Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin ‘A Show’ përballë Adi Krastës tha se cështja McGonigal do të qëndrojë si çekan mbi kokën e Ramës edhe kur të lërë qeverinë.
Lala tha se çështja ka ngecur nbë pritje të letërporosive dhe se përmasa e asaj dosje do të kuptohet nga SPAK në momentin që vjen dosja amerikane.
“Çështja McGonigal nuk do të jetë çështje e vdekur në SPAK. Pra një çështje e mbyllur. Mendoj se ajo do të qëndrojë si çekan mbi kokën e kryeministrit edhe kur ta lërë qeverisjen. Do të jetë njollë e barrë shumë e rëndë e kryeministrit sido që të jetë e në çfarëdo kohe.
Çështja ka ngecur në pritje të letërporisve. Nuk mbyllet çështja. Do të paragjykoja çdo prokuror nëse do të mbyllet cështjen McGonigal pa pritur dosjen amerikane. Se aty fle lepuri. Përmasa e asaj dosje do të kuptohet nga SPAK në momentin që vjen dosja amerikane. Nëse një prokuror do ta mbyllte pa e marrë dosjen amerikane unë si gazetare do të thoja se këtu ka dicka dhe këta po mbyllin një aferë shumë të madhe korruptive dhe për shkaqe afatesh po e bëjnë këtë gjë”
Lala u pyet dhe për dosjen e ish kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Adi Krasta: Çfarë ndodh me ish kryetarin e bashkisë Tiranës, Veliaj
Klodiana Lala: Ka nisur ballafaqimi normal i tij me drejtësinë shqiptare. Ndryshe nga Veliaj që akuzonte dhe sulmonte gjithkënd tashmë ka ndryshuar strategji.
A do të diskutohen inceneratorët në raport me të?
Klodiana Lala: Është çështje e hapur. Të premten Veliaj është në Gjykatë Kushtetuese ku kundërshton shkarkimin. Përballja e tij me drejtësinë do të jetë shumë e gjatë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
28 Tetor23:05
FOTO/ Qytetari me aftësi të kufizuara parkon ku i lejohet, por policia e Tiranës e gjobit!
Në Shqipëri, duket se çdo ditë bëhet më e vështirë të kuptosh logjikën e disa veprimeve të institucio...
AKTUALITET
28 Tetor22:26
Katër orë ndjekje, policia e Beratit publikon pamjet e arrestimit të 63-vjeçarit
Policia e Beratit publikoi pamjet e arrestimit të 63-vjeçarit Kristo Mema alias Kastriot Hoxha.
I moshuari akuzohet se vrau me thikë 42-vje&cc...
AKTUALITET
28 Tetor22:22
“S’kisha dijeni që do mbikëqyrja punimeve në Tunelin e Llogarasë!”- Zbardhet dëshmia e punonjësve të ortakut të Berberit
Sipas dëshmive nga dosja hetimore e ish-kreut të ARRSH-së Evis Berberi, zbulohen shkeljet e hapura ligjore gjatë procedurave të proku...
AKTUALITET
28 Tetor22:15
Vrau 42-vjeçarin nga Tirana në sy të fëmijëve, zbardhet e shkuara e 63-vjeçarit
Autori i vrasjes së 42-vjeçarit në Berat ka precedentë penal në Greqi ku është dënuar me 25 vite burg për vrasje....
AKTUALITET
28 Tetor20:43
Vrau me thikë 42-vjeçarin pas sherrit për foton dhe kalin, arrestohet autori i vrasjes në Berat. Ja ku ishte fshehur
Policia e Beratit ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes me thikë që ndodhi rreth orës 15:00 në lagjen “...
AKTUALITET
28 Tetor20:29
Deputetët italianë vizitojnë kampin e Gjadrit dhe denoncojnë kushtet: Këtu është si të jesh i dënuar
Një vizitë e papritur në qendrën e emigrantëve në Gjader, në veri të Shqipërisë, ka zbuluar një situat&eu...
AKTUALITET
28 Tetor20:19
Ish-prokurori: Akuza kundër Ballukut është ngritur, zv/kryeministrja nuk “shpëton” dot
Ish-prokurori Ervin Karanxha ishte i ftuar në edicionin ‘Ora 19’ me moderatoren Armela Ferko në SYRI TV, ku foli mbi procedimin penal ndaj...
AKTUALITET
28 Tetor20:15
‘World Justice Project’ rrëzon reformën në drejtësi dhe SPAK: Brenda 10 vitesh u përkeqësua gjithçka
Vetëm një ditë pasi Altin Dumani raportoi në Kuvend, organizata më e rëndësishme ndërkombëtare në sundimin e l...
AKTUALITET
28 Tetor19:35
Gjykatësi britanik dënon me 5 vite burg shqiptarin dhe e kritikon: Do të shkosh në shtëpi pas dënimit, duhet të punoje atje
Një korrier droge u gjet me para në dorë, kanabis dhe kokainë kur makina e tij me qira u ndalua në autostradën M1 ndërsa po e...