Zjarr në Karaburun, tymi mbulon një pjesë të zonës
Një zjarr ka përfshirë zonën e Karaburunit në Vlorë, duke rikthyer shqetësimet për nisjen e sezonit të zjarreve n...
Një zjarr ka përfshirë zonën e Karaburunit në Vlorë, duke rikthyer shqetësimet për nisjen e sezonit të zjarreve n...
Për të provuar që vila në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, S...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta ma...
Pas fjalimit të Edi Ramës para deputetëve të tij, ku sulmoi protestuesit duke i cilësuar ata algoritme dhe ka reaguar deputeti i Part...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu referua përsëri kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në një deklaratë të shkurt&e...
Edi Rama ka ‘thumbuar’ deputeten Marjana Koçeku (Neomalsorja) e cila u largua nga PS dhe do të qëndrojë në Kuvend si li...
Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë zërave socialistë, mes tyre, ish-kryeparlamentarja, Elisa Spiropali, e cila n&...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish influenceret, duke thënë se ato shkojnë në protesta si trend për të reklamuar shal&...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj protestuesve që prej javësh janë mbledhur në Tiranë kundër qeverisë së tij...
Një resort luksoz i planifikuar nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump pranë një zone shumimi të flamingove po e ndan Shqipërinë. Pr...
Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për ekzekutimin e mafiozit grek Giorgos Moschouris në zonën e Halandrit, ndërsa autoritetet greke kanë rindërtuar lëvizjet e grupit që dyshohet se organizoi atentatin.
Sipas mediave greke, në qendër të hetimeve ndodhet një pajisje GPS e fshehur brenda një doreze kirurgjikale, e cila besohet se mund të përmbajë prova të rëndësishme për aktivitetin e organizatës kriminale.
Hetuesit dyshojnë se anëtarët e grupit përdornin metoda të sofistikuara për të shmangur gjurmimin nga policia.
Njëri prej të arrestuarve kishte me vete pesë telefona celularë të vendosur në ‘airplane mode’, si dhe dy routerë portativë, me qëllim shmangien e lokalizimit të sinjaleve telefonike.
Pajisja GPS, sipas hetimeve, ishte fshehur brenda një doreze kirurgjikale për të mos lënë gjurmë gishtash apo materiale ADN-je.
Në dosjen hetimore është përfshirë edhe një bisedë e përgjuar e njërit prej të dyshuarve, i cili gjatë komunikimit me një grua është shprehur: ‘Po, jam vrasës dhe hajdut, kam bërë çdo të keqe’.
Autoritetet greke kishin më shumë se një vit që monitoronin lëvizjet dhe komunikimet e personave të dyshuar. Analiza e kamerave të sigurisë dhe materialeve të mbledhura nga njësitë speciale çoi në identifikimin e grupit që dyshohet se mori pjesë në atentat.
Sipas rindërtimit të ngjarjes, autorët kishin hyrë në Greqi nga jashtë vendit dhe lëviznin me automjete operative, duke ndryshuar vazhdimisht veshjet dhe pamjen për të shmangur identifikimin.
Policia ka dokumentuar itinerarin e tyre që nga orët e para të ditës së atentatit. Një prej automjeteve është identifikuar fillimisht në orën 11:41, ndërsa më pas është regjistruar në zona të ndryshme të Athinës, përfshirë Haidarin, Egaleon dhe Aspropirgosin.
Rreth orës 13:47, dy automjetet e përdorura nga grupi janë filmuar në pikën e pagesës së Metamorfosis, ku autorët kanë paguar cash për të shmangur gjurmët bankare.
Sipas hetimeve, në orën 14:00 automjetet kanë mbërritur në Halandri, pranë klinikës private ku ndodhi ekzekutimi i Giorgos Moschouris, i njohur edhe me nofkën ‘Thamnakia’. Vetëm pak minuta më vonë, kamerat e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e autorëve pranë vendit të ngjarjes.
Hetuesit kanë arritur të rindërtojnë edhe itinerarin e largimit të grupit pas atentatit, deri në momentin kur automjetet e përdorura janë djegur dhe autorët janë larguar nga territori grek.
Për ngjarjen janë arrestuar katër persona, mes tyre dy shtetas me origjinë shqiptare, Dhionis Kokoni dhe një person me mbiemrin Jupe, si edhe dy shtetas grekë, Dhimitris Aleksopoulos dhe Aleksandros Petropoulos.
Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë ndihmuar në organizimin dhe ekzekutimin e atentatit mafioz.
Një banor në Selitë, rrezikon t’i shembet banesa për shkak të dherave që bien nga skarpati ngjitur mbi shtëpinë ...
Në aksin rrugor Prrenjas–Pogradec, në ngjitje të Qafë Thanës, dyshohet se në rrugë është hedhur vaj, pasi dis...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një rast vjedhje të ndodhur së fundmi në Sh&...
Një përleshje e armatosur ka ndodhur mbrëmjen e 7 majit 2026 në kryqëzimin e fshatit Gjashtë, brenda lokalit të Rexhep Ismail...
Një megaoperacion antidrogë i zhvilluar nga autoritetet italiane ka zbuluar një rrjet të fuqishëm kriminal të përfshirë ...
Është vetëdorëzuar në polici një nga të rinjtë e përfshirë në sherrin e dhunshëm në fshatin Gja...
Rreth 1,500 efektivë policie do të angazhohen në terren për protestën e paralajmëruar nga Partia Demokratike, e cila do të mb...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ku humbi jetën 66-vjeç...
Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në qendër të Beratit ku një automjet ka përplasur një k&...
Seanca që po zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën Administrative, ku kryebashkiaku Erion Veliaj ka paditur prokurorin Ols Dado dhe KLP do ...