AKTUALITET

Foltorja në Fier/ Berisha: Shqiptarët do të na votojnë vetëm kur të arrijmë të ripërtërihemi vetë

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Tetor 2026, 18:57
Foltorja në Fier/ Berisha: Shqiptarët do të na votojnë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha theksoi nevojën për modernizimin e PD-së, hapjen e saj ndaj të gjitha vlerave të komunitetit dhe të shoqërisë.

Në foltoren e Ripërtëritjes që po mbahet në Fier, lideri i PD-së theksoi dhe domosdoshmërinë e rivitalizimit e strukturave dhe funksionimin e seksioneve.

Pjesë nga fjala e Sali Berishes

Por miqtë e mi, Shqipëria na kërkon tashti diçka tjetër shumë më të madhe. 

Shqipëria kërkon dhe pret nga ne ta shpëtojmë atë. Sirenat e mjerimit, sirenat e shkretimit, sirenat e boshatisjes bien sot në të katër anët e vendit. 
Ligjin, të drejtën kushtetuese e ka marrë në dorë krimi. Qytetarët për pushtetin janë statistikë, janë numra. Padrejtësitë ndaj tyre janë normale. 
Varfëria e tyre është paaftësi e tyre. Pra, ne po rrokullisemi. Po rrokullisemi ndoshta si asnjëherë në histori po të marrim tërësinë. 

Dhe ne duhet të jemi shumë të qartë, se shqiptarët nuk do na votojnë ne, as pse ne u ngritëm si feniksi nga hiri, as pse ne anëtarësuam Shqipërinë në NATO, apo se përmbysëm diktaturën komuniste, apo se ia dolëm të sjellim TAP-in në Shqipëri, ia dolëm të transformojmë infrastrukturën e këtij vendi. 

Jo. Shqiptarët do të na votojnë ne, vetëm kur ne të arrijmë të ripërtërihemi vetë. 

Vetëm kur ne të paraqitemi para tyre dhe tek ata si një forcë politike, para sw gjithash një forcë që ndjen, që përjeton, që angazhohet me një vizion për t'u dhënë përgjigjen më urgjente, më të fuqishme problemeve me të cilat përballet qytetari i Fierit dhe qytetari shqiptar. 

Kjo kërkon shkrirjen tonë me qytetarët, kjo kërkon hapjen tonë ndaj të gjitha vlerave të komunitetit dhe të shoqërisë. 

Kjo kërkon modernizimin e Partisë Demokratike. Kjo kërkon përpunimin e vizionit, e programit të kësaj partie në interesat më jetike të qytetarëve shqiptarë. 
Kjo kërkon në radhë të parë që demokratët dhe demokratet kudo që janë të mos pajtohen asnjë sekondë, asnjë minutë me të keqen. 

Kërkon seksionet tona të jenë funksionale. Kërkon që strukturat tona të rivitalizohen. 

Kërkon të angazhohemi në një dialog pa mure me mbarë shoqërinë tonë.

Artikuj te sugjeruar

video

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet