
Moti i keq i shoqëruar me reshje të dendura dëbore dhe ngrica ka shkaktuar probleme serioze në zonat malore të Elbasanit mbrëmjen e të enjtes.
Një automjet me tre persona mbeti i bllokuar në fshatin Shmil, në zonën e Njësisë Administrative Labinot, pasi rruga u bë e pakalueshme si pasojë e borës dhe akullit. Personat e izoluar kërkuan ndihmë, por ndërhyrja rezultoi tepër e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe kushteve të pafavorshme atmosferike.
Situatë problematike u raportua edhe në fshatin turistik Gjinar të bashkisë Elbasan, ku disa automjete u bllokuan në akset rrugore malore.
Sipas informacioneve, pjesa më e madhe e qytetarëve të bllokuar në rrugët e fshatrave malorë të mbuluar nga dëbora ishin nga qyteti i Elbasanit dhe kishin udhëtuar drejt këtyre zonave për turizëm dimëror, duke injoruar thirrjet e vazhdueshme të autoriteteve për përdorimin e zinxhirëve dhe pajisjeve dimërore. Mjetet pa zinxhirë u bënë shkak kryesor i bllokimit, duke vështirësuar edhe ndërhyrjen e shërbimeve emergjente.
Autoritetet u bëjnë sërish apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme drejt zonave malore gjatë kushteve të motit ekstrem dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, për të garantuar sigurinë e tyre dhe të të tjerëve.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
9 Janar07:50
Izolim total në Arrëz e Madhe, Memaliaj/ Pa drita prej 3 ditësh dhe rrugë të bllokuara nga bora
Banorët e fshatit Arrëz e Madhe, në Bashkinë Memaliaj, po përballen prej tre ditësh me mungesë të energjisë elekt...
Nga Sheradin BERISHA
AKTUALITET
9 Janar07:48
Refleksionet e studiuesit për kryengritjen e vitit 1915: Çfarë tha Hasan Prishtina
Ndonëse Shqipëria në periudhën 7 mars 1914 – 3 shtator 1914, administrohej nga Princi gjerman Vilhelm Vid, gjatë kësaj koh...
AKTUALITET
9 Janar07:30
Sherr i madh në burgun e sigurisë së lartë, Astmer Bilali dhe Mikel Thani përfundojnë në spital
Një konflikt i dhunshëm ka shpërthyer në burgun e Reçit, në Malësinë e Madhe, ku dy të dënuar janë p&eu...
AKTUALITET
9 Janar07:14
Temperaturat në ulje/ Si paraqitet situata meteorologjike për ditën e sotme?
Ditën e sotme në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive ndërsa në Dibër priten r...
AKTUALITET
9 Janar00:03
Ahmetaj zbulon skandalin e Thumanë – Kashar: Kostot janë rritur në kurriz të qytetarëve, kanë bërë si u ka dashur qejfi
Ish numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj ka vijuar me sagën e denoncimeve, këtë radhë është ndalur në koncesionin e rrug...
AKTUALITET
8 Janar23:48
Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve
Në qarkun e Vlorës, lumi Vjosa vijon të jetë në kuotën e 9 metrave dhe situata është kritike. Gazetarja Greta Haskaj t...
AKTUALITET
8 Janar23:28
Sherr në burgun e Reçit, dy të dënuar përfundojnë në spital pas përplasjes fizike
Një konflikt i dhunshëm ka shpërthyer sot në burgun e Reçit, në Malësinë e Madhe, ku dy të dënuar janë...
AKTUALITET
8 Janar22:38
Enigma/ Si u zhduk dhe u rishfaq Belinda Balluku
Ndërkohë që deputetët e opozitës organizonin një show përpara derës së komisionit të mandateve dhe imunitetit,...
AKTUALITET
8 Janar22:36
Ahmetaj: Karlo Bolino është shqepur në para nga Rama, i fali tokën që e kompensoi 2.9 mln euro
Ish-zv/kryeministri, ka akuzuar Edi Ramën se ato media që e mbështesin i shqep me para, kurse kundërshtarët i sulmon. Ahmetaj akuzoi ...
AKTUALITET
8 Janar22:25
Bombola gazi në magazinat e tregut të “5 Majit”! Shefi i zjarrfikësve tregon rrezikun nga flakët
Shefi i shërbimit të zjarrfikësve të Tiranës Shkëlqim Goxhaj foli nga vendi i zjarrit në tregun e rrobave në lagjen &l...