Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë...
Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë...
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pamjet filmike tek Banka e Shqipërisë, aty ku besohet se nga mund të identifikohet punonjësi i po...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një 49-vjeçare ka humbur jetën. Viktima është Arlinda ...
Që prej përshkallëzimit të protestave në përplasje të dhunshme me policinë, kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar t...
Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur sërish mbështetjen e tij për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, vetëm një dit&eu...
Mijëra studentë të mbështetur nga qytetarë të shumë, prej 13 ditësh po përballen në shesh me dhunën e s...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me 81.4 lekë. Ndërk...
Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për dialog me studentët, të cilët prej dy javësh vijojnë protestat d...
Aleksandar Vuçiq e pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, duke thënë se pret që Lista Studentor...
Gjatë ditës së hënë, moti në vendin tonë pritet të karakterizohet nga reshje lokalisht të dobëta, ndërs...

Dhjetori është muaji kur të gjithë mbyllin një kapitull, me dëshirën dhe shpresën se viti i ri do të jetë më i mirë se ai që lihet pas. Ky është muaji i festave, i përqafimeve me dashuri dhe i tavolinave të mbushura plot. Mirëpo, dhjetori nuk troket njësoj në çdo derë, sepse ka edhe nga ata që i kalojnë në heshtje këto ditë festash, pa pasur mundësinë të ndjejnë atmosferën e ngrohtë.
I tillë është rasti i familjes Kapllanaj, nga fshati Buzmadh i Fierit. Kjo familje është e vogël, por sfidat me të cilat përballet çdo ditë janë shumë të mëdha.
Fatbardha, gruaja e kësaj shtëpie, tregon për “Piranjat” se prej pesë vitesh banesa në të cilën jeton me bashkëshortin dhe djalin 17-vjeçar është në rrezik shembjeje.
Një pjesë e tavanit të banesës është rrëzuar përtokë, ndërsa dyshemeja është e çarë pothuajse në të gjithë gjatësinë e saj. Për këtë arsye, 53-vjeçarja thotë se u detyruan të zhvendosen në një ambient tjetër, i cili më parë u shërbente si kasolle për mbajtjen e bagëtive.
“Flinin dhitë këtu dhe, siç na ndodhi ajo gjë, kemi ikur. Dritare s’ka, e kemi me plastmas aty. Plastmasi ka qenë për bagëtitë, sepse nxirrnim plehun këtu. Tani kemi vendosur një plastmas tjetër dhe e kemi izoluar. Mbyllim derën, futemi në batanije, dridhemi dhe kaq. Ky është realiteti”, tregon Fatbardha.
Por edhe më dramatik është fakti se 53-vjeçarja vuan nga epilepsia, ndërsa bashkëshorti i saj ka probleme të shëndetit mendor. Pavarësisht se sëmundja i rikthehet herë pas here, Fatbardhës i është dashur të kujdeset vazhdimisht për të shoqin, i cili, për shkak të gjendjes shëndetësore, shfaq sjellje të luhatshme.
Për t’i ardhur në ndihmë familjes dhe për të gjetur një zgjidhje për situatën e tyre, “Piranjat” iu drejtuan Bashkisë së Fierit. Natasha Sollaku, specialiste e strehimit në bashki, tha se aktualisht ofrohet si mbështetje për familjet në nevojë programi i bonusit të qirasë.
“Aktualisht jemi duke ndjekur programin e bonusit të qirasë, ku familjet që kërkojnë mbështetje përmes këtij programi duhet të plotësojnë një sërë dokumentesh, të cilat mund të nxirren nga e-Albania. Kushti kryesor është që zonja të ketë një kontratë qiraje me pronarin e banesës, pasi pagesa kalon drejtpërdrejt te pronari i shtëpisë.
Brenda muajit janar, rastet do të kalojnë për miratim në Këshillin Bashkiak”, u shpreh specialistja e strehimit./piranjat.news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Prej më shumë se 40 ditësh, 21-vjeçarja Benita Zena po përjeton eksperiencën e qëndrimit në shtëpinë e &ld...
Një luan trevjeçar dhe një ari dyvjeçar, të mbajtur në kushte të paligjshme në Shqipëri, u larguan nga vendi ...
Aktivisti Emin Kokalari ka ngritur shqetësimin për helmimin e qeneve në Gjirokastër. Punonjës të Bashkisë helmojnë qe...
Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq pesë shtetas, përfshirë kryeinspektorin dhe inspekt...
Në fillim të këtij viti, hyri në fuqi paketa e Bankës së Shqipërisë, që synonte të mbronte konsumatorët...
Sulmet digjitale në Shqipëri kanë ardhur duke u sofistikuar përgjatë 12 muajve të fundit. Shpeshherë ato ndodhin në fo...
Kredi në emër të dikujt tjetër është diçka që nuk ndodh shpesh, duke marrë parasysh pasojat e rënda në...
IA po përshpejton kundër-reagimin ndaj teknologjisë në klasat amerikane, shkruan The Economist Rreth 150 vjet përpara se Apple t&eum...
Për fëmijët dhe adoleshentët, shkolla supozohet të jetë vendi më i sigurt pas shtëpisë. Ata kalojnë aty pjes...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do të shitet me 82.2 lekë. Nd&e...