Me të ardhurat që janë më të ulëtat në Europë, në raport me atë që prodhon ekonomia në një vit, dhe çmimet që për pjesën më të madhe të produkteve janë sa në shtetet më të pasura, familjet shqiptare çojnë një pjesë të madhe të shpenzimeve të tyre për t’u ushqyer, në një tregues të varfërisë ekstreme.
Të dhënat e fundit të Eurostat bëjnë të ditur se shpenzimet nominale për ushqim, si përqindje ndaj Prodhimit të Brendshëm Buto (PBB-vlera e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare që prodhon ekonomia në një vit) ishte 31.2% e PBB-së në vitin 2022, nga 6.6% që është mesatarja e Bashkimit Europian.
Shifra është shumë më e lartë se shteti i dytë pas nesh, Mali i Zi (22.5%), ndërsa dhe Kosova e ka këtë tregues në 18.1% (në vitin 2020, që është shifra më e fundit e raportuar).
Për bukën dhe drithërat, familjet shqiptare kanë shpenzimeve rekord në 4.3% të PBB-së, nga 1.2% që është mesatarja europiane. Edhe për mishin shkojnë 6% e të ardhurave që ekonomia qarkullon në një vit, ndërsa për familjet europiane mjafton vetëm 1.5%.
E njëjta tendencë është dhe për qumështin, djathin e vezët, e 5.1% të PBB-së në Shqipëri, nga 1% në Europë.
Rekordi mbahet për frutat e perimet, me 11.9% të PBB-së, nga 1.5% që është mesatarja e Bashkimit Europian.
Sipas Eurostat, shpenzimet nominale për frymë për ushqime në 2022 ishin 2 mijë euro, nga 1,697 euro në 2021, duke mos pasur ndonjë diferencë të lartë me mesataren e Bashkimit Europian prej rreth 2,300 eurosh.
Në Maqedoninë e Veriut, shpenzimi për frymë për ushqime është 1,337 euro, në Serbi 1,230 euro, në Bosnjë 1,333, duke na e kaluar vetëm Mali i Zi, me 2115 euro.
Edhe për vitin 2022, Shqipëria mbeti vendi me të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë në raport me prodhimin e brendshëm buto si dhe për konsumin individual për frymë, që është një tregues i mirëqenies materiale.
Të ardhurat për frymë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) ishin sa 34% e mesatares së Bashkimit Europian. Ndonëse në rritje me dy pikë përqindje në raport me vitin e kaluar, sërish Shqipëria është e fundit në Europë (të dhënat për Kosovën nuk raportohen).
Edhe treguesi tjetër, ai i konsumit individual për frymë, që mat të ardhurat sipas fuqisë blerëse, apo mirëqenien e një familjeje e vendos Shqipërinë në fund, me diferencë të ndjeshme nga rajoni.
Ky tregues është për Shqipërinë sa 40% e mesatares europiane. Në Bosnjë-Hercegovinë, raporti është 42%. Rekordin e mban Mali i Zi me 64%, Serbia me 53%, Maqedonia e Veriut me 51%./Monitor
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
20 Qershor18:35
Në Shqipëri, dy mijë iranianë/ U pranuan për arsye humanitare pas sulmeve në Irak
Me pushtimin e Irakut nga SHBA dhe një koalicion prej 39 vendesh, në vitin 1991 njohur si “ Lufta e Gjirit” opozita MEK e cila vep...
AKTUALITET
20 Qershor18:00
“El Pais”, reportazh për agroturizmin në vendin tonë/ Rama: Tjetër vlerësim me pesë yje për Shqipërinë
Spanjollja “El Pais” ka publikuar një reportazh për Shqipërinë, duke u ndaluar veçanërisht te agroturizmi.
Duke s...
AKTUALITET
20 Qershor14:00
Dështimi me garën rajonale; Konsumi dhe të ardhurat për frymë, Shqipëria e fundit në Europë për mirëqenien më 2022, sipas Eurostat
Ndërsa Shqipëria është në një garë të ethshme me rajonin për rritjen e pagave, të dhënat e Eurostat tre...
AKTUALITET
20 Qershor12:41
Operacioni i SPAK dhe policisë në kampin e muxhahedinëve në Manzë, zëdhënësi i MEK: Ka 2 të vrarë. Policia e mohon
Gjatë një operacioni të policisë me urdhër të SPAK në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit,...
AKTUALITET
20 Qershor10:42
VIDEO/ Lufta kundër terrorizmit e sulmet kibernetike, policia kontroll në kampin e MEK në Manzë të Durrësit!
DURRËS- Policia e Shtetit me vendim të GJKKO-së dhe urdhër të SPAK, po kryen kontrolle të të gjitha ambienteve dhe zyrave n...
AKTUALITET
20 Qershor10:38
Denoncimi i rrallë në prokurori/ Para 4 vitesh linda binjakë, por më dhanë vetëm një
Prokuroria e Tiranës vendosi mos-fillimin e hetimeve mbi denoncimin e një gruaje e cila pretendoi se kishte sjellë në jetë binjak&eum...
AKTUALITET
20 Qershor10:36
Kundër punësimit me detyrim, studentët e mjekësisë dalin në protestë ditën e sotme
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë do të protestojnë sot në orën 11:00 përpara universitetit. Ata kundë...
AKTUALITET
20 Qershor10:35
Kontrollet në kampin e Muxhahedinëve në Durrës, reagon policia
Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrol...
AKTUALITET
20 Qershor10:17
Parku fotovoltaik përfundon në KPP, ankimohet dhënia me qira e 10 hektarëve
Ankandi i dhënies me qira të një toke për ndërtimin e një parku fotovoltaik ka përfunduar në Komisionin e Prokurimit P...