AKTUALITET

'Gilmando Dani do vritej me çdo kusht'/ Qyno: 1 i shoqëruar, dyshohet se ishte informatori! 3 autorë me antiplumb zbritën nga makina

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2025, 21:39

'Gilmando Dani do vritej me çdo kusht'/ Qyno: 1 i

Atentati që i mori jetën Gilmando Danit dhe plagosi rëndë shokun e tij pranë aeroportit të Rinasit, është një "vrasje tipike mafioze". Ndërkohë, policia ka një person të dyshuar në lidhje me ekzekutimin mafioz të krahut të djathtë të Emiljano Shullazit, ndërsa mbeti i plagosur miku i tij, agjent I AMP-së,  Mustafa Sheqeri. Lajmi u bë i ditur nga gazetari Elton Qyno në intervistën e mbrëmjes në Syri Tv, në studio me gazetaren Armel Ferko.

Personi besohet se ka bashkëpunënuar me grupin e zjarrit prë të dhënë informacion që do të  pasohej me ekzekutimin me kallashinkov tek rrethrrotullimi i Rinasit sot në orën 14:20 minuta, teksa Dani dhe Sheqeri sapo ishin kthyer nga Spanja dhe po largoheshin nga aeroporti i Rinasit

"Kemi të bëjmë me një vrasje tipike mafioze, e cila është e mirë organizuar nga grupet kriminale rivale me njëra-tjetrën dhe që padyshim sot solli kasapanën e radhës pikërisht në rrugët e qyteteve të Shqipërisë.

Situata është monitoruar në mënyrë të përpiktë nga ana e, autorëve të krimit. Ndërkohë që aktualisht që po flasim bashkë, policia e Tiranës ka një person të dyshuar që besohet se ka bashkëpunuar me, me grupin e zjarrit për të dhënë informacion. Sepse ky person që ka dhënë informacionin është shfaqur në pamjet filmike dhe bën disa lëvizje, vajtje-ardhje në, në segmentin e rrugës që lidh tunelin, pra derën kryesore të parkimit me pjesën e rreth rrotullimit që del plotësisht nga zona e terminalit. Dhe që flet në telefon dhe që ky person aktualisht është njeriu i parë i dyshuar nga policia e Tiranës.

Dhe ky person aktualisht është shoqëruar, është identifikuar dhe që dyshohet që të jetë personi që ka dhënë informacionin, por që deri në këto momente nuk kemi as edhe një njoftim zyrtar nga policia”
Po kush ishte Gilmando Dani dhe kush janë rivalët e Shullazit? Gazetari Qyno thotë se Dani vijonte të organizonte punën e grupit dhe ishte krahu I djathtë I Shullazit, që sot ndodhet në burg, ndërsa shton se grupi ka përplasje me grupe jo vetëm në në Tiranë por në Durrës edhe në zonën e Niklës.

“Faktikisht ngjarja ka ndodhur në një zonë ku mund të quhet si zonë ndërkombëtare, pasi është një zonë e cila ë kryhen lëvizje edhe trupi diplomatik i përfaqësive të huaja që operon në Shqipëri dhe që padyshim solli një tronditje përsa i përket jo vetëm imazhit të vendit, por solli dhe një tronditje dhe te opinioni publik pasi ngjarja ndodhi në mes të ditës dhe shumë qytetarë e panë atë kasaphanë aty.  

Është cilësuar nga policia kriminale si krahu i djathtë i Emiliano Shullazit, ndërkohë që ishte i vetmi person që vazhdonte që të organizonte punën e e grupit në në në terren, por njëkohësisht ishte dhe përkrahësi më i flaktë i Emiliano Shullazit që sot ndodhet në burg. Faktikisht ky grup ka mjaft përplasje me grupet e tjera në Shqipëri, jo vetëm në në Tiranë por në Durrës edhe në zonën e Niklës, ku për disa akuza të tjera Shullazi është edhe nën hetim dhe që po gjykohet tashmë. Ndërkohë që vetë Gilmando Dani është hetuar për armëmbajtje pa leje, është hetuar siç ju thashë edhe për gjobëvënie, është hetuar edhe për disa atentate, por që përsa i përket atentateve nuk është se është provuar ndonjë ngjarje zyrtarisht dhe që të jetë ngritur një akuzë konkrete ndaj tij.

Fakti që ky ishte njeriu kryesor i Shullazit në terren, padyshim që grupet kriminale kanë vendosur dhe janë impenjuar  në këtë ngjarje ku kanë arritur dhe të godasin dhe ta eliminojnë atë”

Si ndodhi atentati?

Qyno thotë se viktimat nuk kanë pasur armë ndërsa nga makina e autorëve kanë zbritur 3 persona

“Dyshohet që është fillimisht është qëlluar nga makina, paralel, dhe më tej pastaj kanë zbritur tre persona dhe kanë filluar të qëllojnë me intensitet akoma dhe më të lartë.

Dhe njëri prej tyre është afruar në makinë dhe ka qëlluar, ndërkohë që nga të dyja anët e personave që janë të dëmtuar, qoftë nga Gilmando Dani, por qoftë edhe nga Mustafa Sheqeri, apo Muçi Sheqeri, nuk është reaguar në asnjë moment. Që nga kontrolli i makinës i brendshëm por edhe nga kontrolli fizik  i personave të dëmtuar, nuk i është gjendur as edhe një armë.  Dhe në kushtet kur dhe këta sapo kishin zbritur nga avioni, nuk kishin mundësi që të kishin qoftë armë, sepse dashur pa dashur do të kalonin në skaner dhe në kontrollin fizik të policisë kufitare të Rinasit.

Ndaj them që situata është monitoruar në mënyrë të përpiktë nga ana e, autorëve të krimit.

Një detaj tjetër që zbulon gazetari është dhe fakti se autorët kanë qenë të veshur me jelekë antiplumb e ishin përgatitur që të ekzekutonin me çdo kusht Gilmando Danin"

Autoret me antiplumb

Personat që kanë marrë pjesë janë të veshur me jeleka anti-plumb

"Sepse disa prej tyre kanë një lloj veshje jeshile siç del në pamjet filmike dhe që policia dyshon që kjo veshje jeshile besohet se janë jelekë anti-plumb, pra i kanë marrë masat që edhe nëse do të kishte një reagim me armë nga ana e objektivit, ata të ishin të sigurt që të kundërpërgjigjeshin me intensitete akoma dhe më të lartë dhe të ishin edhe të vetëmbrojtur ndaj plumbave që do të vinin anasjelltas.

Aq më tepër që ishin nisur për të vrarë dhe për ta bitisur këtë punë për faktin se katër persona me katër automatik kallashnikov në makinë kishin bërë të gjitha planet që të ishin gati të hapnin dhe luftë në Rinasin vetëm, në Rinas vetëm të vrisnin Gilmando Danin"

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan