I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrënojë
Në korrik të këtij viti, në media u raportua se “vila e partisë” në fshatin Mborje të Korçës ishte dj...
Në korrik të këtij viti, në media u raportua se “vila e partisë” në fshatin Mborje të Korçës ishte dj...
Një rrëmbim në mes të trazirave të vitit 1997, një garazh i kthyer në dhomë torture dhe një ekzekutim makabër ...
Historia nis më 19 gusht 2026, kur në internet publikohet një njoftim për punë nga shtëpia. Kompania që pretendohej se kë...
Tuneli i Skërficës, pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë, është përballur me probleme të përsëritura me depërtim...
Nga Ermal Pashaj Quhem Ermal Pashaj dhe jam mjek, kirurg.Nëse nuk më keni parë në klinikë, apo spital mund të më keni par&eu...
Deputetja socialiste Ogerta Manastirliu rezulton me doktoraturë plagjiaturë. Punimi i saj me titull “Krahasimi i monitorimeve të mjedisit n...
Një unazë martese, një kapëse kartëmonedhash prej ari dhe 2 090 euro të përfituara nga një vjedhje me thyerje në Os...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik këtë të premte, ku një konflikt familjar ka përfunduar me dy të v...
Një qytetar denoncon pranë redaksisë së “Piranja News’ rrugën e re pranë spitalit të Lezhës, e cila duket se...
Sali Berisha ishte sot në Fier në kuadër të turit të tij të Foltoreve të Ripërtëritjes ku foli edhe për seanc&...
Emisioni “Në Shënjestër”, u rikthye këtë të premte në transmetim, me një sezon të ri që pritet të ketë shumë pritshmëri.
Këtë herë temë e bisedës në emision, u bë ndalimi në masën arrest në shtëpi të shefes së Shërbimit Informativ Shqiptar, Vlora Hyseni, e cila është në akuzë nga SPAK, për nxjerrje të sekretit hetimor si edhe përkrahje të autorit, në këtë rast Ergys Agasit, edhe ky deri para arrestimit i shumëkërkuar nga policia për tenderat e AKSHI.
Lajmi se shefja e shërbimit informativ të Shqipërisë ishte në hetim nga SPAK, thuajse gjeti të papërgatitur çdokënd.
Pjesë nga dokumentari:
Të paktën ata që kanë nuhatjen dhe njohin kulisat e pushtetit, të cilët as që e mendonin se pas implikimit në afera të ndryshme korruptive dhe kriminale, të ministrave të ndryshëm apo njerëzve të lidhur me ta, radha do t’i vinte edhe vetë Vlora Hysenit, shefe e Shërbimit Shqiptar të Inteligjencës, që nga viti 2023.
Një lajm tronditës që u raportua fillimisht në Neës 24 dhe që më pas mori të gjithë vëmendjen e medias dhe të opinionit publik, se si drejtuesja madhore e Inteligjencës, sipas akuzës së ngritur nga SPAK, ‘përkrahje e autorit të krimit’ dhe ‘nxjerrje të sekretit shtetëror’, ishte përfshirë në afera antiligjore që kalonin kompetencat e saj si zyrtare e SHISH, zonja Hyseni e cila me t’u akuzuar nga SPAK, u shkarkua nga detyra nga kryeministri Rama.
Shkarkimi i saj nga detyra u dekretua edhe nga Presidenti Bajram Begaj, ndërsa më 24 Shtator 2026, ajo u paraqit në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për t’u njohur me masën e sigurisë, gjykatë e cila e la në arrest shtëpie, deri në përfundim të hetimeve.
Por ajo që e bëri edhe më tronditëse vetë lajmin e pezullimit të saj nga drejtuese e SHISH, ishte fakti se Vlora Hyseni, akuzohet nga SPAK se kishte përkrahur deri në këtë kohë personin në arrati, të shumëkërkuarin nga drejtësia, Ergys Agasi, i cili ndërsa i fshihej policisë dhe drejtësisë dhe mbante kontakte të vazhdueshme me shefen e SHISH.
Emri i Vlora Hysenit në Shqipëri kishte qenë pothuajse i panjohur deri në fillim të vitit 2023, koha kur kryeministri Edi Rama e propozoi për të qenë në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror. Një zbulim që 3 vite më parë nuk u prit mirë nga opozita, që nisi të artikulonte akuzat e para ndaj saj.
Por që pavarësisht kësaj, Hyseni në vazhdim mbeti një figurë pothuajse në hije. Po aq sa edhe daljet e saj publike, që nga momenti kur u emërua drejtuese e Shërbimit Informativ Kombëtar, një nga institucionet e sigurisë kombëtare me rëndësi të veçantë për vendin.
Të vetmet herë kur ajo u pa në publik, ishte prania e saj në korridoret e Kuvendit, apo në raportimet përballë deputetëve, siç është edhe ky në komisionin parlamentar të Çështjeve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, vetëm pak muaj më parë ku ndër të tjera raportonte edhe për nivelin e krimit të organizuar dhe kundërvënien.
Raportim i cili vinte pikërisht në kohën kur përballë godinës së kryeministrisë kishin nisur protestat e qytetarëve kundër qeverisë Rama.
Ndërkohë Policia ishte ende në kërkim të Ergys Agasit, personazhi i njohur si ‘Eminenca gri’, personazhi që thuhet se lidhte fijet e pushtetit me ato të krimit. Ku ndaj tij kishte një masë arresti që nga muaji dhjetor i vitit 2025, në kuadër të hetimeve për abuzimet me tenderat e AKSHIT, ai vazhdonte të ishte në arrati.
Fjalë qarkullonin se ai ishte larguar jashtë Shqipërisë, por që arrestimi i tij në muajin gusht tregoi se Ergys Agasi jo vetëm nuk ishte larguar asnjëherë nga Shqipëria, por ishte i mbrojtur si nga segmente të krimit, në qytetin e Elbasanit dhe Durrësit ku strehohej, por edhe nga segmente të inkriminuara të Policisë së Shtetit.
Siç ishte edhe momenti i arrestimit të tij, pasditen e datës 26 gusht, kur në makinë me të, në afërsi të Durrësit, në timonin e makinës me të cilën udhëtonin, ishte Ulian Shpataraku, ish-drejtues i Policisë së Shtetit me gradën kryekomisar, tashmë i larguar nga Policia e Shtetit i cili më herët kishte shërbyer si shef i Seksionit të Narkotikëve, si dhe zv. drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Por po kështu ai njihej edhe si njeriu pranë Ilir Prodës, gjatë kohës që ky i fundit ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Por ajo që do të trondiste opinionin publik ishte fakti se Ergys Agasi, tashmë nuk kishte shtrirë tentakulat vetëm në qeveri, në polici, apo edhe në institucione të tjera, të cilat i kishte vënë nën këmbët e tij, por kishte arritur të kompromentonte edhe Shërbimin Informativ Shtetëror.
Dhe jo më pak por vetë drejtuesen e kësaj agjencie, Vlora Hyseni, një implikim i padëgjuar kurrë më herët.
Një personazh i tillë, i përfolur dhe në akuzë për lidhje me krimin dhe me tenderat miliona euro, jo vetëm të afrohej pranë shefes së inteligjencës, por me gjasa të krijonte edhe një raport sentimental me të.
Një ngjarje e cila me siguri do të vinte në siklet çdo agjenci të ngjashme inteligjence partnere.
Ngjarje që në fakt tregoi asgjë më shumë sesa rënien e shtetit, në të ashtuquajturën ‘saltro mortale’, apo ndryshe ‘saltron e vdekjes’, ku tashmë në rrezik ishin edhe vetë informacionet e Shërbimit Informativ Shtetëror, dhe se sa të prekura ishin ato nga ky implikim serioz i vetë drejtueses së kësaj agjencie, apo çfarë informacionesh mund të ketë arritur të sigurojë Ergys Agasi nga SHISH.
Vlora Hyseni e mësoi lajmin se ndaj saj ishin caktuar dy masa sigurie “arrest shtëpie” dhe “pezullim nga ushtrimi i detyrës” teksa ndodhej në një takim me drejtues të shërbimeve inteligjente, në Baku të Azerbajxhanit, ku ishte pjesëmarrëse në Forumin Ndërkombëtar për Luftën kundër Terrorizmit. Ajo u dorëzua vetëm dy ditë më pas në pikën kufitare të Morinës, gjatë rrugës nga Kosova për në Shqipëri, por që askush se di me siguri, sesi Hyseni udhëtoi nga Baku në Kosovë, sa kohë qëndroi aty, kë takoi dhe çfarë bisedoi me ta.
Edhe pse fakt është që ajo kaloi kufirin nga Kosova drejt Shqipërisë me një makinë me targa serbe për t’u vënë në dispozicion të SPAK, 24 orë më vonë.
Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit Shemsi Prençi ka bërë deklarata të forta. Prençi theksoi se ka biseda mes kryeminist...
Një çift shqiptarësh, një 39-vjeçar dhe një 34-vjeçare, janë arrestuar në Selanik të Greqisë, pasi ...
Lëndimi i rëndë i një punëtori 49-vjeçar, i cili ra nga skela në gjatë punimeve ndërtimore në zonën e K...
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në aksin Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Pisk...
Drejtori i Kadastrës në Elbasan, Everest Gazheli ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij vetëm tre orë pas emërimit. Ai &eu...
Një shpërthim i madh ndodhi pak pas orës 11:00 të ditës së sotme në ambientet e “Motor Oil” në Agioi Theodor...
Detaje të reja dalin në dritë lidhur me vdekjen e 25-vjeçares britanike Ferne Josephine King, e cila u gjet e pajetë në apartame...
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ka bërë një njoftim në lidhje me email-et kërcënuese ...
Avokati Sokol Tahiraj këtë të premte vendosi të thyejë bojkotin e avokatëve në Gjykatën e Posaçme Kundër Kor...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të ketë tre anëtarë të rinj. Antoneta Sevdari, Afërdita Ndoj dhe Eloida Goxhi jan...