AKTUALITET

Prapaskenat/ Gjokutaj tregon si po e zvarrit SPAK-u arrestimin e Ballukut për të shpëtuar pushtetin e Ramës

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Korrik 2026, 10:59

Prapaskenat/ Gjokutaj tregon si po e zvarrit SPAK-u arrestimin e Ballukut

Një situatë e paprecedentë dhe e paqartë ligjore po rrethon fatin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ku drejtësia duket se po vepron me dy standarde. Gjatë një intervistë në emisionin Kafe Shqeto në Syri tv avokati I njohur Genc Gjokutaj tha se pozita e saj ligjore nuk po përcaktohet më nga ligji, por nga lëvizjet e llogaritura politike nëpërmjet Strukturës së Posaçme (SPAK). Publiku dhe vetë deputetët janë lënë në terr informativ, shpesh të manipuluar nga segmente të caktuara mediatike në favor të qeverisë.

Zhvillimet e fundit tregojnë për një skenar të mirëfilltë zvarritjeje. SPAK fillimisht kërkoi arrest me burg për shkelje të barazisë në tendera, por pasi Kuvendi ktheu mbrapsht kërkesën, akuza është rikonfiguruar në "pastrim të produkteve të veprës penale" dhe "korrupsion". Megjithatë, kërkesa e re nuk është formalizuar ende në Kuvend. Prokuroria pretendon se ka nevojë për hetime të mëtejshme, duke përmbysur logjikën juridike: normalisht, akuzat formalizohen pasi mbyllen hetimet, jo anasjelltas. Kjo vonesë bëhet edhe më kritike në prag të pushimeve verore, duke rrezikuar që çështja të shkojë në gjykatë pa kaluar procedurat parlamentare për masën e sigurisë.

Përtej kësaj, neglizhenca institucionale mund të thellojë skandalin. Nëse SPAK ka dërguar një kërkesë të dytë dhe Kuvendi nuk e ka vënë në lëvizje brenda afatit ligjor njëmujor, lindin përgjegjësi të reja penale për shpërdorim detyre, ku rrezikojnë të përfshihen zyrtarë të tjerë të lartë të Kuvendit. Ndërkohë, organi i akuzës bie në kontradiktë me veten duke deklaruar se mungesa e masës së sigurisë dëmton hetimet, por nga ana tjetër heziton ta përcjellë atë zyrtarisht në parlament.

Krahas këtij ngërçi, një tjetër betejë absurde po konsumohet në dyert e gjykatave. Lëvizjet për rikthimin në punë të Ballukut tregojnë një përplasje institucionale, e nxitur nga ndërhyrja e kryeministrit Rama. Edhe pse Gjykata Kushtetuese e ka dhënë një vendim në themel duke rrëzuar kërkesën e tij për të mbajtur në detyrë zëvendëskryeministren, Gjykata e Lartë vazhdon të mbahet në lojë për të njëjtën çështje, duke shtuar kaosin juridik.

Sippas shpjegimeve te avokatit gjatë bisedës me Flavio Qarrin, ky mosveprim i drejtësisë po shihet gjithnjë e më shumë si një taktikë mbijetese për mazhorancën aktuale.

Flavio Qarri: Në ç'pozitë ligjore është Balluku, një situatë e paqartë, ndoshta që nga premisa fillestare për publikun.

Genc Gjokutaj: Po tashi dëgjo, ka dy pozita ligjore. Një pozitë ligjore që e përcakton ligji dhe një pozitë ligjore që e përcakton Edi Rama nëpërmjet SPAK-ut. Pra, është e tmerrshme që jemi më keq sesa në rastin e asaj bejtes "selanik e tatëpjete, siç ka qenë do të jetë". Pra, ndodhemi në një situatë ku e lëmë publikun, po edhe deputetët, nuk e kanë të qartë, për shkak të segmenteve të caktuara të medias mashtruese në favor të Ramës.

Përse e them këtë? Ju e dini që unë kam qenë në studion tuaj kur është dhënë njoftimi mediatik që u nis kërkesa në Kuvend për Belinda Ballukun për të kërkuar masën e sigurimit arrest në burg. Tashti nuk e pohon zoti Braho dhe thotë "ne mund të bëjmë një kërkesë tjetër, por duke parë provat edhe rrethanat e çështjes". Çfarë provash dhe sa kohë e pret zoti Braho që të shikojë në lidhje me këtë çështje? Sepse Kuvendi ia ktheu mbrapsht kërkesën për arrest në burg për shkeljen e barazisë në tendera. Tashti, SPAK-u po na thotë që akuza është rikonfiguruar në pastrim të produkteve të veprës penale dhe në korrupsion. Dhe tashti, akuza është ri-formatuar, por kërkesa nuk është formalizuar dhe këta presin të bëjnë hetime. Shikoni, formalizimi i ri i akuzës bëhet mbasi ke përfunduar hetimet dhe ke arritur në një konkluzion. Jo ndryshon ti akuzën dhe pastaj bën hetime që ta konfirmosh atë akuzë dhe pastaj të gjejmë një moment, thotë Braho, që të shkojmë në Kuvend, ndërkohë që afatet nuk presin, pasi jemi përpara edhe pushimeve, dhe mos e dhëntë zoti që çështja të shkojë në gjykatë për t'u gjykuar përpara sesa kërkesa për masë sigurimi të vejë në Kuvend. Dhe ishte serioze nga ana e zotit Braho fakti që në komisionin parlamentar deklaron dhe thotë që imuniteti e pengon hetimin, pra mosdhënia e masës së sigurisë pengon hetimin, e kupton? Ne jemi që të hiqet fare imuniteti i deputetit, dhe nga ana tjetër nuk formalizon kërkesën për t'ia çuar Kuvendit.

