Vijojnë debatet mes Entit Rregullator të Energjisë (ERE), Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU) dhe përfaqësuesve të furrave të bukës për përftimin e tarifës së subvencionuar të energjisë elektrike.
Nga ERE dhe FSHU është kërkuar që tarifa e subvencionuar e energjisë elektrike të paguhet vetëm nga furrat që prodhojnë bukë masive.
Për subjektet e tjera prodhueseve, pra që prodhojnë produkte të tjera të brumit apo të pastiçerisë të dalin në treg të lirë të furnizimit të energjisë ose të paguajnë tarifën prej 14 lekë për kwh, dyfishi i asaj që paguajnë sot. Bizneset që kanë dalë në tregun e liberalizuar furnizohen me energji me çmim 18 lekë për kwh, pothuajse tre herë më e lartë.
Prej vitit 2018 sipas vendimit të ERE për tarifat e energjisë elektrike për “furra buke dhe prodhim mielli për tension 0.4 kv tarifa e energjisë është 7.6 lekë për kwh, ndërsa për “furra buke dhe prodhim mielli në tensionin 10 dhe 6 kV tarifa e energjisë është 7.1 lekë.
Sakaq burime nga FSHU thanë për “Monitor” se nga inspektimet në terren është konstatuar se tarifa e subvencionuar prej 7,6 lekë për kwh po përfitohet edhe nga furra që ofrojnë shërbime të pastiçerisë apo prodhimeve të tjera të brumit.
Nga FSHU theksohet se politika subvencionuese për tarifën e energjisë është miratuar me qëllim lehtësimin e kostove ndaj prodhuesve të bukës masive dhe mosndryshimit të çmimit për konsumatorët, ndërkohë që në treg ndër vite rezulton që çmimi i bukës është rritur.
Pavarësisht kësaj situate nga FSHU të kërkohet të bëhet diferencimi i prodhuesve dhe tarifa e subvencionuar ashtu siç është përcaktuar dhe në rregulloren e ERE të paguhet vetëm nga prodhuesit e bukës masive. Në të kundërt furrat e tjera të dalin në tregun e liberalizuar të energjisë apo të paguajnë tarifën prej 14 lekë për kwh.
Përfaqësues nga Shoqata e Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave dhe Pastiçerive pohuan për Monitor se është e pamundur që prodhimi të ndahet në dy aktivitete me certifikata të ndryshme pronësie. Prej tyre është kërkuar dhe tashmë janë duke diskutuar me ERE dhe FSHU ndarjen fizike të ambienteve që do të përkojë me instalimin e dy matëseve të energjisë elektrike. Nga shoqata e Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave do të kërkohet përcaktimi i një tarifë të ndërmjetme midis nivelit 7,6 dhe 14 lekë për kwh të energjisë për bizneset e prodhimit të produkteve të tjera të brumit, si byrek etj dhe pastiçerisë.
Çmimi i bukës masive prej muajit mars 2022 vijon të jetë 100 lekë. Për periudhën 2021-2022 çmimi i bukës u rrit 3 herë radhazi me një rritje totale prej 71%.
Shtrenjtimi i parë nisi në muajin shtator të 2021 ku buka masive nga 70 lekë u rrit në 80 lekë. Në mesin e muajit mars 2022 çmimi i bukës shënoi sërish rritje prej 20%, duke arritur në 100 lekë për copë, për shkak të shtrenjtimit të miellit nga mungesa e prodhimit dhe embargos së eksportit me Rusinë pas nisjes së luftës.
Por në disa furra buke mungesa e fuqisë punëtore solli rritje tjetër të çmimit të bukës nga 1 prilli 2022. Rritja e çmimit të bukës masive 10 deri 20 lekë u reflektua në disa furra buke në qytetin e Beratit. Prodhuesit pohuan se janë të detyruar të rrisin çmimin, pasi kanë shtuar pagat e punonjësve./ D.Azo
Çmimi i energjisë drejt rritjes për furrat e bukës, ERE kërkon plotësimin e kushteve për përfitimin e tarifës së subvencionuar 7,6 lekë
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
19 Qershor20:00
Shqipëria, e para në listën e destinacioneve verore jashtë zonës Schengen për t’u vizituar
Marrja e një vize Shengen, për të udhëtuar në cilindo nga 27 shtetet aktuale anëtare të Zonës Shengen, është...
AKTUALITET
19 Qershor17:40
Shumë zhurmë për asgjë/ Anulohet dëgjesa me Vlora Hysenin të 'Siguria' për situatën në Veri të Kosovës
Seanca dëgjimore për raportin vjetor të vitit 2022, të veprimtarisë së Shërbimit Informativ Shtetëror u ndërpre d...
AKTUALITET
19 Qershor17:00
‘Kemi vajza dhe djem, nëna beqare me fëmijë për atësinë’. Bandat shqiptare po promovojnë martesat e rreme për emigrantët në Britani
“Martesat” e falsifikuara me djem e vajza në Britani po promovohen në TikTok nga bandat shqiptare për mijëra paund.
Bandat sh...
AKTUALITET
19 Qershor16:00
Pandemia përgjysmoi dhuruesit/ Në Shqipëri, burrat japin gjak më shumë se gratë
"Kam nisur të dhuroj që në moshën 18-19 vjeç, por nuk mjafton vetëm dëshira. Në procesin e dhurimit të gjakut s...
AKTUALITET
19 Qershor12:44
Inceneratori i Fierit, Alqi Bllako akuza të forta ndaj SPAK në seancë: Hakmarrje personale, ankimim deri në Strasburg - Gazeta Si
Në seancën e konkluzioneve të mbrojtjes për inceneratorin e Fierit, Alqi Bllako ka hedhur akuza të forta kundër prokurorëve...
AKTUALITET
19 Qershor11:00
Daily Mail/ Si mori grabitësi shqiptar pasaportë britanike? Jeton në një pronë 500 mijë euroshe
Arsim Murati , një 46-vjeçar i dënuar në mungesë për grabitje në Shqipëri ka arritur të marrë pasaport&eum...
AKTUALITET
19 Qershor10:54
Këmbimi valutor/ Euro mbetet poshtë, rritet paundi britanik
Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 98.3 lekë dhe do të shitet me 99.5 lekë. Euro do blihe...
AKTUALITET
19 Qershor10:54
Zbulohet biznesi i vajzës së përshirë në videoskandalin me Safet Gjicin, SPAK hetime për përfitime tenderash
Prokuroria e Posaçme po heton edhe aktivitetin e biznesit të gruas që shfaqet në një video duke kryer marrëdhënie seksual...
AKTUALITET
19 Qershor10:53
Ndodh sërish në Maturën Shtetërore/ Publikohen teza nga provimet me zgjedhje
Këtë të hënë maturantët po zhvillojnë provimin e lëndës me zgjedhje. Ende pa kaluar 30 minuta nga nisja në r...
AKTUALITET
19 Qershor10:48
TABELA/ Javë e nxehtë me temperatura mbi 37 gradë, njihuni me parashikimin e motit për javën. E mërkura sjell shi dhe shtrëngata
Moti për javën e ardhshme pritet të kthehet në “normalitet”, kjo referuar depërtimit gradual të Anticiklonit Afrikan...