Denoncimi nga Tropoja/ Banori i fshatit Geghysen: Rruga në gjendje të degraduar, fondet i devijuan për një rrugë tjetër
Një banor nga fshati Geghysen i Tropojës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në fshatin e tij që e lidh atë m...
Një banor nga fshati Geghysen i Tropojës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në fshatin e tij që e lidh atë m...
Nëntë familje në Vorarlberg, Austri u përballën me një situatë kaotike pas kthimit nga pushimet, pasi banesat e tyre ishin gr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara si një goditje ndaj asaj që ai e qua...
Banorë të zonës së Durrësit të Ri, e njohur ndryshe si Ish-Këneta, kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Durr&eu...
Drejtor sportiv i AC Milan për dy vjet, deri në majin e kaluar, ish-sulmuesi i kombëtares Igli Tare dyshohet për pastrim parash në Shqi...
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner i kujton kryeministrit Rama se në rrugën për integrimin në B...
Gjykata e Apelit në Bolonjë ka ulur nga 17 në 15 vjet dënimin për të riun, i cili në kohën e ngjarjes ishte 15 vje&ccedi...
George Desmond Kamurasi mund të kalojë së shpejti nga dorezat e portierit te një kurorë mbretërore. Kapiteni 36-vjeçar i ...
Turgutluspor ka bërë histori në futbollin turk. Klubi ka emëruar Zeynep Mestan si trajneren e re të skuadrës së parë t...
Autoritetet ukrainase kundër korrupsionit, NABU dhe SAPO, kanë nisur një aksion ndaj zyrtarëve të Prokurorisë së Përgj...
Ndërkohë që deputetët e opozitës organizonin një show përpara derës së komisionit të mandateve dhe imunitetit, që po mohon ti hapë rrugë arrestimit të kërkuar nga SPAK-u për Belinda Ballukun kjo e fundit u shfaq në frontin e betejës kundër përmbytjeve, në Novoselë të Vlorës. Në paraqitjen e zëvendës kryeministres së pandehur nuk kishte asgjë të rastësishme. “Mis en scene” ishte e përgatitur me kujdes. Të gjitha mediat ishin porositur që të qenë prezente.
Vetë gruaja më e komentuar e këtyre ditëve kishte adaptuar look-un e njeriut që gjendet në krye të punëve: flokë të parregulluara, thjeshtë të mbledhura nga pas, një xhup të madh, si për të gjithë ata që i kalojnë këto ditë të lagështa dhe të ftohta jashtë dhe këmbë të mbathura me kambale.
I njëjti mesazh, ai i njeriut që ka në duar frenat e situatës, përcillej edhe nga faqja zyrtare e Ballukut në Facebook. Që nga mëngjesi i kësaj të enjteje e deri në orët e para të pasdites, plot gjashtë postime. Po ashtu edhe dje, tre të tilla. Ndërkohë që po të zbresësh pak më poshtë, në murin e faqes së saj në Facebook gjen dhe pesë ditë të tëra heshtje të plotë, së paku që nga koha që ajo u mor e pandehur. Ajo filloi të shkëlqejë me mungesën e saj edhe në sallën e kuvendit edhe me shmangjen e mediave.
Për një kohë të gjatë që kur filloi të diskutohej pezullimi e më pas masa për arrestimin e saj, zv/kryeministrja ishte zhdukur. Edhe zyrat e ministrisë së transportit dhe energjitikës gjatë kësaj kohe kanë qenë të vdekura. “Koridoret janë të zbrazta, asnjeri nuk vjen më të trokasë në zyra. Edhe biznesmenët edhe ata që më parë mbanin radhë tani i shmangen si një kurrthi të përgjuar atyre ambjenteve.
Askush nuk vjen me ndonjë propozim të ri, madje edhe ata që kanë ndonjë hall nuk e marrin mundimin të shkojnë se e janë nuhatur që aty nuk merren më vendime” tregoi para pak ditësh për Lapsi.al një ish punonjës deri para pak kohësh në këtë ministri.
Po atëhere çfarë ndodhi? Pse u ribë kaq papritur prezente numri 2 i Edi Ramës? Pse u shfaq ajo ditët e fundit në publik me ritmin e njëherë e një kohe?
Eshtë vështirë të mendosh se Balluku ka ndryshuar strategjinë që e kishte mbajtur atë të tërhequr, që pas mandtatës që i erdhi nga drejtësia. është po ashtu e pamundur që ajo ta ketë flakur tej turpërimin dhe njollën që filloi me pezullimin e më pas me kërkesën e masës për arrest.
Më e mundshme është që shefi i qeverisë ta ketë urdhëruar atë të dalë në terren për përmbytjet, për të ruajtur sadopk nga alibitë që i tha publikut për ditë të tëra, për domosdoshmërinë e qëndrimit të saj në detyrë, menjëherë pasi Bela u pezullua nga SPAK. Rama filloi një fushatë për të treguar se puna e qeverisë po pengohej, se integrimi evropian po bllokohej, se linja ajrore me Kanadënë s’po firmosej se emërimet në institucione të rëndësishme kishin mbetur pezull.
Tani, kur plasën përmbytjet në mbarë vendin dhe kur Gjykjata Kushtetuese vendosi tia heqë pezullimin, nëse zv/kryeministrja vijonte të rrinte strukur, gjithë kësaj propogande do ti dilte boja. Pse u pezullua pezullimi mund të thoshte çdokush, që edhe në një situatë emergjence numri dy i qeverisë të sillet sikur nuk është? Pra sipas të gjitha gjasave ka qenë vetë Rama që e ka urdhëruar zëvendësen e tij: “Vish xhupin mbath kambalet dhe shko e aktro sikur po përmban vërshimin e lumejve”.
Natyrisht nuk do shumë mend të kuptohet se kjo nuk po bëhet as për të ndihmuar banorët e përmbytur dhe se Belinda Balluku po rehabilitohet, por thjeshtë për të mos u diskredituar deri në fund retorika e pafundme e kryeministrit, për domosdosdoshmërinë dhe pazëvendësueshmërinë e saj./Lapsi.al/
Ish-zv/kryeministri, ka akuzuar Edi Ramën se ato media që e mbështesin i shqep me para, kurse kundërshtarët i sulmon. Ahmetaj akuzoi ...
Shefi i shërbimit të zjarrfikësve të Tiranës Shkëlqim Goxhaj foli nga vendi i zjarrit në tregun e rrobave në lagjen &l...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka marrë deklaratën e kryeministrit Edi Rama në konferencën e fundvitit, ku ai pranoi se kishte takuar b...
Arben Ahmetaj është shprehur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV se kupola e PS-së ka vdekur, nuk ekziston më, seps...
Ish/zv-kryeministri Arben Ahmetaj, duke folur për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, në intervistën e tij të 4-të ka...
Arben Ahmetaj, duke folur në Syri Tv, ka bërë të qartë se kthimi i tij në Shqipëri do të ndodhë vetëm në...
Pas reshjeve intensive të shiut që kanë përfshirë zonën e Durrësit dhe më gjerë, lumi Erzen ka dalë nga shtrat...
Vazhdon zjarri masiv që ka rënë në tregun e rrobave të përdorura në zonën e "5 Majit", në Tiranë, ku prej m&...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar me akuza të reja ndaj qeverisë së Edi Ramës, duke deklaruar se kryeministri ka ndërtuar n...
Nënkalimi poshtë autostradës Vlorë-Fier që lidhë disa fshatra të Njësisë Administrative Novoselë ësht&e...