Qendra apo klinika që qëndrojnë të fshehura nga shteti, nuk deklarohen, nuk punësojnë profesionistë, nuk kontrollohen dhe mbikëqyren në punën që bëjnë.

Ne themi që konkurrenca kur është e drejtë dhe e shëndetshme, të rrit dhe të motivon në punë, por në rastet e lartpërmendura, ku shumë qendra janë informale dhe joprofesionale, nuk mund të jenë konkurrentet tona.

Me sa duket, numri i qendrave vitet e fundit është rritur, ndërkohë shërbimet publike mungojnë ende. Çfarë ndikimi ka kjo te klientët?

Sigurisht që për Shqipërinë kemi ende shumë nevojë për ndërhyrjen e politikave shtetërore në përmirësimin e cilësisë së ofrimit të shërbimeve kur flasim për shëndetin mendor.

Janë bërë hapa pozitivë në ngritjen e qendrave komunitare të shëndetit mendor, rritjen e numrit të mësuesve mbështetës në kopshte dhe shkolla për fëmijët e diagnostikuar. Megjithatë mendoj se shteti ka mundësi të bëjë më shumë në rritjen e shërbimeve dhe cilësisë së këtyre shërbimeve.

Kemi nevojë të kemi pediatër të konsultoreve të mirëtrajnuar për identifikimin e shenjave të autizmit, por edhe problematikave të tjera zhvillimore, kemi nevojë të ngremë më shumë qendra shtetërore, ku fëmijët të vlerësohen, diagnostikohen dhe të marrin shërbim pa pagesë, kemi nevojë të dërgojmë si mësues mbështetës staf të kualifikuar dhe me profil të duhur akademik, që t’u vijnë në ndihmë fëmijëve, kemi nevojë për më shumë klasa burimore nëpër kopshte dhe shkolla, kemi nevojë për më shumë aktivitete sportive, kulturore, rekreative, ku fëmijët të argëtohen pa pagesë.

Dhe sigurisht, më e rëndësishmja, kemi nevojë që shteti të jetë rregullator i qendrave që ofrojnë shërbime profesionale nga qendrat informale.

Si mendoni se ka ndikuar rritja e numrit të fëmijëve me autizëm në qendrën tuaj? Çfarë hapash keni ndërmarrë?

Rritja e numrit të fëmijëve me autizëm është një problem shumë i madh, sot flasim për shifra ku 1 në 36 fëmijë dignostikohet me autizëm sipas CDC (Center for Disease Control and Prevention).

Kjo rritje sigurisht ka ndikuar edhe në shërbimet që ne ofrojmë. Jemi fokusuar edhe më shumë në trajnime dhe kualifikime të profesionistëve që mund t’u vijnë në ndihmë këtyre fëmijëve, kemi rritur numrin e stafit që ofrojnë shërbim si numrin e selive të Qendrës TISS.

Aktualisht ofrojmë shërbime në dy qendra në qytetin e Tiranës dhe dy qendra në qytetin e Durrësit. Jemi munduar të rrisim numrin e aktiviteteve me karakter informues dhe ndërgjegjësues për prindërit, në mënyrë që të evidentojnë, kuptojnë dhe të kërkojnë shërbim sa më të hershëm për fëmijët e tyre.

Kemi ngritur grupe vullnetare trajnimi për edukatoret nëpër kopshte, në mënyrë që të mësojnë si të punojnë dhe si të menaxhojnë problematikat e fëmijëve brenda kopshtit. Takimet tona kanë qenë të vazhdueshme edhe në rang tryezash politikëbërëse, në mënyrë që të ngremë zërin dhe pasqyrojmë këto problematika edhe në ministritë përkatëse për të ndikuar sadopak në ndërmarrjen e reformave në ndihmë të fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta.

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen, duke pasur në konsideratë edhe numrin e shtuar të problematikave zhvillimore dhe gjuhësore te fëmijët?

Për sa i përket punës sonë të përditshme në lidhje me shërbimin terapeutik, ne studiojmë dhe përvetësojmë vazhdimisht qasjet teraupetike dhe risistë shkencore që vijnë në ndihmë të këtyre problemeve.

Puna e përditshme ka sfida pafund, ne duhet të jemi të përgatitur çdo herë për t’u përballur dhe për t’i kapërcyer ato dhe kjo bëhet vetëm duke studiuar mirë, në mënyrë konstante çdo model shkencor që na ofrohet. Unë e them gjithmonë: – Leximi dhe të mësuarit nuk mbaron kurrë në këtë profesion.

Një nga planet tona për të ardhmen që kemi filluar ta vëmë në zbatim është krijimi i një rrjeti institucionesh dhe profesionistësh që ofrojnë shërbime të kontrolluara dhe profesionale për fëmijët. Ky rrjet do të shërbejë si mbështetje profesionale mes anëtarëve brenda tij, por gjithashtu do të shërbejë edhe si një mekanizëm që do të nxisë instancat qeveritare të ndërmarrë hapa reformues në dobi të fëmijëve dhe familjeve të tyre./ Monitor

autizmi shqiperi profesioniste

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan