
Policia e Korçës ka nisur hetimet pas vdekjes së një 49-vjeçarje një ditë më parë në këtë qytet.
Gentiana Nano u dërgua në urgjencën e spitalit të Korçës tre ditë më parë pasi kishte shfaqur probleme në frymëmarrje. Pas trajtimit në shërbimin e urgjencës ajo u dërgua në shtëpi, megjithatë sipas familjarëve ajo sërish nuk ishte mirë. Një ditë më parë i biri dhe bashkëshorti e gjetën 49-vjeçaren të pajetë në dhomë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi familjarët e shtetases G. N., 49 vjeçe, që humbi jetën në Spitalin Rajonal Korçë, më datë 16.11.2025, kanë kallëzuar për neglizhencë gjatë trajtimit mjekësor.
Materialet proedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.”- njofton policia.
Djali i saj Erdiol Nano ka hedhur akuza kundrejt mjekëve të spitalit të Korçës duke thënë se këta të fundit nuk kanë treguar kujdesin e nevojshëm për nënën e tij.
“Mami thoshte që nuk jam mirë, e ndjej veten të lodhur dhe kam rrahje të larta të zemrës. Nuk ishte mirë dhe tha do të shkojmë në spital. E çuam, ju bënë kontrollet, i thanë që kishte anemi, i dhanë disa mjekime dhe u larguam. Ajo vazhdonte të thoshte që nuk ndihet mirë por doktorët s’na thanë asgjë dhe e nxorën. Si mundet të lesh një njeri të largohet kur ai të thotë nuk ndihem mirë?
Dua të di përse mjekët nuk na thanë çfarë duhet të bënim? Pse nuk e lanë në spital por e nxorën? Si e lanë të ikte nga spitali në atë gjendje? Sot më ndodhi mua, nesër mund ti ndodhë dikujt tjetër”, tha ai dje për mediat.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
17 Nëntor12:36
Kulla-mania/ Nga 18, në 56 kate, Rama trefishoi “pa asnjë shpjegim” lejen e Lefter dhe Orest Sotës tek ish-UET
Në vitin 2022, ish-godina shumë-vjeçare e Universitetit Europian të Tiranës (UET), në bulevardin “Bajram Curri”, n...
AKTUALITET
17 Nëntor12:24
Erion Veliaj kërkon laptop në burg!
Mesditën e sotme po mbahet seanca paraprake për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Në seancën me dyer të mbyllura avokat&e...
AKTUALITET
17 Nëntor12:08
Ministria e Drejtësisë i kërkon zyrtarisht Zvicrës ekstradimin e Arben Ahmetajt
Gjykata e Posaçme nisi sot gjykimin në mungesë ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, për dosjen e njohur si “Buk...
AKTUALITET
17 Nëntor11:56
Qytetarët protestë në 20 nëntor kundër helmimit dhe abuzimit me kafshët: Bashkohuni tubimit!
Të enjten, më 20 nëntor, qytetarët nga e gjithë Shqipëria do të mblidhen në Sheshin Skënderbej për një ...
AKTUALITET
17 Nëntor11:34
Banorët e katër fshatrave të Vlorës protestë para SPAK-ut: Po na marrin pronat
Banorët e katër fshatrave të Vlorës protestojnë para SPAK.
Në paditë e tyre ata pretendojnë për shpronësimi...
AKTUALITET
17 Nëntor11:29
Banorët e Kalivaçit në protestë, bllokojnë aksin Qukës–Qafë Plloçë, ndërhyn policia
Një protestë e banorëve në afërsi të fshatit Kalivaç ka bllokuar për rreth 10 minuta qarkullimin në aksin rrugo...
AKTUALITET
17 Nëntor11:17
Skandali me Tunelin e Llogarasë, Berisha: Balluku personazh kryesor! Dy ministra refuzuan të firmosnin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sërish ka akuzuar Belinda Ballukun për aferën e tunelit të Llogarasë, por edhe aero...
AKTUALITET
17 Nëntor11:03
21 Janari/ Berisha: Grupit të PD-së nuk i ka ardhur asnjë fletëthirrje!
Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat, para SPAK, tha se grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk ka marrë asnjë flet&...
AKTUALITET
17 Nëntor10:52
Policia publikon masat për protestën e opozitës: Rrugët që do të bllokohen
Policia e shtetit ka njoftuar masat që do të merren për organizimin e protestës së opozitës sot në orën 18:00-20:00 pa...
AKTUALITET
17 Nëntor10:37
Shtyhet sërish seanca paraprake për Metën, ja arsyeja
Seanca paraprake për dosjen e ish-presidentit Ilir Meta u shty sërish, pasi avokati i tij, Kujtim Cakrani, nuk mundi të ishte i pranishëm ...