Studentët e Fakultetit të Mjekësisë dolën në protestë mesditën e sotme para rektoratit të Universitetit të Mjekësisë për të kundërshtuar draftin e Ministrisë së Arsimit për të mos lejuar studentët të largohen nga vendi. Para nisjes së Fakultetit, studentët e mjekësisë duhet të firmosin kontratë për të punuar të paktën 3 vite në vend, pas përfundimit të studimeve, ose në të kundërt do paguajnë tarifën vjetore të shkollimit, me koston reale, vlerë e cila ende nuk është përcaktuar. Por këtë gjë, studentët e mjekësisë e kundërshtojnë.
Studentët thanë për median se ky plan u cënon të drejtat dhe i detyron të bëjnë zgjedhje që nuk duan.
“Ne jemi të vetëdijshëm për largimin e mjekëve por nuk pranojnë detyrimin si zgjidhje. Aktin e konsiderojmë të padrejtë. Detyrimi i mjekëve për të ndenjur në Shqipëri, është shkelje e demokracisë. Ne duam përmirësime konkrete. Përmirësoni kushtet dhe mjekët do të rrinë. Mjeku nuk duhet të detyrohet të qëndrojë në vend”, tha një nga studentet e mjekësisë që po proteston.
Sipas studentëve, tarifa që u duhet të paguajnë nëse nuk pranojnë të firmosin qëndrimin në vend është 5 mijë euro, një tarifë që kurrsesi nuk e pranojnë.
“Ne si studentë jemi të çoroditur me dy rrugë të tilla. Nuk duam të ndjehemi të kushtëzuar apo të detyrohemi të bëjmë diçka që nuk duam. Nuk është se nuk duam të qëndrojmë në Shqipëri por nuk ka kushte për t’u zhvilluar profesionalisht. Të përmirësojnë kushtet”, tha një student i cili shtoi se sido të jenë kushtet, përsëri nuk do pranojnë të paguajnë tarifën prej 5 mijë eurosh.
Studentët paralajmëruan se nëse Ministria e Arsimit nuk heq dorë nga ky draft, protestat do të përshkallëzohen, pa përjashtuar bojkotin e provimeve.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
20 Qershor12:41
Operacioni i SPAK dhe policisë në kampin e muxhahedinëve në Manzë, zëdhënësi i MEK: Ka 2 të vrarë. Policia e mohon
Gjatë një operacioni të policisë me urdhër të SPAK në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit,...
AKTUALITET
20 Qershor10:42
VIDEO/ Lufta kundër terrorizmit e sulmet kibernetike, policia kontroll në kampin e MEK në Manzë të Durrësit!
DURRËS- Policia e Shtetit me vendim të GJKKO-së dhe urdhër të SPAK, po kryen kontrolle të të gjitha ambienteve dhe zyrave n...
AKTUALITET
20 Qershor10:38
Denoncimi i rrallë në prokurori/ Para 4 vitesh linda binjakë, por më dhanë vetëm një
Prokuroria e Tiranës vendosi mos-fillimin e hetimeve mbi denoncimin e një gruaje e cila pretendoi se kishte sjellë në jetë binjak&eum...
AKTUALITET
20 Qershor10:36
Kundër punësimit me detyrim, studentët e mjekësisë dalin në protestë ditën e sotme
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë do të protestojnë sot në orën 11:00 përpara universitetit. Ata kundë...
AKTUALITET
20 Qershor10:35
Kontrollet në kampin e Muxhahedinëve në Durrës, reagon policia
Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrol...
AKTUALITET
20 Qershor10:17
Parku fotovoltaik përfundon në KPP, ankimohet dhënia me qira e 10 hektarëve
Ankandi i dhënies me qira të një toke për ndërtimin e një parku fotovoltaik ka përfunduar në Komisionin e Prokurimit P...
AKTUALITET
20 Qershor09:45
SPAK i bllokon pasaportën Alma Kaçit/ Nënkryetari Gjana jep shpjegime për planin e qenve. Gjici-Cengu kërcënuan njëri-tjetrin në Këshill
Alma Kaçi, pritet të meret në mbrojtje nga prokuroria e posaçme SPAK, dhe të kthehet në dëshmitaren kryesore të k&...
AKTUALITET
20 Qershor09:32
Lufta kundër terrorizmit, policia kontrolle në kampin MEK
Policia e Shtetit po zhvillon kontrolle sot në kampin MEK në Manzë të Durrësit.
Forca të shumta policore me grupe të shumt...
AKTUALITET
20 Qershor08:00
Lodhje, trishtim, pesimizëm, izolim... Shiu i qershorit na ‘përmbyti’ edhe gjendjen psikologjike
Shumë faktorë të jashtëm apo të brendshëm mund të ndikojnë tek njeriu dhe një nga këta faktorë ësh...
AKTUALITET
20 Qershor07:00
FSHU kërkon dalje në treg të lirë të energjisë për furrat që s’prodhojnë bukë masive, u trefishohet çmimi
Vijojnë debatet mes Entit Rregullator të Energjisë (ERE), Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU) dhe përfaqësuesve t&eum...