Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e katër fishtë të regjistruar dy ditë më parë në Tiranë. Mësohet se motori tip “Ducati”, me të cilën autorët e larguan pasi qëlluan në drejtim të makinës “G Class” është larguar në drejtim të Elbasanit.
Grupi hetimor ka mundur ta gjurmoj deri diku në autostradë, ndërsa më pas ka humbur gjurmët. Motomjeti ka devijuar nëpër disa rrugë fshatrash pa mbërritur në qytet, në të cilat deri më tani ka qenë i pamundur gjurmimi pasi nuk ka kamera sigurie.
Grupi hetimor po vijon me hetimet për të zbuluar nesë vrasja e Gjovalin Prendit në Lezhë dhe atentati në Tiranë kanë lidhje me njëra-tjetrën. Dyshohet se Prendi nuk ishte shënjestër e atentatit por gruaja Roan Brahimit, i cili u ekzekutua një vit më parë në Athinë.
Sipas informacioneve, gruaja e Roan Brahimit përdor makinë të ngjashme dhe kishin pothuajse të njëjtën targë, por u ndryshonte vetëm një shkronjë me atë të 4 personave të plagosur në Lundër. Gjithashtu mësohet se gruaja e Brahimit ka edhe shtëpinë afër me familjen Demiraj. Në keto kushte ka dyshime të forta që shënjestër e sulmit të ketë qenë gruaja e Roanit dhe 4 të plagosurit të jenë qëlluar gabimisht.
Atentati në Tiranë
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri me armë zjarri drejt një automjeti tip "G-Class". Në këtë automjet ndodhenin katër persona, Arenc Stafa 34-vjeç, Kian Mullahi 19-vjeç, dhe dy të miturit Dior Demiraj 11 dhe Marko Demiraj 17-vjeç. Pas ngjarjes së rëndë hetuesit kanë marrë dëshmitë e të plagosurve, të cilët, ende të tronditur janë shprehur se nuk kanë asnjë konflikt dhe po ashtu edhe ditën e djeshme nuk kanë pasur asnjë sherr. Të rinjtë nuk kanë asnjë precedent, po ashtu edhe shoferi i tyre nuk ka asnjë precedent dhe asnjë konflikt. Sipas informacioneve, tre të rinjtë, shokë me njëri-tjetrin, kishin dalë për të festuar ditëlindjen e 11-vjeçarit dhe po kthehenin në shtëpi me shoferin Arenc Stafa. Të shtënat me armë drejt tyre dhe ndjekja nga autorë ka filluar nga rrethrrotullimi i Shkozës përgjatë autostradës deri te TEG dhe më pas shoferi i "G-Class"-it për t’iu shmangur atentatorëve kanë shkuar drejt Lundrës.
Si pasojë e të shtënave të shumta më armë nuk i mbanin frenat dhe janë përplasur në vendin ku u gjet makina mbrëmë. Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, bëhet me dije se shoferi, 34-vjeçari Arenc Stafa dhe 19-vjeçari Kian Mullahi ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë dy të plagosurit e tjerë të mitur, Marko Demiraj, 17 vjeç, ndodhet në gjendje stabël, ndërsa 11-vjeçari Dior Demiraj ndodhet në gjendje më të rëndë. 17-vjeçari dhe 19-vjeçari pasi kanë marrë mjekim në spitalin e Traumës janë dërguar në spital privat. Bëhet me dije se familjarët e të plagosurve nuk kanë qenë në dijeni dhe janë lajmëruar nga policia rreth 1 orë pas ngjarjes. Hetuesit ende nuk kanë një pistë konkrete për këtë ngjarje të rëndë, por dyshohet që autorët mund të kenë ngatërruar edhe shënjestër pa e ditur se cilat persona po udhëtonin brenda në atomjetin "G-Class" që e kishin nën shënjestrën e tyre.
LEZHË- Këtë të shtunë i është dhënë lamtumira e fundit 64-vjeçarit, Gjovalin Prendi i cili u vra dy dit&eu...
MALTË- Autoritetet në Maltë kanë vënë në pranga dy shtetas shqiptarë. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata akuzohen p&e...
MALËSI E MADHE- Një banesë është përfshirë nga flakët në në Malësi të Madhe. Mësohet se ...
TIRANË- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë...
GJIROKASTËR- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në qytetin e Gjirokatrës për shfrytëzim për prostitucion t&e...
TIRANË- Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Gjergj Meta ka drejtuar një mesazh urimi në emë...
KAPSHTICË- Pashkët kanë rikthyer në vend shqiptarët që jetojnë në Greqi. Emigrantët shqiparë që je...
TIRANË- Dy persona të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane janë vënë në pranga në Fushë-Krujë dh...
KORÇË- Tre doganierë në Doganën e Kapshticës janë proceduar penalisht. Mësohet se doganierët kanë shpë...
Pamje nga vendngjarja TIRANË- Një qytetare nga Tirana ka denoncuar një situatë e cila prej rreth një viti shqetëson bano...