Forcat Operacionale kanë kryer ditën e sotme një aksion në paraburgimin e Vlorës. Ata kanë kryer verifikime të imtësishme brenda ambienteve të paraburgimit. Përmes një njoftimi, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve deklaroi se kontrolli u ushtrua nga Forcat Operacionale dhe Speciale, në bashkëpunim me forcat e Grupeve te Sigurisë nga IEVP Durrës, Elbasan, Fier dhe Berat.
Kontrolli është kryer në 58 dhoma dhe ambientet e përbashkëta. Në njoftim thuhet se janë sekuestruar 3 televizorë dhe 1 aparat digjital i pa vulosur, si dhe sende të ndaluara të prodhuara në mënyrë artizanale.
“Në vijim të kontrolleve të befasishme për rritjen e sigurisë në institucionet penitenciare, sot, datë 25.04.2026, u zhvillua një aksion kontrolli në IEVP Vlorë. Në zbatim të Urdhrit Nr. 626, datë 07.04.2026 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi kontrolli u ushtrua nga Forcat Operacionale dhe Speciale, në bashkëpunim me forcat e Grupeve te Sigurisë nga IEVP Durrës, Elbasan, Fier dhe Berat.
Gjatë kontrollit u verifikuan regjimi i brendshëm dhe ai i jashtëm, përfshirë 58 dhoma dhe ambientet e përbashkëta. Nga kontrolli i ushtruar, për rikontroll u sekuestruan 3 televizorë dhe 1 aparat digjital të pa vulosur, si dhe u konstatuan dhe sekuestruan sende të ndaluara të prodhuara në mënyrë artizanale. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të vijojë kontrollet e befasishme në të gjitha institucionet penitenciare, me qëllim garantimin e rendit, sigurisë dhe respektimit të ligjshmërisë”, thuhet në njoftim.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
25 Prill15:30
Bllokohet për shkak të borxheve ndërtesa e madhe e misterioze “Amadeus Palace”, në Qafën e Kasharit
Prej shumë vitesh, një ndërtesë madhështore në Qafën e Kasharit, në Tiranë, ka tërhequr vëmendjen e shu...
AKTUALITET
25 Prill15:14
Autoshkollat drejt falimentimit, në 15 vite çmimet për marrjen e një patente nuk kanë ndryshuar
Rritja e çmimit të naftës ka vënë në vështirësi të mëdha autoshkollat. Sikur të mos mjaftonin taksat e ...
AKTUALITET
25 Prill14:25
Denoncimi tronditës: Pas zhytjes 74 cm në “Durrës Marina”, po maskohen krisjet në strukturë
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Piranjat” u publikuan dëshmi nga brenda kantierit të projektit “Durrës Marina”...
AKTUALITET
25 Prill14:13
Britanikët që ndihmuan në vrasjen e biznesmenit Nikulaj i shpëtojnë ekstradimit
Katër shtetas britanikë dhe një britaniko-shqiptar i akuzuar për organizimin e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj kanë shmangur...
AKTUALITET
25 Prill14:07
Fotolajm/ Në Golem më shumë fotografë sesa punonjës për pastrimin e plazhit
Nuk është inteligjencë artificiale, as skenë nga xhirimet e ndonjë filmi, por një aksion i rëndomtë për pastrimin e...
AKTUALITET
25 Prill13:52
Resort turistik me firmën e Ballukut/ Banorët e Rrjollit sërish protestë, përplasen me policinë
Prej disa muajsh banorët e Baks-Rrjollit në Velipojnë vijojnë protestat e tyre kundër ndërtimit të një resorti turistik,...
AKTUALITET
25 Prill13:22
“Ke marrë gjobë!”/ Zbulohet skema e mashtrimit online, autorët dërgonin mesazhe dhe e-maile në emër të policisë! Si funksiononte
Policia e Shtetit ka paralajmëruar qytetarët për një skemë të re mashtrimi online, ku persona të paidentifikuar kanë kri...
AKTUALITET
25 Prill13:16
Rritet çmimi i naftës dhe benzinës, Bordi publikon vlerat e reja për karburantet
Bazuar në vendimin e Bordit të Transparencës, një litër naftë do të shitet me 206 lekë për litër, nga 202 q&eu...
AKTUALITET
25 Prill12:59
Përplasja me armë që tronditi Memaliajn/ Gjykata "çon në shtëpi" kushëririn e autorit dhe shokun, në kërkim dy vëllezërit që hapën zjarr
Dali Nela dhe Aldo Kalemi, respektivisht kushëriri dhe shoku i autorëve të dyshuar të vrasjes së Endri Goxhaj në Memaliaj, jan&eum...
AKTUALITET
25 Prill12:29
“Autori e çoi në spital pastaj u arratis”/ Kishte plagë në këmbë, zbardhet dinamika e plagosjes në Kurbin
Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur paraditen e djeshme, në fshatin Gurëz, Kurbin, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 35-vje&cc...