AKTUALITET

Katër vite nga atentati më mafioz në Shqipëri: Misteri i Ervis dhe Brilant Martinaj ende pa përgjigje

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Gusht 2026, 18:40
Katër vite nga atentati më mafioz në Shqipëri: Misteri i

Mesditën e 27 korrikut, katër vite më parë, do të shënohej një nga atentatet më të rënda mafioze në vend. Tek mbikalimi i Shkozetit, makinës me të cilën udhëtonte Brilant Martinaj i zihet pritë. Ai ndodhej në automjet me dy miqtë e tij, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.

Mbi trupat e tyre derdhen breshëri kallashnikovi. Të tre humbin jetën në vend, ndërsa automjeti, pas sulmit me armë, shpërthen në flakë. Rruga nacionale që lidh Tiranën me veriun e vendit u bllokua për orë të tëra.

Atentati ishte vazhdë e një serie ngjarjesh të rënda kriminale që kishin tronditur vendin, ku në disa prej tyre shënjestër ishin njerëzit e Ervis Martinaj, i njohur si “mbreti i kumarit”. Martinaj kishte krijuar armiqësi të shumta me grupe rivale kriminale për kontrollin e lojërave të fatit dhe njerëzit e tij të besuar po vriteshin njëri pas tjetrit.

Por vrasja e kushëririt të tij, Brilant Martinaj, ishte goditja më e rëndë që do t’i jepej.

Në atë kohë, babai i katër fëmijëve ishte në kërkim me urdhër të SPAK-ut dhe thuhej se fshihej mes Tiranës dhe Durrësit.

Familja Martinaj ende nuk e kishte marrë veten nga tragjedia e vrasjes së Brilantit dhe dy miqve të tij, kur iu drejtua policisë me kallëzim penal për rrëmbimin dhe zhdukjen e Ervis Martinajt.

Familjarët kanë këmbëngulur gjithmonë se Ervis Martinaj është rrëmbyer dhe vrarë. Hetimet zbuluan se në ditët e fundit ai ishte ndihmuar nga Jeton Lami, oficeri i Forcës së Posaçme Operacionale.

Pamjet filmike të publikuara e shfaqnin Lamin duke e shoqëruar Martinajn në çdo lëvizje. Pamjet e fundit të njohura janë regjistruar në hyrje të një hoteli në Durrës, ku Ervis Martinaj shfaqej krah të dashurës së tij dhe Jeton Lamit. Më pas, nuk pati më asnjë gjurmë, edhe pse familja pretendon se ka siguruar pamje që lidhen me momentin e rrëmbimit.

Zhdukja e Martinajt shkaktoi tronditje të madhe në opinionin publik dhe solli reagime të forta politike.

Kryeministri Edi Rama i la Policisë së Shtetit 100 ditë afat për të hedhur dritë mbi fatin e të ashtuquajturit “mbret i kumarit”.

Gjatë hetimeve u shoqëruan persona të botës së krimit që ishin në konflikt me Martinajn, u morën në pyetje dhjetëra persona dhe u sekuestruan pamje nga kamerat e sigurisë.

Zhdukja e Ervis Martinajt u kthye për javë të tëra në kryefjalën e mediave. Në ditët që pasuan u arrestua Jeton Lami, oficeri që konsiderohej njeriu më i besuar i Martinajt. Hetimet zbuluan më vonë se ai nuk ishte vetëm personi i fundit që shoqëroi Ervis Martinajn, por edhe i fundit që kishte takuar Brilant Martinajn para se ai të ekzekutohej në Fushë-Krujë.

Jeton Lami u arrestua, u dënua dhe më pas u lirua, por nuk tregoi kurrë të vërtetën për dy ngjarjet: atentatin ndaj Brilant Martinajt dhe zhdukjen e Ervis Martinajt. Për shumëkënd ai mbetet “kutia e Pandorës”, personi që mund të hedhë dritë mbi të dyja ngjarjet, por që ka zgjedhur të heshtë.

Ndërkohë, prokuroria nuk ka mundur ende të zbardhë misterin e zhdukjes së Ervis Martinajt dhe as të identifikojë autorët e atentatit ku u vra Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij.

Katër vite më pas, familja Martinaj vazhdon të akuzojë politikën për zhdukjen e djalit të tyre dhe të kërkojë drejtësi.

Por a do të vijë ndonjëherë ajo? A do të mësohet ndonjë ditë fati i Ervis Martinajt?/VNA

 

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

SOCIALE 6 Gusht17:27

Tre vite pa fondet IPARD në bujqësi

Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...