“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...

Banorët e lagjes “Mima Traxhiu” në Elbasan janë ngritur në protestë kundër vendimit të bashkisë për zgjerimin e varrezave të qytetit në një parcelë ngjitur me banesat e tyre, në disa raste vetëm 5 metra larg.
Sipas banorëve, ata janë vënë në dijeni të këtij plani vetëm pak ditë më parë dhe jo përmes një njoftimi zyrtar, por nga punonjësit që kishin nisur punimet në terren. Situata bëhet edhe më e rëndë duke pasur parasysh se, sipas tyre, e njëjta parcelë tokë shtetërore u ishte premtuar më parë se do të kthehej në një park për komunitetin.
Shqetësimi kryesor i tyre lidhet me ndikimin e thellë psikologjik dhe shëndetësor që do të ketë afërsia me varrezat. Disa prej tyre, të cilët jetojnë në këtë zonë prej më shumë se 70 vitesh, shprehen se ndihen të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.
“Shtëpia ime është 5 metra larg varrezave. Do kalojmë aty, do jetojmë, nuk rrimë dot as në ballkon,” shprehet një nga banorët, duke theksuar se kjo situatë është e papranueshme.
Në përpjekje për të ndaluar projektin, banorët kanë mbledhur mbi 80 firma në një peticion të dorëzuar në bashki. Ata kanë marrë mbështetjen edhe të këshilltarëve opozitarë, Artan Kana dhe Bianka Çopja, të cilët kanë paraqitur një kërkesë për më shumë informacion.
Banorët këmbëngulin se nuk janë kundër nevojës për të zgjeruar varrezat, por kërkojnë që të gjendet një vend tjetër i përshtatshëm që respekton largësitë e përcaktuara me ligj nga zonat e banuara.
“Ne jemi pro zgjerimit, por jemi kundra afrimit. Të gjejnë një parcelë tjetër,” thotë një tjetër protestues, duke shtuar se banesat e tyre janë të legalizuara dhe me dokumentacion të rregullt prej 10 vitesh.
Deri më tani, i vetmi reagim jozyrtar nga institucionet ka qenë se toka në fjalë është shtetërore dhe e parashikuar për këtë qëllim. Ndërkohë, banorët presin një përgjigje zyrtare dhe zgjidhje për shqetësimin e tyre, duke paralajmëruar se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre.
"Ne jemi banorët e lagjes Mima Traxhiu në Elbasan. Kemi shqetësimin e varrezave që po na vijnë pranë shtëpive. Domethënë, shtëpia ime aktualisht është 5 metra larg varrezave, ndërsa komplet lagja domethënë, i ofrohen varrezat aq shumë sa është e papranueshme.
Nuk na ka ardhur asnjë që të na tregojë që është bërë projekt për zgjerim varrezash pranë shtëpive tona. Tani kemi ardhur këtu në bashki po kërkojmë një takim me kryetarin edhe nuk na kanë thënë gjë akoma se çfarë do bëhet. Po që në orën 8 jemi këtu. Po presim, po presim një takim me kryetarin. Kemi kërkuar, kemi bërë dhe një peticion për bashkinë me firmat e gjithë lagjes.
Janë mbi 80 firma, personave që preken nga zgjerimi i varrezave. Nuk jemi kundra zgjerimit të varrezave, por të gjendet një vend ku nuk ka banesa afër dhe të respektohen largësitë që janë përcaktuar me ligj.
Banori 2: Shtëpia është 5 metra larg. Do kalojmë aty, do jetojmë, nuk rrimë dot as në ballkon, e kupton? Se është shumë, shumë afër. Ajo është një parcelë shumë, nuk është dhe shumë e madhe domethënë, maksimumi për dy vjet ajo do ezaurihet dhe përsëri prapë bashkia do të jetë e detyruar për zgjerimin e varrezave, do kërkojë një tokë tjetër. Pse mos e kërkojë që tani dhe neve nuk na hap probleme. Këtë kërkojmë ne.
Banori 3: Nuk është se e kemi shumë të sigurt se si ka qenë plani, por me llafe domethënë kështu ka qenë që ka qenë parashikuar për park. Bashkia e ka pronë të veten, po shumë mirë aty është lagje shumë e madhe, mund të bëhet një shkollë, një fushë futbolli, e kupton? Ka shumë, ka shumë opsione të tjera sesa varrezat.
Banori 4: Shqetësimi ynë është ky se po na vijnë varrezat ngjitur me shtëpisë. Nesër pasnesër s'ke se çfarë bën, opsion tjetër nuk ke. Ne tani kemi ardhur këtu te bashkia të marrim sidoqoftë një përgjigje të vogël fare nga kryetari i bashkisë ose nga personat përgjegjës për këtë gjë. Pse? Se është një projekt nga shteti, gjë e cila ti nuk ke as edhe një tabelë atje që t'i japësh një informacion banorëve që janë aty që çfarë po ndodh. Vjen, thjesht bëhen punimet direkt pa asnjë projekt-ligj që ta ketë tabelën. E kanë pasur, e kanë hequr edhe kjo ndryshon tani se bëhen projekte të reja, po banorët nuk janë në dijeni fare.
Bujar Sefa (Xaka), i arrestuar në Dubai është një emër i njohur i drejtësisë shqiptare, por jo vetëm. I riu ishte shp...
Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me ngjarjen e rëndë në Durrës, ku Mikel Ndoj plagosi me thikë va...
Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim Ilirjan Selmanin, 31-vjeçarin që masakroi me thikë të...
Ka më shumë se një javë që aktiviteti i bizneseve është i bllokuar, pasi një platformë e rëndësishme, s...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Durrës, ku babai ka goditur me thikë vajzën...
Është arrestuar në Dubai, Bujar Sefa i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”. Bujar Sefa alias Xaka...
Përdorimi i gazit lotsjellës të skaduar nga Policia e Shtetit, një veprim që sipas ekspertëve përbën një rrezik t...
Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i identifikuar si Emiljan Nikolli, alias Emiljan Lleshi nga Mamurrasi. Sipa...
Orët e fundit, hetimet për vrasjen e 49-vjecarit Jani Aliaj në burgun e Koridhalos, kanë marrë kthesë tjetër. Policia greke...
Komuniteti i shqiptarëve në Nevada është një mozaik i thurur nga historitë e atyre njerëzve që kapërcyen oqeanin ...