Ne ndodhemi në një situatë të tillë që nëse SPAK-u i ka dërguar Kuvendit një kërkesë dhe Kuvendi nuk e ka vënë në lëvizje atë kërkesë dhe këta rreken të bëjnë një kërkesë tjetër me të njëjtën përmbajtje, por muaj më vonë, atëherë këtu jemi në rastin më të rënduar të mundshëm nga pikëpamja ligjore pasi këtu jo vetëm që kemi përgjegjësinë e zonjës Balluku e cila nuk dihet si trajtohet sipas rrugës proceduriale që përcakton ligji, por këtu lindin përgjegjësi të reja.

Se minimalisht, nëse është dërguar njëherë kjo kërkesë dhe nuk është vënë në lëvizje brenda afatit ligjor një mujor nga ana e Kuvendit, kemi edhe dy të pandehur të tjerë, zotin Peleshi dhe zotin Gjonçaj, sekretarin e përgjithshëm, për veprën penale të shpërdorimit  të detyrës. Pra, mosvënia në lëvizje e kërkesës që SPAK-u ka bërë në këtë rast. Nëse nuk është bërë kjo kërkesë, atëherë neve nuk kemi çfarë kërkojmë nga SPAK-u, i cili në rastin e shkeljes së barazisë së tenderave kërkon arrest në burg dhe mbas kthimit të kësaj rëndon akuzën me korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, por nuk dërgon kërkesën në Kuvend, ndërkohë që thotë mungesa e masës së sigurisë dëmton hetimin.

Tashti mblidhini, pjestojini, shumëzojini këto dhe nxirrini juve se në ç'derexhe ka përfunduar procesi ndaj Ballukut edhe pritshmëria jonë.

Sa i përket Gjykatës së Lartë për rikthimin në punë, unë nuk e kuptoj dot, a ka mbrojtës kjo zonja Balluku? Sepse çështjet e rikthimit në punë, apo paligjshmërinë e pezullimit nga detyra, kjo është kërkuar nga zoti Rama. Në bazë të një germe të Kushtetutës ku kryeministri mund të kërkojë pakushtetutshmërinë e një veprimi të caktuar. Mbani mend, në krye të herës e shfrytëzoi këtë kompetencë zoti Rama, dhe ajo gjykatë e ka zgjidhur problemin. Pra bëri masë provizore që e ktheu në punë 20 ditë a një muaj, dhe në themel pastaj e rrëzoi kërkesën e zotit Rama, që në fakt është kërkesa e zonjës Balluku, për qëndrimin e saj në detyrë. Po nuk e kuptoj si Gjykatë e Lartë se çfarë gjykimi do bëjë tashti dhe se si e kanë kaluar për gjykim, kur kjo në bazamentin e saj kushtetues është zgjidhur me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Kjo pastaj ka një impakt tjetër sepse sigurisht heshtja e SPAK-ut dhe mosveprimi ndaj këtij korrupsioni, ndërkohë që merret me Himarën edhe me hipotekën e Tiranës, por nuk merret pikërisht me problemin që po vlon tashmë edhe në bulevard.

Sepse shiko, ky është një qark i integruar, mos kujtoni ju se këto ndodhin rastësisht. Ky është një qark i integruar ku SPAK-u haptazi nuk vepron tashti sepse kanë hall, sepse regjistrimi dhe avancimi i hetimeve apo më keq pastaj marrja e masës së sigurimit ndaj zonjës Balluku e çon këtë mazhorancë në parametra pezhorativë. Dhe SPAK-u aty për këtë punë ka qenë. SPAK-u është gardiani i kësaj mazhorance, pa ekzistencën e të cilit kjo mazhorancë do t'i kishte dorëzuar pushtetin dy mandate përpara. Mosveprimi i SPAK-ut dhe spërdredhja që po bën në publik, një organ për të cilin janë lënë leshtë e kokës për t'u bërë kjo njësi, një investim shumë i madh, njerëzor, teknik, logjistik, e të krijosh një makinë tymi për të mashtruar publikun dhe për të mos vepruar ashtu siç ligji të detyron, kjo është shumë e tepërt për Shqipërinë edhe është shumë e rëndë në raport me situatën. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan