
Policia e Gjirokastrës ka ekzekutuar masat e arrestimit për 4 persona të akuzuar, me lidhje familjare mes tyre, që akuzohen se rrëmbyen dhe dhunuan të afërmen e tyre 30-vjeçare, pse donte të divorcohej.
Mes të arrestuarve janë bashkëshorti, vëllai dhe xhaxhai i saj, të cilët i bënë presione dhe kërcënime pasi e morën peng në makinë nga Tirana për në Këlcyrë.
“Ekzekutohen masat e sigurisë për 4 shtetas që ishin në hetim pasi dyshohet se i hoqën lirinë një 30-vjeçareje (familjare e tyre) dhe e dhunuan atë, për shkak të një konflikti në familje. Pas hekurave ranë shtetasit me inicialet A. A., 34 vjeç (vëllai i 30-vjeçares) dhe S. A., 54 vjeç (xhaxhai i 30-vjeçares), të dy banues në Tiranë. Këta shtetas u lokalizuan dhe u kapën në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë. Po ashtu u arrestua shtetasi me inicialet L. L., 43 vjeç, banues në Këlcyrë (bashkëshorti i 30-vjeçares)”, bëri me dije policia vendore ditën e sotme (5 shkurt).
Masat ndaj tyre janë dhënë nga Gjykata Gjirokastër, ku tre janë arrest me burg, që janë familjarët e të dëmtuarës dhe një arrest shtëpiak për një person të katërt që bashkëpunoi.
Shkak i sherrit ishte bërë kërkesa e 30-vjeçares për t’u divorcuar me 43-vjeçarin. Mes të hetuarve është edhe një 51-vjeçar, që u la në arrest shtëpie.
Njoftimi i Policisë:
“Seksioni për Hetimin e Krimeve i Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Gjirokastër, Stacionin e Policisë Këlcyrë dhe Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, ekzekutoi masat e sigurisë të caktuara nga Gjykata e Gjirokastrës, për 4 shtetas që ishin në hetim.
U ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit:
– A. A., 34 vjeç (vëllai i 30-vjeçares) dhe S. A., 54 vjeç (xhaxhai i 30-vjeçares), të dy banues në Tiranë. Këta shtetas u lokalizuan dhe u kapën në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë;
-L. L., 43 vjeç, banues në Këlcyrë (bashkëshorti i 30-vjeçares).
Gjithashtu, u ekzekutua masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasin E. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 10.01.2026, për shkak të një konflikti në familje, i kanë hequr lirinë 30-vjeçares, duke e mbajtur me forcë, në automjet, dhe më pas e kanë dhunuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
5 Shkurt14:11
Henrik Hoxhaj rrëfen në GJKKO konfliktin me Ismet Boriçin: Unë doja të mbaroja punë me të, ta vrisja
Në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”, Henrik Hoxhaj ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrups...
AKTUALITET
5 Shkurt14:03
Dokumente të reja nga dosja “Epstein”/ “Gati të bëjë çdo punë!”, emaili i vitit 2017 flet për “kandidate” dhe përmend një shqiptare
Një dokument i përfshirë në dosjen hetimore të Jeffrey Epstein, e cila është bërë publike nga autoritetet gjyq&eu...
AKTUALITET
5 Shkurt13:38
EMRAT/ Sarandë, i riu nga Lezha bën për spital 48-vjeçarin!
Një grindje për motive të dobëta ka ndodhur pasditen e së mërkurës, në Sarandë.
45-vjeçari Gëzim Pre...
AKTUALITET
5 Shkurt13:28
Etiketa e një vere zbulon mashtrimin?/ 1 herë Rama del krah 'Alehandro Group', gjithë shteti dehet nuk shikon, nuk kontrollon
Një etiketë vere e denoncuar mesa duket fsheh shumë institucione duke nisur nga AKU, drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe K...
AKTUALITET
5 Shkurt13:28
SKANDAL/ Ish-truproja e Ramës me veshje civile, dhunoi dhe arrestoi protestuesit në Rrjoll të Velipojës
Gjatë protestës së djeshme të banorëve të fshatit Rrjoll të Velipojës, kundër ndërtimit të resortit &ld...
AKTUALITET
5 Shkurt13:03
Në SPAK kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi
Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme Kun...
AKTUALITET
5 Shkurt12:50
Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi paraqitet në SPAK
Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.
Ende nuk dih...
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
5 Shkurt12:24
U aksidentua për vdekje në Itali, familjarët e Saimir Gjokës: Kërkojmë drejtësi!
"Ne thjesht kërkojmë të vërtetën, ne kërkojmë drejtësi. Vëllai im vdiq në një aksident të tmerrsh&...
AKTUALITET
5 Shkurt11:58
Banorët e tre fshatrave protestë para Bashkisë së Beratit: Na thanë protestoni sa të doni, rruga nuk do të bëhet!
Banorët e tre fshatrave në qarkun e Beratit kanë protestuar ditën e sotme (5 shkurt) para Bashkisë.
Shkak është bër&e...