BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...

Për herë të dytë është shtyrë seanca paraprake ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e cila ishte parashikuar të zhvillohej ditën e sotme. Shkak për shtyrjen është bërë mosparaqitja e avokatëve, për shkak të bojkotit që vijon nga avokatët penalistë, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja më herët gjatë këtij viti.
Gjykata ka caktuar datën 21 tetor, ora 09:00, për zhvillimin e seancës së radhës, në të cilën pritet të merret vendimi nëse dosja ndaj Veliajt, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, dhe disa personave të tjerë të përfshirë, do të kalojë për gjykim apo jo.
Ndërkohë, më 2 tetor, Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Veliajt, i cili kërkonte zëvendësimin e masës “arrest në burg” me një më të lehtë. Ai u arrestua më 10 shkurt, pas hetimeve të SPAK, që e akuzojnë për krijimin e një skeme komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash, në bashkëpunim me bashkëshorten dhe të afërm të tjerë.
Sipas hetimeve, ish-kryebashkiaku dyshohet se përmes një rrjeti kompanish dhe OJF-sh, ka përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 1 milion euro nga fondet publike dhe ryshfete nga biznesmenë dhe kontraktorë të bashkisë. Shuma të mëdha parash, sipas SPAK, janë përdorur për blerje luksoze online, kryesisht nga Ajola Xoxa.
Gjykata e Posaçme e Apelit ka justifikuar mbajtjen në burg të Veliajt dhe bashkëshortes së tij, duke theksuar se të dy kanë tentuar të ndikojnë në hetime, përmes manipulimit të provave dhe presioneve ndaj dëshmitarëve, përfshirë edhe kërcënime ndaj agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Hetimi ndaj Veliajt është një ndër çështjet më të bujshme në vend që prej fillimit të vitit, duke vendosur në qendër të vëmendjes një nga figurat më të njohura të politikës shqiptare në dekadën e fundit.
Seanca e 21 tetorit pritet të jetë vendimtare për ecurinë e mëtejshme të çështjes. Nëse gjykata vendos që dosja kalon për gjykim, atëherë do të nisë zyrtarisht procesi penal ndaj Veliajt dhe të bashkëpandehurve të tjerë, ndërsa mbrojtja pritet të kërkojë sërish zbutje të masës së sigurisë dhe rrëzimin e akuzave.
Pas mbledhjes së jashtëzakonshme me 260 gjyqtarë që u zhvillua ditën e djeshme, komandanti i Gardës së Republikës, Sim...
Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për mashtrim. Blutë bëjnë me dije se i riu ka marrë n...
Skandalet me pronat nuk kanë fund, ndërsa institucionet vazhdojnë të mbyllin sytë përballë abuzimeve të hapura. I ftu...
Në kuadër të bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, është finalizuar procedura për ekstradimin ...
Një 55-vjeçar është arrestuar në Rinas, pasi rezultonte në kërkim nga autoritetet italiane. Burime zyrtare nga policia b&...
Familjarët e Gjovalin Shkambit, xhaxhai i Elvis Shkambit (autori që vrau me armë zjarri gjyqtarin Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit ...
Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona pas një sulmi fizik në lagjen “Bashkimi”. Menjëherë marrjes së njoftimit p...
Sot dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 83 lekë, në shitje me 84 lekë. Euro nga ana tjetër do të blihet me 9...
Vlera e fondeve të investimit në valutë të huaj po rritet për të dytin vit radhazi. Sipas informacionit nga Autoriteti i Mbik&eu...
Blerjet e energjisë nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) nga janari deri në fund të gushtit kapën vlerën 189 milionë...