AKTUALITET

Dëmtimi i argjinaturës së Mjedës, Komiteti i Digave: Rrezikohen 5500 banorë, MBZHR ndërhyrje emergjente

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Qershor 2023, 08:00
Dëmtimi i argjinaturës së Mjedës, Komiteti i Digave:

Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i është kërkuar ndërhyrje emergjente për rehabilitimin e argjinaturës së Mjedës e cila ka pësuar dëmtime. Mbledhja e fundit e Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha e ka cilësuar këtë si një çështje me rëndësi të veçantë teksa ka bërë një parashtrim mbi konstatimin si dhe rrezikun që u kanoset 5500 banorëve nëse nuk merren masa.

Vendimi i datës 25 maj 2023 “Për zgjidhjen e problematikave të konstatuara në kompleksin e strukturave hidraulike të HEC- Ashtës dhe Argjinatura e Mjedës” nënvizon se në mbështetje të Ligjt Nr. 8681, date 02.11.2000 “Për Projektimin, Ndërtimin, Shfrytëzimin dhe Mirëmbajtën e Digave dhe Dambave”, VKM Nr. 147, date 18.03.2004 “Miratimin e Rregullores për Sigurinë e Digave dhe të Dambave”, Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) në mbledhjen e datës 25.05.2023 mori në shqyrtim problematikat e konstatuara në strukturat hidraulike të HEC Ashtës dhe argjinaturës së Mjedës dhe të dhëna në Raportin vjetor për vitin 2022 të kompanisë ENERGJI ASHTA shpk.

Bazuar tek ky Raport, rezulton se pjesa e poshtme e argjinaturës së Mjedës është e dëmtuar në disa pjesë të saj duke rrezikuar afro 5 500 banorë në zonën urbane të Mjedës që ndodhet poshtë kësaj argjnature.

“Gjithashtu shumë pjesë të betonit në pjesën e poshtme të shkarkuesit të Spatharës janë të dëmtuar. Duke patur parasysh faktin se këto struktura janë objekte ndërtimore nivelngritëse dhe ujëmbledhës formues si dhe prishja e mundshme e tyre përben rrezik për banorët e zonës urbane të Mjedës, i githë ky kompleks duhet të trajtohet si objekt i rëndësisë së veçantë” thuhet në vendim.

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha pas diskutimeve ka vendosur që lidhur me këtë problematikë të merren masa urgjente.

Kështu në pikën e parë të vendimit Komiteti i ka kërkuar Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) të marrë masa emergiente për rehabilitimin e argjinaturës së Mjedës në bazë të një studimi të gjendjes aktuale, analizë të hollësishme tekniko-ekonomike dhe hartimit të një projekti zbatimi të hartuar nga ekspertë të licencuar për projektimin e digave të mëdha.

Ky projekt duhet të dorëzohet për tu shqyrtuar dhe miratuar në KKDM përpara fillimit të sezonit të reshjeve.

Në pikën dy vendimi thotë se kompleksi i strukturave hidraulike të HEC Ashtës duke përfshirë strukturën hidraulike të Spatharës dhe argjinaturën e Mjedës të trajtohen si objekte të rëndësisë së veçantë në përputhje me kërkesat e legjislacionit të mësipërm.

“Për rrjedhojë shfrytëzuesit e këtyre strukturave duhet ti mirëmbajnë dhe monitorojnë të gjithë elementet e këtij kompleksi dhe të informojnë KKDM të paktën dy herë në vit për gjendjen e strukturave, masat e monitorimit dhe të sigurisë që janë marrë si dhe të hartojnë planet e gatishmërisë në rastet e emergjencave civile për shkak të prishjes së mundshme të ndonjë prej këtyre elementeve. Këto plane dhe harta të përmbytjeve duhet të dorëzohen pranë KKDM / SKDM brenda fillimit të sezonit të reshjeve” thuhet në vendim. /Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë